Author: tirana

Gjatë një vizite në Xhaminë Kubelie në qytetin e Kavajës, Presidenti Bajram Begaj përcolli urimin për të gjithë besimtarët myslimanë me rastin e Fitër Bajramit. “Uroj të gjithë besimtarët myslimanë dhe të gjithë shqiptarët ku jetojnë e punojnë gëzuar Festën e Fiter Bajramit! Uroj nga zemra që agjërimi i muajit të Ramazanit ka përmbushur qëllimin e shprehjes së devocionit të besimtarëve përmes sakrificës! Sakrifica në emër të besimit shpresoj të jetë shtysë për ne, për të bërë vepra të mira, për familjen, për shoqërinë dhe për kombin”, u shpreh Presidenti. Në fakt, theksoi Begaj, kjo festë e Fiter Bajramit ka…

Read More

Delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë uroi sot besimtarët myslimanë me rastin e festës së Fiter Bajramit. “Gëzuar Fitër Bajramin të gjithë besimtarëve muslimanë në Shqipëri! Uroj që kjo ditë e shenjtë t’ju sjellë gëzim, lumturi, paqe dhe prosperitet,” uroi ambasadorja e BE-së Christiane Hohmann. Pas 30 ditëve agjerim besimtarët myslimanë festojnë sot Fitër Bajramin.

Read More

Presidentja Vjosa Osmani uroi sot të gjithë besimtarët myslimanë për festën e Fitër Bajramit dhe që kjo ditë të kalojë me atmosferë dashurie, shprese, solidariteti e humanizmi. Osmani tha se kjo festë që shënon përfundimin e muajit të shenjtë të Ramazanit, karakterizohet me solidaritetin njerëzor, një trashëgimi e bartur ndër breza. Urimi Të dashur qytetarë, Uroj që Fitër Bajrami të kalojë në atmosferë dashurie, shprese, solidariteti e humanizmi. Kjo festë që shënon përfundimin e muajit të shenjtë të Ramazanit, karakterizohet me solidaritet ndërnjerëzor, një trashëgimi e jona e bartur ndër breza. Le të shërbejë kjo ditë feste për të qenë…

Read More

Kolegji Zgjedhor do të shqyrtojë ditën e sotme në dy seanca të veçantë ankimet e koalicionit Berisha-Meta për fletën e votimit. Koalicioni opozitar kërkon heqjen e logove të partive politike nga fleta e votimit dhe zëvendësimin e emrit të Ilir Metës si kryetar i koalicionit me emrin e Sali Berishës. Në orën 17:30 trupa gjykuese e përbërë nga Edlira Petri (Relatore) dhe anëtarët Manjola Xhaxho, Esmeralda Xhili, Emona Muçi dhe Alma Kolgjoka do të mblidhen për të shqyrtuar në seancë kërkesën e ‘Berisha-Meta për të hequr Logon e Partive dhe/ose të Koalicioneve, nga përmbajtja e fletës së votimit për Kandidatët…

Read More

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi uron të gjithë besimtarët myslimanë për ditën e Bajramit, ndërsa njofton rritjen e pagave për pedagogët. Ministrja bën të ditur se dje, pas mbledhjes se qeverisë, përpara zbardhjes së vendimeve, ka patur një diskutim të gjatë veçanërisht për pagat e pedagogëve, dhe u arrit të mundësohet që rritja që fillimisht ishte planifikuar për vitin e ardhshëm, të realizohet që këtë vit dhe efektet e saj të fillojnë menjëherë që në datën 1 prill. Pra, që në datën 1 prill 2023, kufiri minimal i pagave të pedagogëve është rritur me 20%, dhe që mbulohet drejtpërdrejt nga…

Read More

Me rastin e muajit të bekuar të Ramazanit, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj uroi të gjithë besimtarët gëzuar Fitër Bajramin. Veliaj tha se sot Tirana është më e bashkuar se kurrë, me dëshirën që fryma e bashkëpunimit dhe shërbesës të vijojë edhe pas muajit të Ramazanit. “Sot Tirana është më e bashkuar! Kur mendoj se kemi kaluar disa sfida të paimagjinueshme, siç ka qenë tërmeti, pandemia, ne nuk do ia kishim dalë nëse nuk do e ndanim këtë barrë. E kemi ndarë me xhamitë e Tiranës, me komunitetet e besimit, me ata që kanë ofruar një pjatë supë,…

Read More

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka uruar sot Fiter Bajramin për të gjithë besimtarët myslimanë. Meta ka ndarë një foto me imamin Ilir Curri dhe uron besimtarët që kanë agjëruar që Zoti tua pranojë sakrificën dhe lutjet e tyre.“Kënaqësi e veçantë ta nisja këtë ditë Fitër Bajrami, sot me imamin, z. Ilir Curri. Zoti ua pranoftë të gjithë besimtarëve myslimanë agjërimin dhe lutjet e tyre përgjatë Muajit të Bekuar të Ramazanit! Gëzuar të gjithë shqiptarëve këtë ditë të bekuar“.

Read More

Besimtarët myslimanë festojnë sot Fiter Bajramin. Mëngjesin e sotëm pas 30 ditëve agjerim në muajin e shenjtë të Ramazanit, besimtarët myslimanë shqiptare falën namazin në “Sheshin Skënderbej”. Kryeministri Edi Rama uroi të gjithë besimtarët myslimanë duke publikuar edhe një foto të xhamisë. “Gëzuar Fiter Bajramin”, uroi Rama.

Read More

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, ka bërë thirrje të enjten për armëpushim treditor në Sudan, në ditët kur shënohet Festa e Bajramit. Ai ka thënë se gjatë këtyre ditëve, civilët e bllokuar do të mund të marrin trajtim mjekësor dhe të furnizohen me ushqime e produkte tjera të domosdoshme. Guterres nuk e ka specifikuar kur duhet të nisë armëpushimi. Festa e Bajramit shënohet në Sudan prej të premtes. Prej nisjes së luftimeve mes trupave sudaneze dhe forcës paraushtarake, të shtunën, ai ka thënë se operacionet humanitare janë bërë “virtualisht të pamundshme” dhe se makinat për ndihmë…

Read More

Besimtarët myslimanë kanë falur namazin në sheshin Skënderbej. Kryebashkiaku Erion Veliaj ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë për festën e Fitër Bajramit duke e shoqëruar urimin e tij me një video me dron ku shihen pamje nga lart të sheshit kryesor të qytetit që është i tejmbushur me besimtarë. “Gëzuar Fitër Bajramin nga Tirana”-shkruan Veliaj.

Read More

Në Bulqizë pas përfundimit të muajit të madhërueshëm të Ramazani qindra besimtarë e besimtare myslimane të rrethit të Bulqizës, mëngjesin e sotëm kanë kryer ritin e faljes së Fiter Bajramit. Riti i faljes u drejtua nga Myftiu i xhamisë së Bulqizës Sejdin Strazim. Në fjalën e tij Strazimiri shprehu se sot është dita në të cilën festojmë, por që të jesh i mirë nuk është vetëm agjërimi por të bësh mirësi gjithë vitin. Ai bëri thirrje edhe rinisë që të t’i kthehen besimit, të kujdesen për prindërit e tyre dhe t’i kthehen vatanit, dhe mos ta kërkojnë pasurinë për një…

Read More