Author: tirana

Sekretari i Përgjithshëm i PS, Damian Gjiknuri bashkë me kryetarin aktual të Bashkisë Kastriot Gurra prezantuan kandidatin e Partisë Socialiste për Librazhdin, Mariglen Disha.Gjiknuri deklaroi se Disha ka gjithë eksperiencën e nevojshme që të vijojë punën e mirë të bërë deri më tani në shërbim të qytetarëve.“Librazhdi është një eksploziv që mezi pret të shpërthejë, jo tërmet, por eksploziv, një vullkan energjie pozitive që do ta ndryshojë shumë më tepër këtë vend. Ajo çfarë pret nga kryetari i bashkisë i gjithë ky qytet i nderuar, qytet punëtor, një krahinë që ka respektin e të gjithë Shqipërisë, pret një njeri të…

Read More

Deputeti i PS-së, Pandeli Majko ka reaguar për denoncimin e bërë nga Miftar Dauti, kandidati i koalicionit Meta-Berisha në Has, i cili akuzonte kandidatin e PS-së, se po përpiqej të blinte votat në qytet duke shpërndarë pako ushqimore. Majko si drejtues politik i qarkut të Kukësit, i quajti këto akuza një fantazi të kandidatit të koalicionit Meta-Berisha dhe shtoi se diçka e tillë nuk mund të ndodhë në një mbrëmje të shenjtë siç është “Nata e Kadrit”. “Në Has, natën e shenjtë të Kadrit aludimet se kandidati i Partisë Socialiste po blinte vota me 21 pako me ushqime, kanë marrë…

Read More

Gazetari Eni Ferhati thotë se kandidatët e Enkelejd Alibeajt janë kërcënuar nga krimi i organizuar për t’u tërhequr nga gara. Sipas tij përdorimi i bandave në fushata elektorale është kthyer në normalitet nga politikanët dhe ky nuk është fenomen që lidhet vetëm qeverinë por edhe me opozitën. “Pse janë tërhequr kandidatë e Alibeajt? Ka raste që mund të jenë kërcënuar nga elementë të krimit të organizuar, ka informacione nga burime informative të institucioneve serioze. Me rast konkret, Çapjat kanë qenë historikisht një familje e djathtë, ku janë sot? Janë të goditur nga drejtësia, kë do votojnë Çapjat? Janë në burg,…

Read More

Këtë të mërkurë, drejtorët e Policisë së Shtetit zhvilluan një konferencë me policitë e kryeqyteteve europiane, kjo për të garantuar një rend për sigurinë e vendit. Kryepolici Muhamet Rrumbullaku tha se bashkëpunimi me partnerët është i domosdoshëm në një moment kur krimi është kthyer në një ndër kërcënimet më serioze. “Krimi është sot më shumë se kurrë pa një trajtë të caktuar, i informuar dhe i përgatitur dhe e vetmja mënyrë është me anë të sigurimit të rendit. Për ta përmbushur efektivisht këtë mision duhet të bashkërendojmë me njëri-tjetrin eksperiencat dhe idetë tona profesionale. Qëllimi i përbashkët për bashkëpunim për…

Read More

Dy aksidente tragjike kanë ndodhur në dy ditët e fundit në Greqi, konkretisht në Paros dhe Mykonos. Viktimat në të dyja rastet ishin duke lëvizur me një skuter elektrik . Në mënyrë të veçantë, në Paros, në zonën e Ampelasit, mëngjesin e së martës një 26-vjeçar është “marrë para” nga një automjet. Sipas cyclades24.gr, drejtuesi i mjetit ishte një 60-vjeçar nga Shqipëria, i cili u arrestua. I riu u dërgua në qendrën shëndetësore të ishullit, por pak më vonë ndërroi jetë për shkak të plagëve të marra. Pak ditë më parë dhe konkretisht në mbrëmjen e të dielës së Pashkëve ka ndodhur…

Read More

Lëkundje sizmike relativisht të forta janë regjistruar në orët e para të mëngjesit në Greqi, duke shkaktuar panik te banorët e zonës, një pjesë e të cilëve kanë dalë nga banesat e tyre dhe kanë qëndruar jashtë. Epiqendra e tërmeteve ka qenë zona e Patras, ku lëkundja më e fuqishme ishte ajo rreth orës 04:00 të mëngjesit me magnitudë 4.5 Rihter. Fatmirësisht nuk raportohen të lënduar, ndërkohë që pas këtij tërmeti ka patur dhe disa paslëkundje më e forta me magnitudë 3.5.

Read More

Në punën e policisë kërkohen që të bëhet edhe heroizma. Më së miri këtë e tregoi edhe rasti dje në Tiranë kur ndërhyrja e menjëhershme e një prej punonjësve të Policisë Bashkiake bëri të mundur shuarjen e flakëve në një automjet në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Falë reagimit të shpejtë, jo vetëm incidenti kaloi pa të lënduar, por edhe flakët nuk arritën që të djegin të gjithë automjetin, çka bëri që dhe qarkullimi I automjeteve të mos bllokohej në një segment me qarkullim tepër të madh.

Read More

Një studim suedez, tregon se madhësia e këmbës parashikon jetëgjatësinë tuaj! Anketimi që ka përfshirë mijëra burra e gra, e ka konfirmuar punën e ekipit të ortopedëve suedezë, të cilët e kishin thënë të njëjtën gjë që në vitin 1987: numri i këmbës tregon sa gjatë jetoni. Te femrat: Numër 35: 64-69 viteNumër 36: 70-76 viteNumër 37: 77-82 viteNumër 38: 78-84 viteNumër 39: 73-75 viteNumër 40: 70-72 viteNumër 41: 67-70 viteNumër 42: 66-69 vite Te meshkujt: Numër 41: 73-77 viteNumër 42: 75-82 viteNumër 43: 74-79 viteNumër 44: 67-72 viteNumër 45: 66-69 vite.

Read More

Presidenti rus, Vladimir Putin, tani e udhëheq Rusinë, pothuajse i pasfiduar. Shumë prej zërave kritikë, që dikur kanë folur kundër tij, janë detyruar të jetojnë në mërgim, të tjerë janë burgosur – me raste edhe janë vrarë. Deri në kohën kur ka nisur lufta e Rusisë në Ukrainë, në shkurt të vitit 2022, më shumë se dy dekada të shtypjes së disidentëve, e kanë zhdukur edhe opozitën në Rusi. Në vitet e para të udhëheqësisë së Putinit, ai i ka fuqizuar oligarkët rusë – njerëz veçse të pasur, por edhe me ambicie politike. Mikhail Khodorkovsky, dikur udhëheqës i gjigantit rus…

Read More

Vera është një pije alkoolike popullore e shijuar nga miliona njerëz në mbarë botën. Është bërë nga rrushi i fermentuar dhe vjen në dy varietete kryesore, të kuqe dhe të bardhë. Ndërsa të dy llojet e verës kanë shijet dhe karakteristikat e tyre unike, shumë njerëz pyesin se cila është më e mira për shëndetin e tyre. Pavarësisht gjithçkaje, ajo është gjithmonë një pije alkoolike dhe për këtë arsye duhet të jeni të kujdesshëm dhe të kufizoni konsumin tuaj. Zgjedhja më e shëndetshme? Vera e kuqe shpesh konsiderohet si zgjedhja më e shëndetshme e të dyjave, falë niveleve të larta…

Read More

Partitë politike janë ato që Shqipëria duket se i me shumicë ku sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) numri i tyre ishte të paktën 132. Kjo është shifra e marrë nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor të Tiranës. Raporti vjetor i vitit 2022 i KQZ që ka në fokus ndër të tjera edhe procesin e vlerësimit të pasqyrave financiare të partive politike të regjistruara dhe auditimin tregon se për shumicën e partive procesi ka rezultuar pa sukses për shkak të mungesës së adresave të sakta. “Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në fillim të vitit kalendarik i ka dërguar një shkresë Gjykatës së…

Read More

Prime i mbrëmjes së kaluar në “Big Brother Albania Vip 2″, duket se ka thelluar gjithnjë e më tepër përçarjen mes Efit dhe Luizit. Në dhomën e rrëfimit Efi ajo e ka quajtur Luizin mashtrues, madje edhe ka ofenduar edhe nënën e tij.”Ik pirdhu ti dhe ajo që të ka bërë”, ishte një tjetër frazë e përdorur nga Efi. Kjo nuk i ka pëlqyer fare Luizit, i cili e pyeti Efin se çfarë i bëri nëna e tij. Luizi tha se ato që i kishte, ia ka thënë asaj në fytyrë. Në anën tjetër, Efi u shpreh se janë shumë…

Read More