Një Mercedez Benz “E-Class” është përfshirë nga flakët në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në kryeqytet. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat zjarrfikëse të cilët kanë neutralizuar flakët. Dyshohet se shkak i zjarrit ka qenë një defekt teknik. Njoftimi i policisë: Tiranë/Informacion paraprak Me datë 18.04.2023, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, në afërsi të dy kullave, ka marrë flakë dhe është djegur pjesërisht mjeti në pronësi të shtetasit E. B. Si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale. Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për…
Author: tirana
Nga Enkelejd Alibeaj Prej dy ditësh, altoparlantët politikë të non-gratës për korrupsion masiv dhe minues i demokracisë, Sali Berishës, dhe mediat e financuara prej tij dhe familjes së tij, kanë filluar një sulm ndaj meje, vetëm e vetëm se unë kam ngritur thjesht një pyetje, që në fakt është një pyetje që e bëjnë të gjithë shqiptarët: Ku i gjen paratë Sali Berisha, i cili ka një vit e gjysëm që prenoton stadiume, prenoton salla në të gjithë Shqipërinë, paguan autobuza dhe njerëz për ti mbushur këto salla, paguan media që të jetë 24 orë live edhe pse ligjërisht nuk…
Presidenti Bajram Begaj, priti sot ministrin e Punëve të Jashtme dhe të Çështjeve Evropiane të Republikës së Kroacisë, Gordan Grlic Radman, i cili ndodhet në Tiranë për një vizitë zyrtare. Duke iu referuar marrëdhënieve shumë të mira e tradicionalisht miqësore dhe të partneritetit strategjik midis dy vendeve, Begaj përshëndeti hyrjen e Kroacisë në hapësirën Schengen dhe në Eurozonë. Kroacia mbetet një shembull shumë i mirë për Shqipërinë dhe të gjitha vendet e rajonit. Në mënyrë të veçantë Presidenti Begaj u ndal tek bashkëpunimi në kuadër të procesit të integrimit evropian të Shqipërisë dhe shprehu mirënjohjen për mbështetjen që Kroacia i…
Në Konferencën Kombëtare të Sportit me temën “Arritjet dhe sfidat e sportit në Shqipëri” mbajti fjalimin e tij edhe Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka. Duke bërë një krahasim me sportin në vendin tonë disa vite më parë dhe progresin që ka pësuar, Duka gjithashtu konfirmoi se është koha për një paketë ligjore për të krijuar tregun e sportit. FJALA E PLOTË E PRESIDENTIT ARMAND DUKA Më lejoni fillimisht të falënderoj organizatorët e kësaj konference, Ministrinë e Arsimit dhe Sportit e veçanërisht Ministren Evis Kushi. Kjo konferencë është padiskutim shumë e rëndësishme për sportin dhe njerëzit e tij,…
Spitali Qendror në QSUT është vendosur në funksion të pacientëve me shtatë shërbimet e para, të cilat tashmë janë funksionale, teksa vijon plani i transferimit të plotë të shërbimeve, që do të përmbyllen me vënien në funksion të urgjencës së re. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka vizituar nga afër pacientët e pare dhe stafet mjekësore të shërbimeve të transferuara në spitalin e ri. “Jemi të kënaqur që plani i transferimit është duke shkuar ashtu sikurse ne e kemi planifikuar, duke garantuar që shërbimet të transferohen nga pikëpamja e organizimit ndërspitalor, por edhe organizmit mes shërbimeve të…
Çifti më i përfolur i publikut, Luizi dhe Kiara kanë lënë pas për një moment lojën dhe kanë diskutuar për të ardhmen. Këngëtari e pyet me shaka Kiarën se ku e do propozimin për martesë dhe sesi e ëndërronte. Luizi: Vërtetë, si e do propozimin, të të ulem në gjunjë me unazë? Kiara: Jo mo, nuk ka gjë. Varet nga vendi ku jemi. Luizi: Në Shqipëri. Kiara: Në Shqipëri? Ku mo? Luizi: Në “Myslym Shyr” në trotuar, në dhumë të gjumit, në sallon, ballkon. Kiara: Nuk na zë në ballkon. Është pak i ngushtë. Jo aty jo. E di ti…
Parlamenti Evropian miratoi sot vendimin për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës me çka edhe procedurat për këtë çështje i afrohen fundit. Miratimi u bë pa votim, pasi nuk kishte asnjë kundërshtim. “Nuk kam marrë asnjë propozim për të refuzuar qëndrimin e Këshillit [të ministrave të BE-së] dhe asnjë amendament. Prandaj, qëndrimi i Këshillit është miratuar dhe akti i propozuar është miratuar”, tha kryetarja e PE-së, Roberta Metsola. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani reagoi sot pas miratimit të liberalizimit të vizave për Kosovën nga Parlamenti Evropian. “Ky vendim është meritë e popullit të Kosovës, vendosmërisë së pashembullt të treguar…
Sali Berisha është takuar në selinë blu me kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Kreu i PL-së nuk foli për gazetarët pas takimit, por tha se do të flasë me ta në konferencën që do të zhvillojë në selinë e forcës që ai drejton. Berisha dhe Meta janë takuar herë pas here në selinë blu, ku janë shprehur se diskutojnë për koordinimin e forcave politike në zgjedhjet e 14 Majit. PD-ja dhe PL-ja janë bashkë në koalicionin “Bashkë Fitojmë”.
Dan Hutra, vrasësi i tre grave dhe tre plagosjes së 3 të tjerave, thotë se është i gatshëm të bëjë një test psikologjik për shëndetin e tij mendor. Dan Hutra thotë se nëse do të ishte “psikopat”, atëherë do të vriste në rrugë njerëz të pafajshëm. Dan Hutra: Si u mor për bazë dëshmia e Alketës pa një dëshmitar, pa dhunën fizike, pa kurrgjë. Ku janë fotot nëse ka patur dhunë fizike. Pse nuk u mor në pyetje me një psikolog? Po ajo është me të meta mendore Alketa. Spartak Koka: E nxorre me të meta mendore pasi u fejove…
Parlamenti Europian miratoi të martën vendimin për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës. Miratimi u bë pa votim, pasi nuk kishte asnjë kundërshtim. “Nuk kam marrë asnjë propozim për të refuzuar qëndrimin e Këshillit [të ministrave të BE-së] dhe asnjë amendament. Prandaj, qëndrimi i Këshillit është miratuar dhe akti i propozuar është miratuar”, tha kryetarja e PE-së, Roberta Metsola. Një ditë më vonë, më 19 prill, do të nënshkruhet akti ligjor për liberalizimin e vizave, ndërsa hapi i vetëm që duhet të bëhet pas kësaj, është botimi i vendimit në Gazetën Zyrtare të BE-së dhe hyrja në fuqi e…
Gleard Gusholli, 31-vjeçari i cili akuzohet se mbajti peng e dhunoi barbarisht të dashurën e tij 28-vjeçare, do të shkojë në masën e sigurisë “arrest me burg”. Këtë vendim dha sot Gjykata e Tiranës. Ngjarja e rëndë ndodhi në një apartament në rrugën Frosina Plaku në Tiranë. 4personat e tjerë që u arrestuan së bashku me Gushollin, morën masën e sigurisë “detyrim paraqitje:. Këta të fundit akuzohen se ndihmuan autorin të largohej nga vendi i ngjarjes dhe për moskallëzim krimi. 31-vjeçari ka thënë vetëm se gjithçka e ka kryer për shkak të xhelozisë. Motra e autorit thotë se i ka…
Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, i quan të rreme lajmet nga dokumentet e publikuara nga “Top Channel” në të cilat pretendohet për financime nga oligarkë rusë. Po ashtu ajo tha se e ka paditur televizionin në fjalë dhe kërkon 400 mijë euro dëmshpërblim. Sipas tij janë publikuar dokumente të falsifikuara me qëllim mashtrimin e opinionit publik. “Do të denoncoj Top Channel pas ka publikuar dokumente të falsifikuar, edhe duke bërë shantazh dhe duke mashtruar opinion publik. Kam kërkuar edhe një dëmshpërblim financiar dhe këtë shumë do të shkojnë për të rinjtë dhe të reja. Kam kërkuar 400 mijë…