Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Celibashi: Votimi elektronik në Elbasan, nuk preket nga sulmet kibernetike. 100% i sigurtë

12:24 / April 18, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1681812824 Screenshot3
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Këtë të martë, kreu i KQZ-së Ilirjan Celibashi ka parë nga afër procesin e votimit elektronik në bashkinë e Elbasanit, ku thotë se është 100% i sigurtë dhe garanton fshehtësinë e votës. Po ashtu Celibashi u shpreh se sistemi e ndalon votimin familjar dhe nëse do jetë e nevojshme, veç përfaqësuesit teknik mund të ofrohen për ndihmë por pa identifikuar zgjedhjen e votuesit.

“Nga pikëpamja e sigurisë dhe fshehtësisë së votës, pajisja ka siguri 100%. Nuk ka asnjë lloj mënyre për të identifikuar votën e votuesve. Garantohet fshehtësia ndaj do t’i ftoja votuesit e këtyre 3 bashkive që pa hezitim të votojnë për kandidatët, pa qenë në dyshim që vota e tyre do të jetë publike. Pajisja dhe sistemi i ofron të gjitha, as sistemi i zgjedhjeve, as kompania s’ka mundësi për të verifikuar mbi votën e qytetarëve.

Nëse ka një gjë që sistemi e ndalon është votimi familjar se mund të paraqitet vetëm 1 votues që nëse do të duhet, me këshillimin e një përfaqësuesi teknik do të ndihmohet në procesin e votimit por pa u identifikuar zgjedhja.

Kemi sjellë në Elbasan në tre pika, në bashkinë e Kamzës në 2 ambiente dhe në bashkinë e Vorës në 1 ambient për t’u familjarizuar. Këto do të qëndrojnë deri para zgjedhjeve ndaj i nxis partitë politike dhe mediat që të nxisin qytetarët të testojnë pajisjen”, tha Celibashi.

KQZ
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Stuhia “mbërthen” Maqedoninë e Veriut, raportohen dëme të shumta

08:36 / July 22, 2026

Stuhia prek Sarandën gjatë natës, tre persona të plagosur nga thyerja e xhamave, pema e rrëzuar dëmton automjetet

08:32 / July 22, 2026

Pas Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, stuhia e fuqishme “mbërthen” Shqipërinë, era e fortë zbraz plazhet në Vlorë

22:45 / July 21, 2026

ASHK: Do të formalizohen 697 kulla të vjetra, poseduesit do të pajisen me certifikatë pronësie

22:22 / July 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.