Kryeminstri Edi Rama ka falënderuar nga zemra këdo që ka qenë i interesuar për shëndetin e tij. Ndër të tjera ai falënderoi edhe ekipin e përkushtuar mjekësor. “Një falenderim nga zemra kujtdo prej jush që këto ditë është interesuar për shëndetin tim. Falë ekipit të përkushtuar mjekësor dhe pas ndërhyrjes së suksesshme, sot e lashë spitalin për të vazhduar protokollin e rikuperimit në shtëpi dhe pa mundur të gjej dot fjalët e mjaftueshme për t’i falenderuar mjekët e infermierët për përkujdesjen e tyre. Besoj se do të kthehem shpejt mes jush dhe edhe njëherë shumë faleminderit për mbështetjen tuaj. Ju…
Author: tirana
Dalin pamjet e sherrit mes të rinjve në Tiranë, ku ndërroi jetë 20-vjeçari Stivën Toshkëzi. Toshkëzi u qëllua me thikë pas mesnatës në Rrugën ‘4 Dëshmorët’ në kryeqytet, pranë gjimnazit “Partizani”, nga shtetasit Ensi Maze dhe Axel Hoxhaj. Siç shihet dhe nga pamjet e siguruara nga Euronews Albania, viktima pasi është goditur me thikë ka vrapuar në drejtim të banesës. Ai është ndjekur deri në një pikë të rrugës nga një prej autorëve, i cili më pas është kthyer dhe është larguar në drejtimin tjetër. 20-vjeçari është transportuar me urgjencë në spital por nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të…
Këtë të martë, kreu i KQZ-së Ilirjan Celibashi ka parë nga afër procesin e votimit elektronik në bashkinë e Elbasanit, ku thotë se është 100% i sigurtë dhe garanton fshehtësinë e votës. Po ashtu Celibashi u shpreh se sistemi e ndalon votimin familjar dhe nëse do jetë e nevojshme, veç përfaqësuesit teknik mund të ofrohen për ndihmë por pa identifikuar zgjedhjen e votuesit. “Nga pikëpamja e sigurisë dhe fshehtësisë së votës, pajisja ka siguri 100%. Nuk ka asnjë lloj mënyre për të identifikuar votën e votuesve. Garantohet fshehtësia ndaj do t’i ftoja votuesit e këtyre 3 bashkive që pa hezitim…
PD-ja zyrtare ka dorëzuar në KAS ankimimin për fletët e votimit të miratuara nga KQZ për zgjedhjet e 14 Majit. PD e drejtuar nga kryetari i komanduar Enkelejd Alibeaj, ka kërkuar që në fletën e votimit të shkruhet Ilir Meta dhe jo inicialet e koalicionit “Bashkë Fitojmë”. I takon Komisionit të Ankimimit dhe Sanksioneve të shqyrtojë kërkesën. Nëse do të kemi një vendim që do pranojë ankimimin e Alibeajt me shumë gjasë vendimi do apelohet në Kolegjin Zgjedhor nga koalicioni “Bashkë Fitojmë”. Nëse KAS do të rrëzojë ankimin e PD-së së Alibeajt, pritet që PD e Alibeajt ta ankimojë në…
Kandidati i PS-së për bashkinë e Hasit, Halit Mulaj ka folur lidhur me bllokimin e furgonit me pako me ushqime që u denoncua nga rivali i tij politik, Miftar Dautaj si veprim në përpjekje për të manipuluar votat e qytetarëve. Po ashtu Mulaj tha se pakot e rezervave të shtetit të cilat shfaqen edhe në pamjet e publikuara, shpërndahen me vendim të këshillit bashkiak çdo vit për familjet në nevojë në Natën e Kadrit. Sa i takon prezencës së djalit të tij, Mulaj tha se ai ishte gjendur rastësisht dhe personi përgjegjës i kishte kërkuar ndihmë për t’i transportuar pakot…
Gjykata e Lartë ka vendosur këtë të martë për ekstradimin e Faruk Ozer drejt Turqisë. Faruk Fatih Ozer ishte themeluesi dhe CEO i kompanisë “Thodex”. Ai akuzohet në Turqi për krijimin e një skeme mashtrimi nëpërmjet shitjes së monedhave virtuale. Rreth 400 mijë persona sipas mediave turke investuan në platformën e tij. Faruk Ozer dyshohet se kur u arratis nga vendi i tij, kishte me vete një server ku mbahen 108 milionë dollarë në formë kriptomonedhash. Ai është arratisur prej muajit prill të vitit 2021 nga shteti turk.
Një vrasje e frikshme është shënuar në Turqi. Një 72-vjeçar ka vrarë me pushkë djalin e tij 36-vjeçar, pas një zënke mes tyre, për shkak se i riu nuk pranonte të dilte të punonte. Ngjarja e rëndë ndodhi në lagjen “Bayrakli” të Izmirit, ku 72-vjeçari A.K, duke u grindur me djalin e tij për shkak se nuk ngrihej në punë, qëlloi dhe e vrau atë me pushkë. 36-vjeçari i identifikuar si Hasan Hüseyin Kaya, është përcjellë në morgun e qytetit për kryerjen e ekspertizës, ndërsa autori është arrestuar nga policia dhe akuzohet për “vrasje me paramendim”. I moshuari ka shkuar…
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i pranishëm në konferencën “Arritjet dhe Sfidat e Sportit në Shqipëri”, e cila bashkon në një hapësirë diskutimi aktorët kryesorë të zhvillimit të sportit, partnerë lokalë e ndërkombëtarë, ekspertë dhe sportistë elitarë e të rinj, përmendi dy nga projektet më madhore që do të realizohen për sportin në kryeqytet. Ai tha se Pallati i Sportit “Asllan Rusi” dhe stadium “Selman Stërmasi” do të rindërtohen më të mëdhenj, më të fortë dhe më të bukur, si dy investime gjigante për qytetin. “Shumë shpejt do të shihemi për Triathlonën në Farkë. Në tetor do të…
Gleard Gusholli, 31-vjeçari do të përballet me drejtësinë, pasi dhunoi barbarisht dhe izoloi për një javë në banesë 28-vjeçaren me iniciale R.B. Avokatët e 31-vjeçarit kanë kërkuar masë më të lehtë sigurie ndaj të autorit pasi sipas tyre, Gleard Gusholli në një periudhë prej 6 muajsh, konsumonte rregullisht antidepresantë gjë që sipas tyre ka bërë që mos të ketë qenë i kthjellët në veprimet që ka kryer ndaj të dashurës së tij. Një tjetër pretendim që kanë ngritur avokatët ka qenë dhuna e dyanshme, pra mbrojtja e Glerad Gushollit pretendon se edhe vajza e ka dhunuar 31-vjeçarin pasi të dy…
Ministrja e Europës dhe e Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka priti këtë të martë në një takim, homologun nga Kroacia, e cila bën me dije se diskutuan që të realizohet për herë të parë takimi i përbashkët i dy qeverive. Po ashtu Xhaçka ka bërë me dije se Kroacia të ndihmojë Shqipërinë me ekspertizë konkrete për integrimin në BE. “Kam kënaqësinë ta uroj për arritjet e Kroacisë siç ishte hyrja në Eurozone dhe Shengen. Ajo çfarë ka arritur Kroacia jo thjesht na gëzon si fqinj të mirë, por na tregon se puna për kryerjen e reformave shpërblehet. Diskutuam për procesin…
Deamishel, Kristi dhe Jori biseduan në orët e para të mëngjesit për emrin e parë të finalistit, i cili do shpallet mbrëmjen e sotme gjatë spektaklit. Sipas Deas, Luizi mund të shpallet finalisti i parë. Kristi mendon se finalisti i parë është dikush mes tre banorëve më të vjetër në shtëpi, që janë ai, Dea dhe Luizi. Ai tha se nuk ka një mendim të qartë se kush mund të jetë, por mendon se mund të shpallet edhe Dea. Nga ana tjetër, Jori foli për ish banorët që u futën sërish në shtëpi, ku njëri prej tyre mund të ketë…
Policia po heton në dy pista në lidhje me tritolin e vendosur në derë të banesës së Muhamet Dukës, babai i Leonard Dukës, i njohur si kreu i klanit Duka. Policia po heton nëse tritoli mund të jetë një mesazh nga grupet kriminale rivale për shkak të konflikteve të vjetra të dy djemve të 60-vjeçarit. Ata kanë pasur disa herë përplasje me grupin e Ervis Martinajt. Saga e përplasjeve ka nisur pikërisht me rrëmbimin dhe dhunimin e Muhamet Dukës nga ana e Ervis Martinajt disa vite më parë. Më pas vëllezërit Duka dyshohet se u hakmorën duke vrarë mikun e…