Një 33-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është kapur në Barcelonë dhe është ekstraduar drejt vendit tonë. Bëhet fjalë për shtetasin me iniciale E. V. alias E. M., 33 vjeç, i lindur në Lezhë, i cili ishte shpallur në kërkim në kuadër të megaoperacionit “Mataro”, të finalizuar në dhjetor të vitit 2021. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë i ka caktuar 33-vjeçarit, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. Gjatë operacionit, në banesën e tij dhe të…
Author: tirana
Qeveria shqiptare nuk ka kërkuar vetëm të rrisë pagën mesatare të të gjithë të punësuarëve të saj për vitet 2023 -2025. E vlerësuar si punëdhënësi më i madh në vend, ekzekutivi shqiptar ka projektuar që më shumë se 135 mijë të punësuar të marrin rritjen e pagës për dy vite, deri në arritjen e një page mesatare mujore jo më të ulët se 900 euro, rreth 102 mijë lekë. Por ky synim i Këshillit të Ministrave lidhet edhe me ndryshime të kërkuara ligjore, sidomos të një ligji të vitit 2011 “Për kompetencat për caktimin e pagave dhe të shpërblimeve”. Sipas qeverisë,…
Pas dy ankandeve të suksesshëm për zhvillimin e projekteve të energjisë së rinovueshme, në bashkëpunim me Bankën Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë do të mbështesë sërish projektet fotovoltaike duke shpallur ankandin e tretë më të madhin në rajon. Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë parashikohet të shpallë procesin e parë konkurrues në qershor të këtij viti, me një kapacitet deri në 300 MW. Ndryshe nga projektet e kaluara, tashmë subjektet ofertuese duhet të sigurojnë vetë zonën ku mund të zhvillojnë projektet fotovoltaike, ndaj është cilësuar si projekt hibrid. Por çfarë do t’u sigurojë shteti? Burime…
Ndalesa për hyrje në Maqedoninë e Veriut të hoxhës Ahmed Kalaja është absurde tha Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga. Sipas tij, në institucionet e shtetit e sidomos ato të sigurisë ende ka të instaluara segmente albanofobe dhe islamofobe. Ai, premtoi se do ta zgjdhin rastin e hoxhës dhe do ta largojnë nga lista e personave me rrezik. “Është absurde që një njeri që bën thirrje në ditë me diell për paqe e mirësi edhe për dashuri të cilësohet si ekstrem ose diçka e tillë… Akoma edhe më keq si rrezik kombëtar. Nëse ai është rrezik për Maqedoninë, atëherë ne të…
Kryetari i Grupit Parlamentar dhe njëherësh Drejtuesi politik i qarkut Fier Taulant Balla ka përkujtuar sot 80-vjetorin e çlirimit të Ballshit, ku ka theksuar se ky përvjetor e gjen Europën në një luftë të shkaktuar nga diktatori rus Vladimir Putin,luftë e cila përveç bombardineve dhe krimeve të panumërta në Ukrainë ka sjellë edhe rritjen e inflacionit në të gjithë botën përfshirë edhe Shqipërinë. “Sot 80-vjetori i Çlirimit të Ballshit. Ky moment e gjen Europën në një LUFTË të shkaktuar nga një agresor i njëjtë si Hitleri, diktatori rus Vladimir Putin. Lufta ka sjellë si pasojë, përveç bombardineve dhe krimeve të…
Zv.kryeministrja Belinda Balluku dhe kandidati i Partisë Socialiste në Bashkinë Mat, Agron Malaj kanë parë nga afër investimet në infrastrukturën e zonës. Ndër to, një rrugë e re që i shërben komunitetit nga Burreli deri në fshatin Batër, po ndërtohet në këtë periudhë. “Ky është segmenti rruga e varrezave të qytetit deri në fshatin Batër”. Balluku dhe Malaj folën edhe për investimet e kryera gjatë viteve të fundit në Bashkinë Mat. “Qytetarët e Matit ashtu si e meritojnë do marrin të gjitha shërbimet e duhura. Kjo është një nga ato bashkitë me të cilat krenohemi për shkak edhe të gjithë…
Një ngjarje e rëndë është shënuar në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, ku një makinë ka përplasur me dashje një mjet tjetër. Bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 08.00, ku shtetasit Mario Xhangolli , 30 vjeç dhe Sindi Syzo, 28 vjeç kanë përplasur me dashje mjetin e Eris Çekani, 39 vjeç, banues në Pogradec. Pas përplasjes, të dy shtetasit kanë dalë nga automjeti, kanë kanosur shtetasin Çekanin, i kanë dëmtuar atij, me sende të forta, automjetin dhe janë larguar me shpejtësi, nga vendngjarja. Gjatë largimit, për shkak të shpejtësisë, automjeti tip “Hummer” është përplasur me një automjet tjetër, me…
Policia e Shtetit ka dalë me një komunikatë zyrtare në lidhje me furgonin e kapur në Has ku pretendohej se djemtë e kandidatit të PS-së për këtë bashki, Halit Mulaj po shpërndanin pako nga rezervat e shtetit në këmbim të votave. Rasti ishte denoncuar nga kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Hasit, Miftar Dauti, i cili njoftoi Policinë pas bllokimit të furgonit. Në komunikatën për mediat, Policia bën me dije se brenda furgonit me targa “AB 333 EC” janë gjetur 21 pako me mbishkrimin “Rezerva Materiale Shtetërore”, të cilat ishin ngarkuar në magazinën e bashkisë. Blutë kanë shoqëruar në komisariat dy…
Mbrëmjen e sotme shtëpia e Big Brother VIP do të hyjë në një etapë të re loje pasi pritet të shpallet finalisti i parë. Lidhur me këtë çështje, vetë këngëtari shkodran. Luiz Ejlli bëri thirrje që teleshikuesit ta votojnë si finalist të parë duke shtuar se nëse kjo gjë do të ndodhte, do t’i ndryshonte jeta. Ai tha se kështu do të gëzohen edhe ata që e votojnë që e kanë dashur prej fillimi të shkojë në finale dhe të jetë fitues. Duke biseduar me Kiarën dhe Elvisin, Luizi tha se ai mund të jetë finalisti i parë dhe nëse…
Një 17-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia greke, pasi akuzohet se ka dashur të vrasë një 18-vjeçar një ditë më parë në afërsi të Akropolit në Athinë. Në pranga është vënë shtetasi Arbër Muça. Sipas policisë greke, Muçaj se bashku me 17-vjeçarin grek Nikolas Kolias, i cili u arrestua pak pas ngjarjes, tentuan të grabisin nën kërcënimin e thikave, një grup të rinjsh që po rrinin në një stol pranë monumentit të lashtësisë helene, Akropolit. Pasi i kanë grabitur telefonat dhe sendet me vlerë të rinjve, dy autoret tentuan të largohen, por një 18-vjeçar Jorgo Akrivo, tentoi t’i ndalojë. Dy…
Tre gra u vranë dhe 3 të tjera u plagosën më 1 Mars 2023 në kryeqytet nga një person i vetëm, Dan Hutra. 40-vjeçari, që sot është prapa hekurave, brenda pak orësh vrau 3 gra të ndryshme si dhe la të plagosura 3 të tjera. Ai ka folur nga burgu 302 përmes telefonit për emisionin Uniko nga Spartak Koka në Klan Plus, duke shpjeguar përse i ka bërë krimet. Dan Hutra u mundua të justifikonte vrasjet e tij, ndërsa gazetari Spartak Koka i kujtoi se ka vrarë persona të pafajshëm, ndër të cilat edhe kunatën e ish-partneres së tij Elena…
Kreu i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka njihet për komentet e tij epike në rrjetet sociale, shpesh herë edhe në profilin e kryeministrit Edi Rama. Nuk mund të mungonte një komenti i tij dhe tek postimi i Ramës, ku njoftonte se ishte shumë mirë me shëndet pas operacionit për heqjen e apendicitit, falenderonte mjekët dhe bënte me dije se do të rikthehej shumë shpejt. “Futi 2-3 javë pushim!”, shkruan Noka duke e shoqëruar me një emoji në mendime.