Sali Berisha është takuar në selinë blu me kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Kreu i PL-së nuk foli për gazetarët pas takimit, por tha se do të flasë me ta në konferencën që do të zhvillojë në selinë e forcës që ai drejton. Berisha dhe Meta janë takuar herë pas here në selinë blu, ku janë shprehur se diskutojnë për koordinimin e forcave politike në zgjedhjet e 14 Majit. PD-ja dhe PL-ja janë bashkë në koalicionin “Bashkë Fitojmë”.
Postime te ngjashme
Add A Comment
