Author: tirana

Besimtarët myslimanë festojnë sot festën e Fitër Bajramit. Qindra besimtarë kanë marrë pjesë në faljen e namazit të Fitër Bajramit në qytetin e Durrësit. Kremtimi i kësaj dite në qytetin bregdetar ka nisur në 6:40 të mëngjesit, kur qindra besimtarë myslimanë falin namazin, ndërsa kanë shkëmbyer mesazhe paqeje mes njërit-tjetrit, duke uruar mbarësi dhe begati për të gjithë besimtarët shqiptarë.

Read More

Myslimanët kudo në botë festojnë sot fillimin e Fitër Bajramit, një festë që shënon fundin e muajit të shenjtë të agjërimit mysliman të Ramazanit. Arabia Saudite, shtëpia e vendeve më të shenjta të Islamit, Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahreini dhe Katari festojnë gjithashtu sot Fitër Bajramin. Fillimi dhe fundi i muajve islamë përcaktohen nga dukshmëria hënore, shfaqja e gjysmëhënës së re. Fitër Bajrami treditor, një nga dy festat kryesore të Islamit, zakonisht shënohet me lutje të veçanta në mëngjes, tubime shoqërore dhe biskota të mbushura me hurma ose arra.

Read More

Besimtarët myslimanë në Kosovë po festojnë ditën e parë të Fiter Bajramit. Manifestimi qendror për këtë festë në vend u mbajt në Xhaminë e Madhe në Prishtinë ndërsa u përcollën mesazhe paqeje, për angazhim në të mirë të Republikës dhe thirrje për të mos braktisur vendin. Ne mesazhin e tij pas faljes së Bajramit të Madh, Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, tha se Bajrami i Madh sjellë gëzim e lumturi në shpirtin dhe zemrën e besimtarit pas një muaj agjërimi në Ramazan. “Festa e Fitër Bajramit bart në vete gëzimin, harenë, lumturinë dhe çiltërsinë në shpirtin dhe zemrën e besimtarit.…

Read More

Presidenti Joe Biden pritet të shpallë zyrtarisht vendimin e tij për të kandiduar në zgjedhjet presidenciale të vitit 2024 javën e ardhshme, thanë të enjten tre persona të informuar mbi diskutimet lidhur me këtë çështje. Biden e ka përsëritur shpesh synimin e tij për të kandiduar për një mandat të dytë, por këshilltarët e tij thonë se ai nuk e shihte si të nevojshëm fillimin e fushatës më herët sepse ai nuk përballet me kundërshtarë të fortë në përpjekjen për të siguruar emërimin e partisë demokrate

Read More

Moti këtë të premte do të jetë i dominuar nga kushte të qëndrueshme atmosferike. Në orët e parë të ditës, në ultërsirën perëndimore pritet të ketë mbizotërim të kthjellimeve. Ndërsa kalime vranësirash priten në zonat malore. Pritet që vranësirat të bëhen më të dukshme në pjesën e dytë të ditës duke u fokusuar më shumë në zonat malore ku pritet të ketë edhe reshje të pakta shiu, në zonat lindore. Temperaturat e ajrit do të mbeten kostante në mëngjes, POR do të vijojnë në mesditë duke u luhatur nga 4°C deri në 25°C.

Read More

Dashi Të premten do të jetë thelbësore, do të ndjeni nevojën për të pasur pranë vetes të dashurin tuaj. Për sa i përket punës, bëni më të mirën edhe sepse së shpejti do të vijë një mundësi vërtet e rëndësishme. Demi Të premten nga pikëpamja e dashurisë duhet të bëni një hap prapa dhe të përqendroheni pak më shumë tek vetja. Për sa i përket punës, duhet të qëndroni gjithmonë në rrugën e duhur, sepse lajmet janë afër. Binjakët Në këtë periudhë mund të gjeni sërish dashurinë ndaj shijojini këto ditë plot energji dhe dëshirë për të bërë. Në punë,…

Read More

Pas një muaji të bekuar të Ramazanit, sot besimtarët myslimanë kudo në botë festojnë Fiter Bajramin. Me rastin e kësaj ditë shumë të rëndësishme në kalendarin fetar mysliman, mijëra besimtarë shqiptarë, kryen faljen e namazit në orën 06:40 në “Sheshin Skënderbej”, Tiranë nën drejtimin e Kryetarit të KMSH, Bujar Spahiu. Ndërkohë bashkia e Tiranë mundësoi gjatë orëve të mëngjesit parkimin falas për të gjithë besimtarët myslimanë.

Read More

Një gjykatës amerikan ka dënuar me 15 vjet burg infermieren e presidentit të ndjerë të Venezuelës Hugo Chavez. Claudia Díaz, të cilën Chavez e quajti si arkëtarja kombëtare e Venezuelës, është e fundit në një seri ish-zyrtarësh të lartë venezuelas që burgosen në SHBA. Diaz dhe bashkëshorti i saj ishin shpallur fajtorë për pastrimin e miliona dollarëve që kishin marrë si ryshfet nga një manjat mediatik venezuelian. Ata të dy i kishin mohuar akuzat dhe kishin refuzuar një marrëveshje për pranimin e fajësisë. Claudia Díaz dhe bashkëshorti i saj, Adrián Velásquez, u arrestuan në vitin 2018 në Spanjë, ku jetonin…

Read More

Gramoz Ruçi, një nga figurat kryesore të Partisë Socialiste, kolonë dhe institucion për strukturat drejtuese socialiste u shfaq ditën e djeshme sërish mes njerëzve të politikës. Bashkë me shumë ish kolegë të tij politikanë, ai mori dje pjesë në Iftarine shtruar nga Kryeministri Rama në Pallatin e Kongreseve. Sikurse mund të shihni dhe nga këto foto të sigurruara nga tirananews, Ruçi ishte në një tavolinë me Sekretarin e Përgjithshëm të PS Damian Gjiknuri, deputeten Blerina Gjylameti dhe socialistin e vjetër Musa Ulqini. Largimi nga politika Ruçi do të dorëhiqej nga politika menjëherë pas fitores së zgjedhjeve nga PS dy vite…

Read More

Numri i punonjësve të huaj në sipërmarrjet e Durrësit po rritet çdo vit, por me prurjet e reja po shtohen edhe shqetësimet mbi resepektim e të drejtave të tyre dhe frika se vendi po përdoret si një stacion i përkohshëm për të emigruar drejt Europës. Nga Vali Qyrfyçi Në javën e fundit të gushtit, ndërsa sezoni turistik po mbyllte siparin, dy gra të reja nga Nepali, Lulu dhe Tutu, mbërritën në Durrës për të filluar punë si sanitare në një hotel në zonën e plazhit të njohur si Shkëmbi i Kavajës. Por pa mbushur vitin në punë dhe pa njoftuar…

Read More