Pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave, ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, foli edhe për rritjen e pagave për zjarrfikësit, punonjësit e Gardës së Republikës dhe ata të Policisë së Shtetit. Për të paga me këtë rritje shkon rreth 14% në nivelet e sektorit të zjarrfikësve, te garda kemi rritje sipas gradave, e ulëta ka rritje 22% e te më të lartat 7 deri në 10%. “Sot qeveria mori vendim për rritjen e pagave edhe të gjithë sistemit të punonjësve zjarrfikës, të gardës dhe të policisë. Kjo ishte rritja pas 8 muajsh. Paga shkon rreth 14% në nivelet e sektorit të…
Author: tirana
Policia e Vlorës ka vënë në pranga dy persona të identifikuar si Sotiraq Golemaj dhe Ylli Gerra janë arrestuar nga policia pasi kishin vjedhur bizhuteri floriri në një banesë në Vlorë. Në kërkim është shpallur bashkëpunëtori i tyre Luan Hoxha. Njoftimi i plotë Finalizohet operacioni policor i koduar “Storm 4”, për zbardhjen e një rasti vjedhjeje, të kryer në një banesë në Vlorë, para një muaji. Operacioni, rezultat i një hetimi intensiv proaktiv, disajavor, nga Komisariati i Policisë Vlorë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Vlorës. Vepruan si grup, për të vjedhur sende me vlerë (bizhuteri floriri), në një banesë, kapen…
Pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave këtë të enjte, ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka reaguar për vrasjen e biznesmenit dhe politikanit në Shëngjin, Ardian Nikulaj. Manja bëri thirrje që organet e drejtësisë të zbardhin ngjarjen dhe të arrestojnë autorët. Për Berishën i cili një ditë më parë hodhi akuza se Nikulaj u vra për politikë, Manja tha se ndjen neveri se si ky njeri e përdor një ngjarje të tillë për politikë. “Shpreh ngushëllimet për familjarët dhe solidaritetin tim për këtë ngjarje. Jemi shqiptarë më pas jemi kundërshtarë politikë. Në rastin konkret duhet të bashkohemi në një kërkesë të…
Këtë të enjte, këshilli i Ministrave ka miratuar vendimet e paralajmëruara për rritjen e pagave. Ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj në një dalje për mediat, ka bërë me dije se qeveria mori vendimin që të rrisë edhe pagat e punonjësve mbështetës të administratës publike. E pyetur se ku po i marrin paratë për rritjen e pagave, ministrja e Ekonomisë tha se fondet janë parashikuar të mblidhen nga rritja e të ardhurave dhe nga rialokimet e brendshme. Sipas saj, synimi është që të ulet borxhi dhe deficiti. “Miratuam një projektligj të rëndësishëm, konkretisht për përcaktimin e pagave. Sot kemi filluar dhe…
Një situatë e paprecedentë dhe aspak e hijshme ka ndodhur në kampionatin kombëtar të basketbollit për femra. Në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi”, Partizani mundi 86-83 Tiranën, duke eliminuar vajzat bardheblu në derbin e dytë. Fundi i ndeshjes ka prodhuar skena jo të denja në parket, me të dyja kampet që janë përfshirë në një sherr masiv, teksa nuk kanë munguar grushtat mes basketbollisteve. Në pëfundimin e ndeshjes, kur Dishnica e Tiranës dhe Bannister e Partizanit nuk i kanë mbajtur nervat. Ka qenë basketbollistja e Partizanit që ka grushtuar Dishnicën, me këtë të fundit që ia ka kthyer me të…
Policia ka arrestuar një 45 vjeçar nga Kosova. Ai u kap në pikën kufitare të Morinës me armë zjarri në tentativë për të kaluar kufirin. Në pranga ka rënë Florin Dumani, të cilit pas kontrollit të bërë i janë gjetur një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak që iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Grupi hetimor ka vijuar hetimet për veprimet e mëtejshme.
Kreu i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu me rastin e Fitër Bajramit që është ditën e nesërme, ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë. “Pas muajit të Ramazanit, muaj ku ndërlidhen përkushtimi e sakrifica, muaj në të cilin qenia jonë u shkëput nga përditshmëria materiale e muajve të tjerë, nesër, të gjithë besimtarët myslimanë festojnë Fitër Bajramin, festën që kurorëzon sakrificën e këtij muaji, dhe siç na ka premtuar Zoti (xh.sh.) në Kuranin Famëlartë, pas vështirësisë vjen lehtësimi”, shprehet ai. Spahiu thotë se sakrifica dhe devotshmëria e muajit të Ramazanit duhet të jenë shembull i angazhimit të besimtarëve myslimanë. “Urojmë…
Duke marrë shkas nga ngjarjet kriminale, gazetari Spartak Koka ngre alarmin për mungesën e punës parandaluese nga policia. Koka thotë se mungesa e punës parandaluese vjen si pasojë e shkatërrimit të rrjetit të informatorëve të Policisë së Shtetit. ”Janë zbuluar, ka shumë raste që informatorët janë zbuluar dhe janë kërcënuar nga krimi i organizuar, çka tregon se brenda strukturave të policisë ka drejtpërdrejt implikim të segmenteve të caktuara që bashkëpunojnë me krimin e organizuar. Ky është një lajm jo i mirë dhe një lajm i cili nuk i nxit qytetarët për të raportuar dhe për të informuar dhe për t’u…
I dërguari i posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar reagoi dhe njëherë për çështjen e Asociacionit për komunat me shumicë serbe, duke kërkuar nga qeveria e Kosovës një propozim konkret përpara takimit të 2 majit në Bruksel mes Kurtit dhe Vuçiç. Sipas Zërit të Amerikës, zv/ndihmës Sekretari i Shtetit për Evropën Jugore dhe Qendrore tha se ka pasur përparim lidhur me këtë çështje dhe një evoluim të jashtëzakonshëm në qëndrimin e qeverisë së Kosovës dhe në veçanti të kryeministrit, për të pranuar këtë detyrim ligjor. “Është një detyrim ekzistues në bazë të marrëveshjes së Brukselit dhe ishte shumë e…
Me rastin e Fiter Bajramit, Bashkia e Tiranës ka menduar që t’u vijë në ndihmë të gjithë besimtarëve myslimanë. Ditën e premte, më 21 prill, për faljen e besimtarëve, tre parkingjet në kryeqytet do të jenë falas, në mënyrë që ata të mund ta kryejnë ritualin e faljes pa asnjë pengesë. Parkimi te “7 Xhuxhat”, te Sheshi “Skënderbej” dhe te Bulevardi i Ri do të jenë pa pagesë nga ora 5:00 -9:00 të mëngjesit. Ky muaj ka qenë një muaj fantastik solidariteti në Tiranë, ku bashkia nga ana e saj ka organizuar aktivitete të shumta sociale.
Dy ditë pasi iu nënshtrua ndërhyrjes kirurgjikale nga apendecidi, kryeministri Edi Rama doli për herë të parë në publik mbrëmjen e djeshme në një darkë tradicionale të iftarit, të organizuar nga kryeministria. Ai shoqëruar nga bashkëshortja e tij Linda Rama, e cila ishte ajo që bëri urimin për muajin e shenjtë të Ramazanit dhe agjërim të pranuar për besimtarët mysliman. “Mirëmëngjesi, dhe duke i falënderuar të gjithë miqtë që na dhanë kënaqësinë e Iftarit të mbrëmshëm, ju uroj një ditë të mbarë me agjërim të pranuar të gjithë besimtarëve sot në ditën e fundit të muajit të bekuar”,-shkruan Rama.
humë njerëz shqetësohen se nëse çamçakëzi gëlltitet, ai do të mbetet në zorrë. Kjo legjendë nuk është e vërtetë. Është vërtetuar se çamçakëzi nuk ngjitet në stomak dhe kalon përmes aparatit tretës. Megjithatë, çamçakëzi mund të shkaktojë disa probleme pasi kalon nëpër stomak. Çamçakëzi i cili zakonisht bëhet nga materiale të panatyrshme, mund të ndikojë negativisht në sistemin tretës kur gëlltitet. Lëvizjet e zorrëve mund të ngadalësohen, duke shkaktuar gazra, fryrje dhe kapsllëk. Përveç kësaj, çamçakëzi parandalon përthithjen e disa lëndëve ushqyese kur gëlltitet. Për këto arsye, përtypja rregullisht e çamçakëzit gjithashtu parandalon trupin tuaj të përthithë lëndët ushqyese thelbësore.…