Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Presidenti Begaj pret ministrin e Jashtëm kroat: Ekspertiza kroate e vyer drejt BE

13:51 / April 18, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
337425972 619945176725887 3673930167952869641 n
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Presidenti Bajram Begaj, priti sot ministrin e Punëve të Jashtme dhe të Çështjeve Evropiane të Republikës së Kroacisë, Gordan Grlic Radman, i cili ndodhet në Tiranë për një vizitë zyrtare. Duke iu referuar marrëdhënieve shumë të mira e tradicionalisht miqësore dhe të partneritetit strategjik midis dy vendeve, Begaj përshëndeti hyrjen e Kroacisë në hapësirën Schengen dhe në Eurozonë.

Kroacia mbetet një shembull shumë i mirë për Shqipërinë dhe të gjitha vendet e rajonit. Në mënyrë të veçantë Presidenti Begaj u ndal tek bashkëpunimi në kuadër të procesit të integrimit evropian të Shqipërisë dhe shprehu mirënjohjen për mbështetjen që Kroacia i ka dhënë gjithmonë Shqipërisë në këtë drejtim. Presidenti vlerësoi se ekspertiza dhe njohuritë kroate në këtë drejtim janë shumë të vyera për ekipin negociator shqiptar, veçanërisht në këtë fazë të negociatave të aderimit në BE.

Kreu i Shtetit vlerësoi edhe bashkëpunimin shumë të ngushtë në kuadër të bashkëpunimit rajonal, duke nënvizuar se roli i Kroacisë për sigurinë, stabilitetin dhe zhvillimin e rajonit është shumë i rëndësishëm. Në këtë kuadër, Presidenti Begaj, vlerësoi bashkëpunimin e ngushtë si aleatë në NATO, si dhe mbështetjen që Kroacia i ka dhënë Kosovës për anëtarësimin në organizatat rajonale dhe ndërkombëtare, por edhe për liberalizimin e vizave dhe dialogun me Serbinë.

Të dy bashkëbiseduesit u ndalën edhe tek efektet negative të prodhuara për rajonin e Ballkanit Perëndimor nga agresioni ushtarak rus në Ukrainë, si dhe nevojën e një koordinimi e bashkëpunimi më të ngushtë në këtë drejtim për të minimizuar ndërhyrjen e aktorëve të tretë keqdashës. Nga të dy bashkëbiseduesit u vlerësuan mbështetjet reciproke të kandidaturave për në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

bajram begaj Gordan Grlic Radman
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Protestuesi pranon financimin e udhëtimit: Biletën ma kanë paguar

17:21 / October 18, 2026

“Ik, ik, ik”- Përplasje mes 2 grupeve në tubimin e dhunshëm në Tiranë, protestuesit përzënë disa përfaqësues të PD-së nga sheshi

20:59 / October 16, 2026

Dhuna e protestuesve “përçan” demokratët në Shkodër

19:19 / October 15, 2026

Protestat, reagon PS: Dhuna s’është zgjidhje, Shqipëria e ka paguar shtrenjtë faturën e kaosit në të kaluarën

19:50 / October 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.