Author: tirana

Një 61 vjeçar ka ndërruar jetë teksa drejtonte mjetin tip taksi. Policia njofton se 61 vjeçari ka humbur ndjenjat teksa po drejtonte mjetin tip taksi. Dyshohet se ka ndërruar jetë nga shkaqe natyrale. Njoftimi i policisë: Më datë 20.04.2023, rreth orës 16:15, te mbikalimi te Kthesa e Kamzës, shtetasi A. Z., 61 vjeç, duke drejtuar mjetin tip taksi ka humbur ndjenjat. Stafi i ambulancës ka konfirmuar se ka ndërruar jetë dhe paraprakisht dyshohet për vdekje natyrale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Read More

Ashtu siç ishte premtuar, qeveria shqiptare miratoi rritjen e pagave për disa sektorë, konkretisht në shëndetësi, arsim dhe në fushën e sigurisë. Lajmin e njoftoi ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj në një dalje për mediat mëngjesin e sotëm menjëherë pas mbledhjes së qeverisë. Nderkohe, kryeministri Edi Rama ka ndarë në një postim në Facebook rastin e mësuesit Adem Toska, paga e të cilit do të rritet nga 76, 160 lekë në 103, 200 lekë. Sipas kreut të qeverisë, paga përfshin elementë të tillë si pozicioni i punës, niveli arsimor, vjetërsia si edhe kualifikimi. Siç thekson Rama, rritja e pagave janë…

Read More

Pas përfundimit të punimeve në rrjetin e brendshëm të ujësjellësit, Bashkia Burrel ka nisur punën për asfaltimin e të gjitha rrugëve të qytetit, madje janë disa rrugë mes lagjeve që do të asfaltohen për herë të parë. Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku bashkë me kryetarin e bashkisë Agron Malaj inspektuan punimet teksa u vlerësua cilësia dhe përkushtimi ndaj qytetarëve. “Banorët e Burrelit të duan, sa herë që ne ecim ata të përshëndesin. Për një kandidat që është kryetar bashkie, pra pas një mandati si kryetar bashkie dhe ka sërish këtë mbështetje, besoj duhet të jetë shumë e rëndësishme. Vetëm lajme të mira…

Read More

Koalicioni “Bashkë Fitojmë” i është drejtuar Kolegjit Zgjedhor me kërkesë shfuqizimin e vendimit të KAS në lidhje me vendimin e marrë mbi fletët e votimit për zgjedhjet lokale të 14 majit. Koalicioni kërkon që përbri emrit “Bashkë Fitojmë” të vendosej si drejtues i koalicionit emri i ish-kryeministrit Sali Berisha, kërkesë që u hodh poshtë ditën e djeshme nga KAS, në vendimin e të cilit u bë i ditur se përbri emrit të koalicionit duhet të shkruhej emri i kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

Read More

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 181 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 169 lekë/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 181 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 169 lekë/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 75 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 63 lekë/litër për automjetet. Çmimi i gazoilit për peshkim është vendosur 87 lekë/litër. Çmimet e caktuara nga Bordi…

Read More

Vetëdorëzohet autori i dyshuar i ngjarjes së ndodhur dy ditë më parë në Tiranë, ku humbi jetën 20-vjeçari Stiven Toshkesi. Falë negociatave të vazhdueshme me familjarët, është vetëdorëzuar Aksel Hoxhaj. 18-vjeçari, në rrugën “Skënder Sallaku”, në bashkëpunim me shtetasin E. M., 18 vjeç, (arrestuar disa orë pas ngjarjes), kanë goditur me thikë Toshkesin, i cili si pasojë ka ndërruar jetë.

Read More

Nga periudha 20 prill deri më 31 dhjetor 2023, shtetasit nga Arabia Saudite, Bahrein, Katar, Oman dhe Tailandë mund të hyjnë pa vizë turistike në territorin e Republikës së Shqipërisë, por vetëm me pasaportë. Ky vendim u mor në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave. Vendimi i plotë: Vendim për një ndryshim në vendimin nr.858, datë 29.12.2021, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e kritereve, të procedurave e të dokumentacionit për hyrjen, qëndrimin dhe trajtimin e të huajve në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar. Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 6 e 29, të ligjit…

Read More

Një 38-vjeçare shqiptare është gjetur e vrarë pasditen e djeshme një qytezë të Pavias në Itali. Anila Ruçi u gjet e pajetë e goditur me thikë në qafë në derën e pasme të banesës së saj. Alarmin e dha estetistja e saj ku kishte planifikuar një orar, por nuk u paraqit në kohë ndërsa nuk u përgjigjej thirrjeve në telefon. Me mbërritjen në vendin e ngjarjes, policia gjeti të plagosur rëndë edhe një tjetër shqiptar të identifikuar si Osman Bilyhu. 38-vjeçarin, viktima që jetonte e vetme dhe që punonte si kujdestare për të moshuar e kishte prezantuar verën e kaluar…

Read More

Raketa më e fuqishme Starship u nis drejt orbitës së Tokës të enjten në një fluturim testues. Megjithatë, në momentin kur hyri në orbitë shpërtheu faza e parë e raketës apo përforcuesi me emrin Super Heavy. Kjo bëri që dy pjesët të përplaseshin dhe më pas të shpërthenin gjatë rënies në Tokë. Starship ishte raketa më e lartë e ndërtuar ndonjëherë, me një madhësi sa një ndërtesë 40-katëshe, dhe objektivi kryesor, sipas stafit, ishte vetëm heqja e saj nga platforma e lëshimit.

Read More

Tirana ka nivelin më të lartë të dembelizmit në raport me qytetet e tjera. 42% e kryeqytetasve, nuk janë në marrëdhënie pune, por as nuk po kërkojnë për t’u punësuar. Raporti i publikuar nga Instituti i Statistikave, i cili ka marrë në analizë 3 muajt e fundit të 2022-shit, tregon se kryeqyteti renditet për herë të parë në krye të listët për popullsinë jo aktive, duke lënë pas Lezhën, qytet që për shumë vite ishte i pari. Më pas vjen Dibra dhe Vlora të cilat kanë po ashtu përqindjen më të lartë të popullsisë jo aktive në tregun e punës…

Read More

Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj do të kurorëzojnë historinë e tyre të dashurisë në “Lago di Como” të Italisë. Në këtë ceremoni nuk do të mungojnë familjarët, por edhe personazhe publikë që do të udhëtojnë nga Shqipëria drejt Comos. Sa i takon këngëtarëve, Kryefjala.com mëson se çifti ia ka besuar artistëve si Anxhela Peristeri, Bruno, Klajdi e Yll Limani. Kujtojmë gjithashtu që Arbana dhe Edi janë prindër të dy fëmijëve, Diellit dhe Zoit, por nuk duhet të harrojmë edhe Jonin djalin e madh të Arbanës që ajo ka nga martesa e saj e parë.

Read More

Ilir Meta ka publikuar një foto me kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Beratit, Zija Ismaili, ku shkruan se pas 14 majit, Berati do të jetë i UNESCO-s, dhe jo i betonit të Rilindjes, që ka shëmtuar qendrën e këtij qyteti. “Berati në 14 Maj do të votojë numrin 1 për Kryetar Bashkie, doktor Zija Ismailin. Sepse Berati e meriton të jetë qyteti numër 1 i kulturës , i trashëgimisë dhe i zhvillimit. Berati do të votojë gjithashtu numrin 1 tek fleta e votimit për Këshillin Bashkiak, për këtë ekip të mrekullueshëm këshilltarësh që vijnë nga eksperienca dhe…

Read More