Një qiell pa re u pa në qytetin bregdetar të Exmouth në Australinë veriperëndimore. Qyteti i largët turistik me më pak se 3,000 banorë u promovua si një nga pikat më të mira në Australi për të parë eklipsin që u pa gjithashtu pjesë të largëta të Indonezisë dhe Timorit Lindor. Eklipset diellore ndodhin kur Dielli, Hëna dhe Toka rreshtohen, plotësisht ose pjesërisht. Në varësi të mënyrës se si ato rreshtohen, eklipset ofrojnë një pamje unike, emocionuese ose të Diellit ose të Hënës. Ekzistojnë 4 lloje të eklipsit diellor: total, unazor, i pjesshëm ose hibrid.
Author: tirana
Anila Ruçi është gjetur e pajetë në shtëpinë e saj të mërkurën. I plagosur mbeti personi që jetonte me të, Osman Bilyhu, 38 vjeç, i cili mori plagë në qafë, krah dhe stomak. Shqiptarja u godit për vdekje me thikë në fyt në shtëpinë e saj në Scaldasole në provincën e Pavias. Bashkëjetuesin që arriti të dilte duke u tërhequr zvarrë nga pallati, e reja e kishte prezantuar me fqinjtë si vëllai i saj. Hetuesit po hetojnë ende marrëdhënien mes gruas së vrarë dhe burrit, i cili tani është shtruar në spital në poliklinikën San Matteo në Pavia. Viktima punonte…
Bashkëpunimi shumë i pritur mes Getoar Selimit, Inva Mulës dhe Mc Kreshës, tashmë është publikuar. “Jem njo”, mban titullin kënga më e re e tre artistëve në fjalë. Teksti i këngës është shkruar nga dyshja Geasy dhe Mc Kresha, e muzika nga ZZAPNCHRISS, ndërsa pjesën e Mulës Florent Boshnjaku. Theksojmë që ky projekti erdhi si befasi për fansat e dy rap-artistëve që prej vitesh u komentuan për konflikte me njëri-tjetrin. Ky bashkëpunimi i Geasy dhe MC Kresha vjen disa muaj pasi ata zbuluan se kanë rregulluar raportet dhe padyshim do të mirëpritet nga fansat e tyre.
Dashi Do të jetë padyshim më e mirë se ajo e mëparshme. Ju përjetoni ulje ngritje sepse ndonjëherë keni tendencën ta përballoni ditën ndryshe. Ka raste që luftoni më shumë dhe të tjera më pak. Nga mesi i majit do të keni mundësinë të keni një rikonfirmim. Demi Të enjten Dielli fillon një kalim të vlefshëm në shenjën tuaj. Në pak javë do të ketë edhe praninë e favorshme të Jupiterit. Nuk ka nevojë të shqetësoheni nëse disa gjëra nuk do të jenë më kurrë të njëjta. 2023 do të jetë një vit i rilindjes për njerëzit krijues dhe përkthyes…
Moti për këtë të enjte do të jetë me kthjellime në pjesën e parë të ditës, në mesditë sërish vranësirat do të marrin zhvillim ku priten reshje lokale në formën e stuhive dhe rrebesheve të izoluara. Temperaturat minimale do të luhaten 4-12 gradë, temperaturat maksimale parashikohen 14-18°C në veri, 15-22°C në zonën e ulët dhe zonat pranë bregdetit. Era do të jetë me drejtim Jug-Lindej me shpejtësi 10 m/sek dhe dallgëzim të forcës 4 ballë në det të hapur.
“Meta dhe Kryemadhi kanë hyrë në PS me krijimin e FRESSH në Janar ’91 u përfshinë me protagonizëm në atë strukturë për të cilën PS kishte nevojë se ishte nën presion për tu transformuar”, u shpreh deputeti i Ps-së, Petro Koçi. “Një rol të veçantë në afrimin e tyre kishte Musa Ulqini, e ndonjë shok tjetër pasi u dha orientim atëherë të afrojmë të rinjtë, se kontigjenti ish komunistëve ishte i pranishëm, vecanërisht mosha mesatare dhe e vjetër”, tha ish deputeti Spartak Braho. Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi, u futën nga rrugë të ndryshme në politikë. Me ambiciet që kishin,…
Nga Mero Baze/ Drejtuesit e Partisë së Lirisë i kanë kërkuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, të shënojnë Sali Berishën si kryetar të koalicionit, në përpjekje për të shmangur vendimin e pritshëm të KAS, që detyron KQZ të shënojë emrin e Ilir Metës si kryetar të koalicionit. Duke e parë të pashpresë situatën dhe duke llogaritur që në fletën e votimit do ishte udhëheqës Ilir Metaj, drejtuesit e koalicionit “Bashkë fitojmë”, pranuan si e keqe më e vogël emrin e Sali Berishës, në raport me atë të Ilir Metaj. Po përse gjithë kjo fobi nga demokratët e Berishës për emrin e…
Ramazan Rraja, i kërkuar për atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoj, është arrestuar nga policia. Ai është arrestuar te ura e Gjoles në Fushë-Krujë. Ramazan Rraja është arrestuar nga Policia e Durrësit për llogari të SPAK. Ndaj tij ka masë sigurie “arrest në burg në mungesë”. Në momentin e arrestimit, Rraja ka qenë i armatosur. Rahman Rraja është dënuar gjithashtu me 12 vite burg nga drejtësia belge për trafik droge. Drejtësia belge e ka shpallur vendimin në mungesë.
Të tjera detaje kanë dalë nga vrasja e biznesmenit vlonjat, Bledar Birçaj në 10 maj të vitit 2021. Emisioni “Në Shënjestër” në News24, ka treguar me detaje dinamikën e ngjarjes, që nga lëvizjet e autorit para vrasjes dhe deri te sulmi me breshëri kallashnikovi ndaj tij. Sipas të dhënave, Birçaj njihej në Vlorë si biznesmen, i cili ishte duke ndërtuar një hotel 4 katësh në zonën e Ujit të Ftohtë, por ishte edhe pronar i lokalit të njohur ‘The Boss’. Pikërisht në këtë lokal do i bëhej edhe atentati, në momentin që ai doli nga ambientet e këtij lokali bashkë…
Meta pritet të shkurtojë mijëra vende pune, kompania po zbaton planin për të shkurtuar 10 mijë vende pune. Meta u tha punëtorëve të Amerikës së Veriut që të punojnë nga shtëpia të mërkurën, ndërsa zyrtarët përgatiten për një raund të dytë pushimesh nga puna, deri në 4,000. Administrata u tha drejtuesve se njoftimet, pjesë e planit të shefit ekzekutiv Mark Zuckerberg për efikasitet më të madh dhe do të bëhen të ditura sa më shpejt të mërkurën, raportoi Bloomberg News. Shkurtimet kanë të bëjnë me të gjitha mediat sociale të platformës, si Facebook, Instagram, WhatsApp dhe gjithashtu divizionin e realitetit…
Kryeministri Edi Rama ka shtruar sot iftar për besimtarët mylsimanë, në një darkë të madhe me praninë edhe të personaliteteve të shumtë nga fusha të ndryshme. Vetë kryeministri Rama, i cili ka një ditë që ka dalë nga spitali pas operacionit të apendicitit, ishte i pranishëm, i shqëruar nga bashkëshortja Linda. Pamundësia për të qëndruar në këmbë pas operacionit, mesa duket e ka penguar kryeministrin të mbajë fjalën e tij, ndërsa këtë gjë e ka bërë Linda Rama. Ajo ka treguar edhe një episod gjatë qëndrimit pranë kryeministrit në spital, teksa ka përshëndetur dhe uruar të ftuarit. “Teksa rija e…
Champions League luan sonte dy ndeshjet e kthimit të ccerekfinaleve. Bayern Munchen pret në shtëpi Manchester Cityn, në një 90 minutësh që pritet të dhurojë spektakël. Takimi i parë ka përfunduar 3-0 në favor të “Qytetarëve”. Bayern Monaco (4-2-3-1)Sommer; Joao Cancelo, Upamecano, De Ligt, Pavard; Kimmich, Goretzka; Sané, Musiala, Coman; Choupo-Moting. Manchester City (3-2-4-1) Ederson; Akanji, Ruben Dias, Aké; Stones, Rodri; Bernardo Silva, De Bruyne, Gundogan, Grealish; Haaland. Interi është komod ndaj Benficës në shtëpi. Zikaltërit kanë triumfuar 2-0 në Portugali, ndërsa sonte u duhet thjeshtë të menaxhojnë rezultatin. Mesfushori shqiptar Kristjan Asllani është përsëri në stol, zgjedhje kjo e…