Këshilli i Ministrave ka ngritur një Task-Forcë të posaçme për monitorimin e veprimtarisë, sjelljes apo përdorimit të burimeve njerëzore, financiare dhe logjistike të administratës shtetërore, gjatë procesit zgjedhor për zgjedhjet vendore për vitin 2023. Synimi është nxitja e paanshmërisë dhe trajtimit të barabartë të kandidatëve e partive politike në marrëdhëniet me administratën shtetërore dhe burimet e saj, për krijimin e kushteve të drejta e të barabarta për të gjithë kandidatët dhe partitë politike në procesin elektoral, si dhe për mospërdorimin e fondeve dhe burimeve publike për qëllime partiake. Referuar vendimit, punonjësit të administratës shtetërore, gjatë periudhës së procesit zgjedhor, i…
Author: tirana
Partia e Serbëve të Kosovës ka njoftuar se nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet lokale të 23 prillit, në veri të Kosovës. Lajmin e ka bërë të ditur, kryetari i kësaj partie, Aleksandar Jabllanoviq. Në një konferencë të jashtëzakonshme për media, ai ka thënë se vendimi për tërheqje është marrë nga kryesia e partisë. Sipas tij, partia e tij po tërhiqet, sepse nuk ka kushte adekuate për mbajtje të zgjedhjeve, si dhe është ankuar për mënyrën se si do të mbahen ato, duke përmendur faktin se do të mbahen në kontejnerë dhe se siguria do të garantohet nga Policia…
Një bandë e krimit në Britani është zbuluar së fundmi,e cila drejtohej nga dy shqiptarë nga Burreli. E cilësuar si një ndër bandat më të mëdha të kapura ndonjëherë, ky grup përbëhej nga pesë anëtarë kryesorë të cilët transportonin drogëra të ndryshme. Vlera e “perandorisë” së tyre të kanabisit ishte rreth 3.8 milion dollarësh, e cila shpërndahej në 14 shtëpi të ndryshme në Leicester dhe një në Nottingham. Dy vëllezërit shqiptarë, Besmir dhe Gazmend Kortoci, drejtuesit e bandës përdorën agjentët e pronave për të fshehur fermat e tyre të kanabisit, si prona të ligjshme me qira. Dy vëllezërit së bashku…
Drejtuesi politik i qarkut Fier, Taulant Balla kërkon nga SPAK që të hetojë shpenzimet për koncertet e fushatës së koalicionit “Bashkë Fitojmë”. “Me Armando Subashi zhvilluam një takim me banorë të lagjes Grecalli, ku folëm për të gjitha punët që ne do të vijojmë të bëjmë në këtë bashki. Zgjedhjet e 14 Majit janë mundësia e secilit prej nesh për të zgjedhur nëse duam të vazhdojmë të ecim përpara me Edi Ramën, apo të kthehemi mbrapa me Sali Berishën dhe Ilir Metën. Partia Socialiste ka vendosur që në këtë fushatë një pjesë të fondeve që na jep KQZ t’ua dhurojmë bashkive duke mbjellë…
Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar mbrëmjen e kësaj të enjte në Kurbin. Nga të dhënat paraprake bëhet me dije se një person ka qëlluar me armë fasadën e një dyqani në fshatin Gjormë. Policia ka mundur të identifikojë autorin e ngjarjes, sakaq nga të shtënat fatmirësisht nuk ka viktima por vetëm dëme materiale.
Një 24-vjeçar është shpallur në kërkim nga policia në Karolinën e Veriut, pasi akuzohet se ka plagosur me armë zjarri një vajzë 6 vjeçe dhe babanë e saj, pasi topi i tyre kishte rënë në oborrin e autorit të dyshuar. Robert Louis Singletary përballet me akuzën “vrasje në tentativë”. I dyshuari është i njohur për policinë, pasi dyshohet se në muajin dhjetor ka sulmuar ish-të dashurën e tij.
Të tjera detaje kanë dalë në lidhje me aksidentin e një ditë më parë në Poliçan, ku një preson humbi jetën dhe tre të tjerë u plagosën. Sipas policisë, automjeti tip Alfa Romeo që drejtohej nga 15-vjeçari Françesko Zylyftari, pasi ka humbur kontrollin ka rrëshqitur fillimisht në asfaltin e rrugës së sipërme të fshatit, më pas ka rënë fillimisht në asfaltin e rrugës së poshtme të fshatit dhe ka përfunduar në oborrin e një banese të zonës. Sipas policisë, në zonë nuk ka pasur shenja frenimi, gjë që të bën të mendosh se adoleshenti nuk ka mundur të frenojë dhe…
Është dhënë sot vendimi për apelimin e Juventusin për dënimin me 15 pikë. Klubi bardhezi ishte dënuar me -15 pikë në Serie A për shkak të një problemi me plusvalencat. Por klubi e apeloi vendimin dhe sot gjithçka ka ndryshuar. Gjykata e Apelit vendosi që dënimi me -15 pikë të hiqet dhe Juventus kështu i rikthehen pikët me të cilët u dënua. “Zonja” shkon në vend të tretë me 59 pikë duke lënë jashtë zonës Champions Milanin dhe Interin.
Kompania celulare ONE Albania vazhdon të lërë qytetarët pa shërbim, edhe përse kanë kaluar ditë qëkur njoftoi përfundimin “me sukses” të procesit të unifikimit me Albtelekom. Pavarësisht reklamave për shërbim cilësor, duket se abonentët e ONE Albania nuk po gjejnë rehat. Në kushtet kur numri i shërbimit “123” nuk funksionon dhe në dyqanet fizike nuk gjejnë zgjidhje, pasi mungesa e shërbimit buron diku tjetër, qytetarët kanë zgjedhur të demaskojnë faqen zyrtare në internet të ONE Albania. Nga një vëzhgim i thjeshtë në rrjetin social Facebook, por jo vetëm, bie në sy se 99% e komenteve janë negative dhe akuzojnë kompaninë…
Dikur kundërshtarë, sot miq, Noizy dhe Stresi do të vijnë me një bashkëpunim. Ka qenë vetë reperi, Noizy (Rigels Rajku), ai i cili ka bërë publik lajmin. Në një bisedë virtuale me ndjekësit e tij në Instagram, Noizy para disa javësh tha me shaka lidhur me mungesën e Stresit në album se “Stresi ka qenë në burg”, duke iu referuar eksperiencës disamujore të kolegut të tij brenda “Big Brother Vip Kosova”. Por, ditën e djeshme, ai ka zbuluar në mediat sociale se këngën e kanë gati. Dy artistët kanë publikuar një video të shkurtër nga studio duke treguar pak nga…
Sali Berisha prezantoi sot në një takim me qytetarët kandidatin e Memaliajt, Albert Malaj, ndërsa akuzoi kryeministrin Edi Rama se në gjithë këto vite nuk ka krijuar asnjë mundësi për qytetarët. “Kandidatin e tyre, as dega e PS nuk e voton, as socialistët nuk pyetën për të. Këta janë një sekt i rrezikshëm, të shkëputur tërësisht nga qytetarët. Miliarda euro janë pasuritë publike të vjedhjeve të tyre. Sot në Shqipëri janë 35% më pak qytetarë se 8 vite më parë. Edhe në Ukrainë që janë në luftë nuk janë shifrat e njëjta si në vendin tonë. Këtë vend të bekuar…
Në ndeshjen ndaj Al Hilal, Cristiano Ronaldo u përfshi në një incident me tifozët vendas, duke bërë edhe një gjest të turpshëm. Pas përfundimit të takimit, tifozët e Al Hilal po thërrisnin në kor emrin e Leo Mesit, teksa Ronaldo iu është kundërpërgjigjur në mënyrë vulgare. Prekja e pjesës intime ka shkaktuar polemika të shumta. Nouf bin Ahmed, një avokat në Komisionin e Kombeve të Bashkuara për të drejtën ndërkombëtare të tregtisë pranoi se do të bëjë kërkesë në Ministrinë Publike të Arabisë Saudite për të marra masa të rënda ndaj Ronaldos. “Sjellja e Cristianos është krim. Veprimi i pahijshëm…