Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, akuzoi mediet e lidhura me pushtetin në Beograd për frikësim të qytetarëve serb para zgjedhjeve për kryetarët e katër komunave në veriun e vendit që pritet të mbahen të dielën më 23 prill, të cilat do të bojkotohen nga Lista Serbe, subjekti kryesor politik i serbëve të Kosovës që mbështetet nga Beogradi. Megjithatë ai shfaqi shpresën se votimet do të mbahen pa pengesa. “Ne nuk kemi informacione të cilat do të na bëjnë të mendojmë që po përgatiten pengime të këtij procesi përveç frikësimit mediatik që vjen nga Beogradi”, tha kryeministri Kurti. Ai u bëri…
Author: tirana
Mes thasëve të miellit kishte fshehur hashash, arrestohet 35-vjeçari shqiptar në Itali Policia italiane ka arrestuar një 35-vjeçar me origjinë shqiptare, pasi akuzohet për trafik të lëndëve narkotike. Shqiptari punonte si bukëpjekës e kishte fshehur drogën në furrën e bukës. Gjatë kontrollit në furrën e bukës në Genova, karabinierët zbuluan sasi hashash të ndara në pako, e cila ishte fshehur në thasët me miell në magazinë.
Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Tiranës, Roland Bejko i ka bërë edhe një herë thirrje Berishës që të mos i mbajë peng demokratët, ndërsa e ka konsideruar aleancën e tij me Ilir Metën si tradhti historike. “Ne jemi këtu sot, unë jam në këtë garë pikërisht për të shpëtuar nderin dhe historinë e Partisë Demokratike që mos të rrëshqasë në duart e një autokrati lindor dhe në dorën e një grabitqari politik si socialisti Ilir Meta, të cilin Sali Berisha e ka futur në mënyrë të pabesë në gjirin e demokratëve, që ai votat e tyre ti marrë dhe…
“PD është kthyer në një parti numrash”. Kështu u shpreh analisti Frrok Çupi në Abc, duke iu referuar hapjes së fushatës së koalicionit “Bashkë Fitojmë” pak ditë më parë në stadium. Sipas tij, opozita është në garë me njëri-tjetrin dhe jo me pushtetin. “Mungon konkurrenca me pushtetin. Ata paraqesin luftë me njëri-tjetrin. Ka një garë se kush i merr kujt. Kjo është lojë me njerëzit. Marrim stadiumin që mbeti me pak njerëz. Është një filozofi e majtë dhe mjafton që për Berishën të marrë numra. PD është kthyer në parti numrash, në parti të majtë sovjetike.”, tha ai. Për analistin,…
Nuk është hera e parë që artistja me origjinë shqiptare Rita Ora flet për emigrimin në Britaninë e Madhe. Në një intervistë të fundit për median britanike, “Big Issue”, Ora ka rrëfyer eksperiencën e saj si refugjate. Pas 10 vjetësh në industrinë e muzikës, ajo mendoi se ishte e rëndësishme të përhapte histori pozitive për refugjatët dhe t’i kujtonte të gjithëve se nga vinte. “Nëse nuk do të kisha mundësi të transferohesha në Londër dhe prindërit e mi nuk do ta bënin atë ndryshim të guximshëm, nuk do të mund të ulesha këtu dhe të flisja me ju. Dhe mbi…
21 persona kanë humbur jetën si pasojë e zjarrit që përfshiu një spital në Changfeng të Pekinit. Për pasojë, janë evakuuar dhjetëra pacientë nga frika se mund të kenë të njëjtin fat. Nga pamjet e zjarrit që qarkullojnë në rrjetet sociale, disa persona dallohen teksa dalin nga dritaret dhe çarçafët i shfrytëzuan si litarë. Të tjerët u ngjitën në pajisjet e ajrit të kondicionuar që ishin të vendosur pranë dritareve të spitalit. Zjarri është lokalizuar, kurse akoma nuk dihen shkaqet që çuan të shpërthimi i zjarrit.
I pranishëm në hapjen e fushatës së PD-së sot ishte edhe Preç Zogaj, i cili gjatë fjalës së tij në podium iu ka bërë thirrje qyetetarëve që të votojnë PD-në e Alibeajt dhe kandidatëve të tij. Mes të tjerash, Zogaj ka deklaruar se kjo është partia e busullës dhe jo e vulës, për të cilën ka thënë se vetëm sa vjen e rritet në numra. “PD ka përjetuar përplasje, bashkime e ndarje përsëri. Për herë të parë, që nga Shtatori i vitit 2021, PD fillon dhe vazhdon të përballet me një çështje të pangjashme të mëparshme që është përtej diversitetit…
Kosova dhe Shqipëria bashkohen në Rotary. Bordi i Rotary International në takimin e rregullt të muajit Prill, të mbajtur në Evanston, SHBA, mori vendimin final për bashkimin e Rotarianëve nga Kosova dhe Shqipëria në Distriktin Rotary, D-2485. Kjo është një ditë historike dhe kurorëzim i punës 30 vjeçare të Rotarianëve nga Shqipëria dhe punës 20 vjeçare të Rotarianëve Kosovar. “Urime për të gjithë Rotarianët, njëherit ftesë për të gjithë liderët në biznes dhe profesion në të gjitha qytetet në Shqipëri dhe Kosovë, që të lajmërohen në Klubin Rotary në qytetin e tyre dhe të bashkohen me organizatën më të madhe…
Qytetarët shqiptarë kanë paguar më shumë tatim mbi trashëgiminë apo dhurimin e pronave gjatë vitit që lamë pas. Referuar të dhënave nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, duket se në vitin 2022 ka pasur më shumë prona të dhuruara nga një familjar tek tjetri apo të trashëguara, pasi vlera tatimore e paguar ka regjistruar rritje me 225 %. Konkretisht vitin e kaluar janë paguar në total 354 mijë euro në formën e tatimit, nga 109 mijë euro të paguara në vitin 2021. Në janar të vitit 2020 hynë në fuqi ndryshimet ligjore në ligjin për tatimin mbi të ardhurat të…
Sali Berisha ka hedhur akuza ndaj kryebashkiakes dhe kandidates së PS-së për Roskovecin, Majlinda Bufi. Ish-kryeministri u shpreh në një takim me qytetarët se Bufi nuk ia jepte invalidëve pensionet, por i mbante ato për vete dhe me ato para bënte pushime në Antalya. “Miqtë e mi! Ju e shifni se Edi Rama me ekipin e tij ka marrë lopatat për të mashtruar qytetarët. A e dini ju se pse paraqitet duke hapur ato gropa para jush. Së pari ai e di se kandidatët e tij që kanë dalë nga bodrumet dhe shpellat e mafies, nuk mund të ballafaqohen kurrë…
Dikur e konsideruar si një qytezë, me pallate dhe me disa qindra persona të punësuar në minierë dhe bujqësi, sot Mollasit në Kolonjë i ka mbetur vetëm emri i njëjtë me atë të dikurshmin. Të moshuarit që kanë mbetur tregojnë për Mollasin e dikurshëm dhe atë që po jetojnë tani. “Kam këtu që në 1974. Këto pallate kanë qenë plot. Ne 3 familje jemi tani. Kam punuar në minierë 15 vjet. Këtu ishte lule, tani sikur ka rënë bomba”, shprehen banorët. Pasojat e këtij shpopullimi po japin efekte edhe te brezi i ri dhe mbyllja e shkollave, ç’ka nuk lë…
Partia Demokratike ka çelur zyrtarisht këtë të martë (18 prill) fushatën elektorale për zgjedhjet lokale të 14 majit. Slogani i PD-së do të jetë “Frymëmarrje për Shqipërinë”, ndërsa takimi po mbahet në Pallatin e Sportit, “Fahrie Hoti”. Kryetari i komanduar i PD-së, Enkelejd Alibeaj do të prezantojë edhe Roland Bejkon si kandidat për Bashkinë e Tiranës. Partia Demokratike nën drejtimin e Enkelejd Alibeajt do të kandidojë me vetëm 16 kandidatë për kryetar bashkie në zgjedhjet e 14 majit. Kandidatët e PD për 16 bashki: Bashkia Vau-Dejës- Klomentina Drini Bashkia Dibër– Naim Gazidede Bashkia Mirditë- Mark Ruçi Bashkia Kamëz- Bilbil Bajraktari…