Kandidati i PS-së për bashkinë e Hasit, Halit Mulaj ka folur lidhur me bllokimin e furgonit me pako me ushqime që u denoncua nga rivali i tij politik, Miftar Dautaj si veprim në përpjekje për të manipuluar votat e qytetarëve.
Po ashtu Mulaj tha se pakot e rezervave të shtetit të cilat shfaqen edhe në pamjet e publikuara, shpërndahen me vendim të këshillit bashkiak çdo vit për familjet në nevojë në Natën e Kadrit.
Sa i takon prezencës së djalit të tij, Mulaj tha se ai ishte gjendur rastësisht dhe personi përgjegjës i kishte kërkuar ndihmë për t’i transportuar pakot
“Personi përgjegjës e ka marrë djalin tim e ka çuar tek magazina. Rivali im ka shkuar me telefon duke bërë video duke e ekzagjeruar në mënyrë ekstreme ngarkimin e 15-16 pakove që do transportoheshin nga bashkia tek magazina për t;u shpërndarë ditën e sotme për familjet në nevojë”,-u shpreh Mulaj.
