Një e moshuar ruse duhet të paguajë një gjobë të majme vetëm pse bëri komente pozitive për presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky. Sipas “Daily Mail”, Olga Sleghina kishte pohuar dhjetorin e kaluar, ndërsa ndodhej në një sanatorium, se lideri i Ukrainës është një “djalosh i pashëm”. Fjalët e bukura për Zelenskyn me siguri “acaruan” Kremlinin, si rezultat i së cilës policët e morën në pyetje të moshuarën dhe një gjykatë e Moskës e gjobiti me 40 mijë rubla (445 euro). Seanca e çështjes së Slegginës zgjati vetëm pesë minuta.Siç raporton botimi britanik, pas marrjes në pyetje, gjykata i kërkoi asaj të…
Author: tirana
Ish-deputeti Klevis Balliu teksa flet për lobimet në fushatë, bëri të ditur se kanë denoncuar një rast kur agjentura ruse po rindërton një shkollë në Kamëz. Sipas tij, kjo cenon sigurinë kombëtare dhe marrëdhëniet me aleatët, ndërsa theksoi se po vidhen paratë e qytetarëve. Me rëndësi sot është ku shkojnë lekët e qytetarëve dhe ditën e djeshme kemi denoncuar rindërtimin e një shkolle të fituar nga kompania e Deripaskës, kur për shkak të këtij njeriu ka hyrë në burg drejtori i fushatës së Donald Trump dhe ndërkohë që gjithë aleatët tanë, kanë përjashtuar dhe nuk lejojnë të hyjnë oligarkët e…
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku këtë të enjte zhvilloi një takim me pensionistët në Dibër. Balluku u komunikoi se 650 mijë pensionistë do të marrin këtë shtator bonusin tjetër prej 5 mijë lekësh të reja. Ajo theksoi edhe se të ardhurat prej taksës së jashtëzakonshme të energjisë do të shkojnë në vendin e duhur, duke shtuar se qeveria e ka fokusin te ky grup në nevojë. “Gjatë vitit të kaluar ne kemi indeksuar pensionet me 9.5% pavarësisht se inflacioni u konsiderua me 7%, qeveria e mori vendimin. Në fund të Shtatorit 2023 do ketë një indeksim të ri,…
Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së ka vendosur të thërrasë më datë 12 Maj 2023 mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme të Zakonshme 2023, që do të zhvillohet në ambientet e Shtëpisë së Futbollit në Tiranë. Asambleja e Përgjithshme është organi më i lartë legjislativ i Federatës Shqiptare të Futbollit dhe në bazë të statutit të miratuar nga anëtarët, asambleja e zakonshme thirret për zhvillimin e punimeve një herë në vit. Në të marrin pjesë të gjithë anëtarët e Federatës Shqiptare të Futbollit, të cilët janë njohur ndërkohë me materialet dhe çështjet që do të shqyrtohen në këtë mbledhje. Në Asamble do të…
Cristiano Ronaldo është në probleme nga një gjest. Incidenti i turpshëm ndaj tifozëve të Al Hilal në ndeshjen e fundit mund t’i kushtojë shumë futbollistit portugez në Arabinë Saudite. Një avokat i njohur është indinjuar nga veprimi i yllit të Al Nassr, i cili ka prekur organet gjenitale, teksa tifozët kundërshtarë thërrisnin emrin e Lionnel Messit. Nouf bin Ahmed që punon me Komisionin e Kombeve të Bashkuara për Ligjin e Tregtisë Ndërkombëtare ka depozituar një ankesë në Ministrinë Publikë dhe kërkon arrestimin e CR7.
Kryetari i komanduar i PD-së, Enklejd Alibeaj zhvilloi këtë të enjte një takim me strukturat në Kavajë. Alibeaj ka folur edhe për Sali Berishën, duke thënë se prej një viti e gjysmë ndodhen nën agresion prej tij. Alibeaj hodhi akuza ndaj Berishës, duke thënë se e gjithë kjo luftë brenda PD-së është bërë për hallin personal të Sali Berishës, që sipas tij nuk duhet ta kishte kaluar asnjëherë tek Partia Demokratike. “Prej një viti e gjysmë pa shkak, jo për fajin tonë, jo për një interes publik Partia Demokratike, ju të gjithë jeni ndodhur në një agresion. Në agresion jemi…
Fenomeni i TikTok-ut, reperin Cllevio emri i vërtetë Kleviol Ahmetaj, sërish do të jetë në masën e sigurisë “arrest shtëpie”. Ai u arrestua në aeroportin e Rinasit për llogari të policisë së Durrësit disa ditë më parë, i akuzuar për veprën penale të “Përndjekjes”. Arrestimi i Ahmetit erdhi pas një denoncimi të bërë nga Rigels Rajku, i njohur ndryshe si Noizy. Sipas Noizit, kërcënimet e Cllevios ndaj tij dhe familjarëve i shkaktonin pasiguri dhe ankth. Pas arrestimit të tij sapo mbërriti në Rinas, pas një udhëtimi, Noizy dhe në përgjigje të reagimeve të shumta në rrjetet sociale njoftoi se do…
Deputetja e PD-së Jorida Tabaku ka reaguar pas vendimit të qeverisë për rritjen e pagave për sektorin publik. Tabaku ngre shqetësimin se kush do ta paguajë faturën, duke iu përgjigjur se barra do të bjerë mbi shqiptarët. Po ashtu, Tabaku u shpreh përmes një postimi në facebook, se Shqipëria renditet e fundit në rajon për pagën minimale e mesatare, për të ardhurat për frymë e për shumë tregues të tjerë. “Ditën e sotme qeveria lajmëroi se do të rrisë pagat për sektorin publik. Një nismë shumë e vonuar duke pasur parasysh se konkurrenca e sektorit publik ka qenë e ulët…
Në Mirditë vijon me intensitet puna për rehabilitimin e plotë të spitalit, ku janë drejt përfundimit shërbimet e Kirurgjisë dhe Radiologjisë. Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale momente nga puna për rehabilitimin e spitalit. “Pas ndërtimit të spitalit të Laçit, maternitetit dhe investimit që do të ketë këtë vit korpusi qendror i spitalit të Lezhës, me rindërtimin e spitalit të Mirditës, plotësohen investimet spitalore në qarkun e Lezhës”, tha Rama. Rikonstruksioni i spitalit të Lezhës do përmirësojë radikalisht shërbimet e urgjencës, patologjisë, pediatrisë dhe një seri shërbimesh që janë brenda korpusit qendror të këtij spitali, ndërkohë që me përfundimin…
Këtë të enjte, përfaqësuesi i koalicionit Berisha-Meta, Altin Kaziaj ka kërkuar që të merren masa për ndryshimin e vendndodhjes së 6 qendrave të votimit në Tiranë dhe 1 në Bulqizë. Në mbledhjen e KQZ, sekretari i përgjithshëm tha se ishin vendosur në ambientet e policisë bashkiake ndaj e cilësojnë të papranueshme dhe kërkojnë të vihen në një tjetër ambient. “Habitem si sekretari i përgjithshëm cilëson faktin që autorizojmë ndryshimin e qendrës së votimit ndërsa ligjvënësi thotë vendndodhja s’mund të ndryshojë në 40 ditëve të fundit përveç rasteve kur për shkak të forcave madhore mund të ndryshojë. A mund të dimë…
Në 8 vitet e fundit, Tirana ka pësuar një transformim rrënjësor përsa i përket institucioneve të arsimit publik. Infrastruktura e shkollave, ku mëson gjenerata e re e qytetarëve të Tiranës ka ndryshuar si asnjëherë tjetër në historinë e qytetit tonë.Në këto vite janë ndërtuar 40 shkolla të reja, të cilat mbajnë firmën e arkitektëve më në zë të botës, si Stefano Boeri. Ndërkohë që, 36 shkolla ekzistuese i janë nënshtruar rikonstruksionit të plotë.Shkollat e reja, plot dritë, hapësirë dhe standarde evropiane janë ndërtuar me klasa të mëdha, salla të mirëpajisura bibliotekash, palestra e fusha sportive, laboratorë informatike, fizike, biologjie, pa…
Kandidati i PS për Tiranën, Erion Veliaj u takua me banorë të Njësisë 7, kryesisht të zonës së ish Fushës së Aviacionit, me të cilët mbolli edhe disa pemë në vijim të fushatës së gjelbër drejt 14 Majit. Gjatë ecjes në këtë lagje të re, e cila është kthyer në një tjetër pol të rëndësishëm të kryeqytetit, Veliaj mori prej banorëve inkurajimin për të ecur përpara me investime që e kanë transformuar zonën e tyre, duke rritur cilësinë e shërbimeve dhe jetesës. Veliaj tha se prej ndërhyrjeve të Bashkisë së Tiranës, vlera e pronës në zonë është rritur me të…