Author: tirana

Në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj bëri me dije vendimin për miratimin e tërheqjes dhe shpërndarjes së përqendruar të abonesë në Tiranë. Veliaj tha se në fushatë mund të dalë kushdo dhe të flasë për gjëra falas, duke theksuar se opozita me sa duket nuk e di që në kryeqytet ekzistojnë abonetë. “Kur vjen fushata, del lloj-lloj mitomani dhe deliranti dhe fillon me çudirat: ‘Jo, po transporti falas. Jo, po sa do kursesh. Do kursesh 50 mijë lekë, 52 mijë lekë për person’. Kurse aboneja është 16 mijë lekë të vjetra. Si…

Read More

Rusia ka paralajmëruar Korenë e Jugut kundër dërgimit të armëve në Ukrainë, pasi Seuli hapi derën e mundësisë për dërgimin e ndihmës ushtarake në Kiev, në rast do të ketë ndonjë sulm në shkallë të gjerë ndaj civilëve. Aleat i Uashingtonit, Seuli deri më tani ka ofruar ndihmë jovdekjeprurëse dhe humanitare për Ukrainën. Por, Koreja e Jugut deri më tani kishte përjashtuar mundësinë e dërgimit të ndihmës ushtarake për Ukrainën. Megjithatë, presidenti jugkorean, Yoon Suk Yeol, tha për Reuters se “nëse ka një situatë që komuniteti ndërkombëtar nuk mund ta pranojë, siç do të mund të jetë një sulm në…

Read More

Prokurori i Përgjithshëm i Sportit Ugo Taucer ka kërkuar në mënyrë efektive shtyrjen e vendimit në Gjykatën e Apelit për të ripërcaktuar dënimin në lidhje me -15 të vendosur fillimisht, pra vendimi mund të pezullohet ose pikët të ulen. Ai u shpreh se vendimi me heqjen e 15 pikëve, ka mangësi në proces. about:blank Deklararata e Prokurorit të Përgjithshëm të Sportit Ugo Taucer: “Puna e Prokurës Federale ishte korrekte dhe i kuptua nga Gjykata e Apelit në ndryshimin e vendimit. Argumentimet e dëgjuara sot nga pala tjetër, nuk kanë bazë dhe unë do të isha kundër apelimit të tyre. Por…

Read More

Sali Berisha, ka prezantuar këtë të mërkurë kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Maliqit, Alfred Gega. Ish-kryeministri tha se Gega ka trajtuar me mijëra të sëmurë dhe u është përgjigjur ditën dhe natën kërkesave e telefonatave të qytetarëve. “Të dashur miq është për mua një nder i madh, një kënaqësi e veçantë të paraqes sot kandidatë për kryetar bashkie njërin nga bijtë më të shquar të Maliqit, njërin nga bijtë më të respektuar të kësaj treve, por ju them këtu njërin nga humanistët më të shquar shqiptarë sot, pasi Alfred Gega mishëron në mënyrën më të shkëlqyer të…

Read More

Vetëm në një muaj, vendi ynë ka blerë nga jashtë kufijve afro 10.1 milionë euro mish. Të dhënat e tregtisë së Jashtme të INSTAT për muajin Mars tregojnë se vlera e mishit të therur dhe kafshëve të gjalla të importuara regjistrohet në mbi 1.1 miliardë lekë. Ndërsa nëse do ta analizojmë në sasi, rezulton që vetëm në muajin Mars 2023 importi i këtij produkti të arrijë në 5926 ton. Por cilat janë shtetet kryesore nga ku importojmë? Harta e shteteve nga ku Shqipëria blen mish është e njëjtë si në sasi edhe në vlerë. Por nëse do ti referohemi vlerës,…

Read More

Dy vëllezër kanë kërcënuar një 31-vjeçare  në Tepelenë dhe kanë tentuar që t’i djegin automjetet. Policia ka arrestuar njërin prej vëllezërve, shtetasin K. Q., 31 vjeç, banues në fshatin Luzat, Tepelenë, si dhe ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë për vëllain tjetër, shtetasin B. Q., 32 vjeç. “Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit e Policisë Tepelenë arrestuan në flagrancë shtetasin K. Q., 31 vjeç, banues në fshatin Luzat, Tepelenë, si dhe referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për vëllanë e tij, shtetasin B. Q., 32 vjeç, pasi ka kallëzuar shtetasja…

Read More

Pas daljes nga “Big Brother VIP”, Keisi Medini nuk i ka pritur aq mirë komentet që janë bërë në adresë të saj. Ish-banorja shprehet e revoltuar që njerëzit ia kanë marrë sinqeritetin për dobësi dhe shprehet se nuk do lejojë më njeri të hedhë baltë mbi emrin e saj. “Hodhët vrer mbi emrin tim, shpifët dhe gjykuat veprimet e mia, më shqetësuat ata që më sollën në këtë jetë, prindërit e mi, mallkuat e shpifët, më vendosët tituj dhe epitete, aq më tepër edhe “e lidhur”. Folët me aq kofidenca për gjërat e mia. Treguat gjithë urrejtjen që patët brenda…

Read More

Në komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve ka pasur debate mes anëtarit Ilir Rusmajli dhe përfaqësuesve të koalicionit “Bashkë Fitojmë”. Ilir Rusmajli: Me cilën nga partitë e koalicionit ka lidhje Sali BerishaPërfaqësuesit e koalicionit: Në raport me të gjitha partitë, është lideri historik i PDIlir Rusmajli: Është kryetari i ndonjë partiePërfaqësuesit e koalicionit: Drejtojuni Gjykatës.Ilir Rusmajli: Është deputetPërfaqësuesit e koalicionit: Jo është i pavarurIlir Rusmajli: Është anëtarë i forumeve drejtuesePërfaqësuesit e koalicionit: Berisha ka qenë kryeministër, kur ti ka qenë zv i tijIlir Rusmajli: Na intereson momenti aktual. A është apo jo kryetar i ndonjë partie?Përfaqësuesit e koalicionit: Nuk e e kërkon ligjiIlir Rusmajli: Keni marrë pëlqimin e…

Read More

Një alarm për bombë është dhënë këtë të mërkurë në aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari”. Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar policia, e cila ka nisur evakuimin e pasagjerëve dhe personelit nga aeroporti.  “Konfirmojmë se kemi pranuar një kërcënim me bombë. Udhëtaret dhe personeli janë evakuuar dhe janë të sigurt. Ekipet e involvuara në planin emergjent janë te angazhuar ne kryerjen e detyrave te tyre”, bëri me dije Valentina Gara, Zëdhënësja e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”. Ndërkohë, kërcënim të tillë pati edhe pak ditë më parë, por që pas kontrollit doli se kërcënimi ishte i rremë.

Read More

Partia e Lirisë ka dërguar në KQZ shkresën ku thuhet se në fletën e votimit drejtues i koalicionit “Bashkë Fitojmë” është Sali Berisha. Kjo u bë e ditur nga sekretari i përgjithshëm i PL, Endrit Braimllari. “Në emër të koalicionit “Bashkë fitojmë”, si edhe të partive përbërëse të tij, ju informoj për efekt të pasqyrimit korrekt të të dhënave të koalicionit, në fletën e votimit sipas parashikimeve të nenit, 98 të Kodit zgjedhor, se drejtues i koalicionit është deputeti Sali Berisha”, thuhet në shkresën që mban firmën e përfaqësuesit të Partisë së Lirisë, Endrit Braimllari.

Read More

Lirohet Agim Kajmaku. Emri i tij filloi të lakohej nga opozita në verën e 2019 si një person që kishte fshehur arrestimin në Greqi në vitin 2003. Ai ishte ndaluar në këtë vend për akuzën e falsifikimit të parave me identitetit Jorgo Toto. Nuk vonoi shumë dhe në nëntor të 2019 dhe prokuroria kërkoi arrestimin e Kajmakut i cili nuk u gjend deri në korrik të 2020. Ai ishte shtruar në një spital privat me probleme të rënda shëndetësore çka bëri që gjykata la lironte.

Read More

Kandidati për Bashkinë e Elbasanit, Luçiano Boçi u shpreh se synimi i tij është që të krijojë 2500-3000 vende të reja pune. “Bashkia duhet të behet tërheqëse e investimeve të huaja, prej 16 vjet Elbasani nuk ka asnjë investitor, të ri të huaj t ardhur në Elbasan. Kemi mbetur vetëm me ata që interesohen në zonën industriale dhe aspak nga ata që sjellin zhvillim global të bashkisë së Elbasanit. Programin tonë kemi përcaktuar qartë që një nga synimet kryesore është krijimi i vendeve të punës, 2500-3000 vende pune, për të kontribuar sado pak. Me ikjen e qytetarëve Elbasani është bashkia…

Read More