Author: tirana

Kandidatja e PDIU-së për bashkinë e Tiranës, Lajla Përnaska ka dhënë propozimet e saj për lehtësimin e trafikut. “I themi IK TRAFIKUT, që ka krijuar një rëndesë të jashtëzakonshme në jetesën tonë të përditshme. Prioritet madhor i platformës sonë për Tiranën, është aplikimi i tre Projekteve emergjente”,-thotë Pernaska. 1-Ndërtimi i një Nënkalimi me dy korsi, që fillon nga Bulevardi Dëshmorët e Kombit (pranë Galerisë së Arteve), që përshkon gjithë Sheshin Skënderbej (duke kaluar nën parkingun aktual), vazhdon poshtë rrugës së Durrësit, duke kaluar dhe rrethrrotullimin e Zogut të Zi, me dalje në fillim të rrugës Dritan Hoxha. Ky nënkalim do…

Read More

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Belind Këlliçi i shoqëruar nga kryesuesi i listës për Këshillin Bashkiak, Ilir Alimehmeti dhe kandidatë të tjerë, ka vijuar turin e takimeve në çdo lagje të Tiranës. Këlliçi u ndal në zonën e “Brrylit” në Kryeqytet dhe pranë “Maternitetit të Ri”, ku shtrëngoi duart me qindra qytetarë të Tiranës, të cilëve njëkohësisht u dha dhe programin e tij për drejtimin e kryeqytetit. Gjatë takimeve në rrugë, një i moshuar u interesua për angazhimin e dhënë nga Belind Këlliçi, për transportin publik falas. Këlliçi shpjegoi se ky angazhim do të bëhet realitet pas 14 Majit, pasi…

Read More

22 mijë votuesit e regjistruar në Bashkinë Tropojë pritet të zgjedhin kryetarin e ri të bashkisë mes kryetarit aktual Rexhë Byberi, i cili kandidon për Partinë Socialiste dhe ish-kryetarit të bashkisë Besnik Dushaj. Gara mes të dyve është e përsëritur dhe origjina politike e kandidatëve është e ngjashme. Rexhë Byberi ka qenë kryetar komune i Margegajt, një nga njësitë administrative të Tropojës, nga viti 2000 deri në vitin 2015. Ai sot kandidon për Partinë Socialiste, por në atë kohë ishte kryetar komune për Partinë Demokratike dhe arrinte të fitonte zgjedhjet duke marrë 80% të votave. Kundërshtari i tij, Besnik Dushaj,…

Read More

Familja Hysa përjetoi humbjet më të rënda nga dora gjakatare e Dan Hutrës, vrasësit serial që më 1 Mars vrau 3 gra dhe plagosi 3 gra të tjera. Në familjen e ish-bashkëjetueses së tij Elena (Alketa) Hysa, Dan Hutra vrau Mevlute Hysën 30 vjeçe (motra e ish-bashkëjetueses së tij) dhe Hasime Dafku 30 vjeçe (e fejuara e vëllait të ish-bashkëjetueses), si dhe plagosi ish-bashkëjetuesen Elena Hysa 35 vjeçe dhe nënën e saj Kujtime Hysa 60 vjeçe. Elena Hysa ka treguar sot në News 24 çfarë ndodhi në ‘Masakrën e Paskuqanit’. Hysa tregon se Dani kishte kallashin ne dorë, e thikën,…

Read More

Turi i drejtuesit socialist të Qarkut të Tiranës, Erion Veliaj u ndal në Njësinë 4 në kryeqytet, ku pasi zhvilloi një ecje për të takuar qytetarë dhe biznese të ndryshme të zonës, mori pjesë edhe në mbjelljen e 15 pemëve, si vijim i fushatës së gjelbër. Pas takimeve më banorët e kësaj njësie, Veliaj tha se mori vlerësimet nga qytetarë të ndryshëm për të gjitha punët dhe veprat publike të ndërtuara nga Bashkia e Tiranës edhe në këtë njësi, që sidomos me Lagjen e re të Rindërtuar, “5 Maji”, ka pësuar një transformim dhe zhvillim ekonomik vitet e fundit. “Kemi…

Read More

Iftari i shtruar nga shoqata “Istanbul”, ka sjelle një moment te veçantë. Pavarësisht fushatës elektorale, dy rivalet për Bashkinë e Shkodrës, Bardh Spahia dhe Benet Beci, kane shtrënguar duart. Këtë moment të veçantë, e ka evidentuar në një publikim ne rrjetet sociale vete Benet Beci, duke shoqëruar fotot me një koment te shkurtër. “Në iftarin e shtruar mbrëmë nga shoqata V.H.K “Instambul”, një mundësi për reflektim, përulje e respekt për njëri-tjetrin!”, shkruan Beci ne postimin e tij.

Read More

Mbreti Charles po numëron orët mbrapsht për kurorëzimin e tij dhe pak para se të ndodhë ai ka filluar të pranojë dhurata. Llogaria e Sandringham House postoi dy foto të një bime të mbjellë dhe të lulëzuar një muaj më vonë. “Madhështia e tij Mbreti mori kohët e fundit një Rododendron Amalfi,” thuhej në postim Njëri imazh tregonte një kopshtar që kujdesej për të dhe tjetra zbuloi lulet rozë që lulëzojnë në pranverë. Nuk dihet nëse Mbreti Charles pati mundësinë ta shihte bimën, por si një kopshtar dhe dashamirës i natyrës ai do ta admirojë atë në vizitën e tij të…

Read More

Kryetari i komanduar i PD-së, Enkelejd Alibeaj ka folur për mediat pas takimit me shefen e OSBE-ODHIR. Për gazetarët, ai tha se ka njoftuar Glover për mënyrën se si është zhvilluar fushata deri më tani, dhe për shkeljet që ka bërë qeveria, sipas tij duke dhënë tendera apo duke vënë administratën në funksion të zgjedhjeve. Alibeaj tha se e ka njoftuar Glover edhe për situatën në të cilën ndodhet Partia Demokratike dhe pozicionin që ata kanë mbajtur kundrejt grupit të Sali Berishës. “Bëra të qartë për t’i dhënë ndihmë dhe informacion të plotë për mënyrën se si deri tani fushata…

Read More

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu dhe Ministrja e Turizmit Mirela Kumbaro, kanë shpërndarë certifikatat e para të rojeve bregdetare për 30 studentët e Universitetit të Sporteve, të cilët janë trajnuar dhe certifikuar nga Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore. “Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore, në bashkëpunim me Universitetin e Sporteve dhe nën drejtimin e Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit dhe të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, tashmë kanë lidhur një bashkëpunim, i cili do të jetë i qëndrueshëm, sepse kualifikimi i rojeve bregdetare është një ndër aspektet që garanton sezon turistik të sigurt. Plazhet bëhen më të sigurta duke pasur…

Read More

Gazetari Sokol Bregu, thotë se disa vende të BE-së nuk janë treguar bashkëpunuese në operacionet policore të Shqipërisë për arrestimin e personazheve të krimit të organizuar. Për të nga informacionet e tij në 5 muajt e fundit ku policia ka qenë pranë arrestimit të disa personazheve shqiptarë në vendet e tjera nuk është finalizuar për shkak të mos asistencës së policisë së këtyre vendeve. “Disa këto vende me vonesat e tyre i kanë bërë një dëm të pariparueshëm Shqipërisë. Në 5 muajt e fundit kanë ndodh disa raste, por nuk po i tregoj emrat sepse janë ende në kërkim dhe…

Read More

19-vjeçari Stiven Toshkezi, u godit për vdekje me thikë pas shpine. Ngjarja ndodhi afër gjimnazit Partizani në Tiranë, ndërkohë për krimin në pranga ka rënë një prej autorëve, Enzi Maze. 18-vjeçari Axel Hoxhaj ndodhet ende në arrati. Maze në polici ka thënë se shoku i tij ishte rrahur nga viktima. 18-vjeçari ka thënë para grupit hetimor se shkak i sherrit mes dy të rinjve ishte bërë një vajzë që i pëlqente Axelit, e cila mësohet se ishte e dashura e 19-vjeçarit. Duke u ndalur te nata kur ndodhi krimi, Maze pohoi se shoku i tij i kishte thënë se do…

Read More

Policia e Vlorës ka vënë në pranga një 20-vjeçar, pasi u kap duke shitur kokainë e kanabis në lokalet e natës në Vlorë. Në pranga është vënë Viljano Ruka. Njoftimi i policisë Finalizohet operacioni policor antidrogë i koduar “Fokus 5”, sekuestrohen sasi të lëndëve narkotike kokainë dhe kanabis, të ndara në 350 doza, të gatshme për shitje. Shiste doza të drogave të forta dhe të kanabisit, në lokalet e natës, në zonën bregdetare, arrestohet në flagrancë 20-vjeçari. Procedohen penalisht 3 shtetas, të huaj dhe shqiptarë, pasi u kapën me doza të lëndëve narkotike, të dyshuara të blera nga 20-vjeçari. Specialistët…

Read More