Author: tirana

Sonte në mbrëmje do të jepen dy biletat e para për gjysmëfinalen e Champions League. Milan apo Napoli vetëm një prej këtyre dy gjigandëve të futbollit italian do kaloj në turin tjetër të Ligës së Kampionëve. Lajmi i mirë për ekipin nga Milano është se do të luajë në fushë me formacionin më të mirë pasi infermieria kuqezi është boshatisur ndërkohë vendasit kanë rikuperuar yllin e skuadrës Viktor Osimhen edhe pse akoma nuk dihet nëse do ta nisë sfidën që nga minuta e parë. Napoli kërkon të shkruajë historinë në stadiumin “Diego Armando Maradona” dhe për herë të parë të…

Read More

Në garë janë 40 subjekte politike. Tre milion e gjashtëqind mijë votues, që rezultojnë të regjistruar në listat e zgjedhësve, pritet të japin votën e tyre për këto subjekte. Si në çdo proces zgjedhor, qytetarët presin që rezultati i zgjedhjeve të shprehë vullnetin e tyre dhe ai të mos tjetërsohet. A i garanton këto pritshmëri legjislacioni zgjedhor? Subjektet politike në garë – të zbatojnë ligjet zgjedhore Komisioneri Shtetëror për Zgjedhjet, kreu i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, (KQZ), Ilirian Celibashi, në bisedë me DW, rreshton një sërë mekanizmash dhe garancish ligjore që mundësojnë një rezultat në përputhje me vullnetin e zgjedhësve,…

Read More

Banesa e Mehmet Dukës, babait të Leonard dhe Elis Dukës, kundërshtarë të Ervis Martinajt, u vu në qendër të një shpërthimi, por që prej kohësh banesa ka qenë bosh dhe nuk jetonte njeri. Vetë Mehmet Duka ka pohuar se nuk ka asnjë dijeni se kush mund të jenë autorët. “Nuk kam dijeni kush mund të jenë autorët”, tha ai për grupin hetimor.

Read More

Pas ndërhyrjes urgjente që bëri në orët e para të mëngjesit të 17 prillit për heqjen e apendisitit, kryeministri Edi Rama ka dalë nga ambientet e spitalit të QSUT. Kreu i qeverisë ka lënë ambientet e QSUT herët në mëngjes (rreth orës 06:00). Mbrëmjen e 17 prillit, kryeministri Edi Rama shkoi me urgjencë në spital dhe pas kryerjes së disa testeve imazherike, u diagnostikua me appendisit akut, ndaj duhet t’i nënshtrohej me urgjencë operacionit që rezultoi i suksesshëm. Ndërhyrja zgjati rreth 1 orë dhe u krye me laparoskopi (jo me thikë dhe u krye nga ekipi i mjekëve kirurgë dhe…

Read More

Leonard Duka, babait të të cilit iu vu tritol në orët e para të mëngjesit në Tiranë, njihet si kreu i ‘Klanit Duka’, grupi kriminal që ka pasur një konflikt të vazhdueshëm me grupin e Ervis Martinajt. Emri i Dukës është shumë i njohur për drejtësinë, por edhe për publikun shqiptar. Ai është arrestuar në vitin 2019 nga një super operacion për luftën kundër trafikut të drogës. Ai ka qenë në kërkim edhe një atentat të dështuar më parë. Grupi ‘Duka’ ka qenë i skeduar si grup i strukturuar i trafikut të drogës Shqipëri-Gjermani. Por për mediat, Duka është i…

Read More

20-vjeçari Stiven Toshkezi humbi jetën në mesnatë pas një sherri me thika. Autorët e ngjarjes dyshohet të janë Enzi Maze, Axel Hoxhaj 18-vjeç të cilët janë vënë në pranga për vrasjen e 20-vjeçarit. Konflikti mes Enzi Maze, Axel Hoxhaj dhe Stiven Toshkezi, ka ndodhur për një vajze. Konkretisht njeri nga dy 18 vjetarët ngacmonin të dashurën e 20-vjeçarit. Për këtë shkak 2 javë më parë në Rrugën e Elbasanit ata ishin zënë dhe Stiven Toshkezi i kishte rrahur.

Read More

SHBA ka përgjuar bisedat telefonike të sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, me zyrtarë të tjerë të Kombeve të Bashkuara. Lajmi u tha nga “Washington Post” e cila vijon me publikimin e dokumenteve sekrete që kanë dalë në rrjet nga 20 vjeçari Alexei Teixeira. Dokumentet sjellin një përmbledhje të bisedave të Guterres i cili e përcakton veten si “të indinjuar” nga ndalimi i një vizite në Etiopi dhe i frustruar me Presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelensky. Në një nga dosjet, Guterres përshkruhet si jo i kënaqur me mundësinë për të vizituar Kievin në mars, në prag të udhëtimeve të…

Read More

Një shpërthim me tritol ka ndodhur në Tiranë, në banesën e 65-vjeçarit Muhamed Duka, babai i vëllezërve Duka. Njëri prej tyre, Leonard Duka njihet edhe si kundërshtari i Ervis Martinajt. “Më datë 18.04.2023, reth orës 03:00, te Fresku, në afërsi të Insitutit të Fizikës Bërthamore, në katin e katërt të një pallati, në derën e banesës së shtetasit M. D., 65 vjeç, dyshohet se ka shpërthyer një sasi lëndë plasëse”, njofton policia. Mësohet se ka qenë një sasi e vogël lënde plasëse. Vetë Duka ka deklaruar se nuk ka dijeni kush mund të jenë autorët. Muhamed Duka nuk jetonte në…

Read More

Një masakër ka ndodhur në mesnatë në Tiranë. Një 20-vjeçar vdiq si pasojë e përleshjeve me thika me dy 18 vjeçarë, në rrugën “4 Dëshmorët”. Pas një sherri për motive ende të paqarta dy personat kanë goditur me mjet prerës Stiven Toshkezin, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 00:35. I riu u përfshi në një konflikt për motive të dobëta dhe u plagos nga dy të rinjtë e identifikuar si Axel Hoxhaj, 18-vjeç dhe Ensi Maze, 18-vjeç. Ky i fundit është kapur dhe arrestuar ndërsa shoku i tij…

Read More

Dashi Një ditë e mirë përpara për të nisur rrugën ose për të bërë diçka që ju pëlqen vërtet. Për sa i përket punës, nuk keni probleme drejtuese dhe të gjithë kolegët ju ndjekin me vetëdije. Në dashuri mund të lindë një lidhje e re. Demi Të martën ju pret një ditë që mund t’ju japë diçka të mirë. Mund të jetë një ditë romantike dhe plot pasion. Jeni të prirur të rrethoheni me njerëz të pjekur që kënaqen duke kaluar kohë me ju. Binjakët Ju jeni vënë re nga njerëzit për përzemërsinë tuaj të madhe. Keni dëshirë të ndani…

Read More

Edy Reja nuk është më trajner i ND Gorica në Slloveni. Klubi elitar i këtij vendi vetëm dy muaj më parë emëroi në stol ish-trajnerin e kombëtares shqiptare, me 76-vjeçarin italian që shënoi dy fitore, një barazim dhe katër humbje. Me një eksperiencë të madhe, Reja nuk ia doli të nxjerrë ekipin nga fundi i errët, duke e lënë sërish në vendin e fundit dhe nëntë pikë pas vendit të tetë që të dërgon në play-off. Me objektivin mbijetesë që duket i pamundur shtatë javë nga fundi i sezonit, Reja dhe stafi i tij nuk janë më pjesë e sllovenëve.…

Read More

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka listuar disa nga arritjet e Bashkisë së Tiranës në dy mandatet e para në drejtimin e tij. Në një intervistë në Vizion Plus, Veliaj renditi çerdhet dhe kopshtet si një nga arritjet kryesore duke theksuar se sot ato janë të kërkuara 11 herë për një vend. Kryebashkiaku u ndal edhe te ndërtimi i shkollave në kryeqytet ndërsa njoftoi edhe lotet e fundit që pritet të përfundojnë. “Unë besoj se çerdhet dhe kopshtet e Tiranës janë absolutisht arritja jonë më e madhe. Çerdhet dhe kopshtet e Tiranës sot janë të kërkuara 11 herë…

Read More