Një aksident rrugor ka ndodhur këtë të enjte rreth orës 10:40 në rrugën Kashar-Rinas. Dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën, e për pasojë njëra prej tyre ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal. Burime bëjnë me dije se aksidenti ka ndodhur kur makina tip “Benz” ka goditur nga pas makinën tip “BMW”, e cila më pas ra në kanal.Për fat të mirë nga aksidenti, përpos dëmeve materiale nuk ka pasur të lënduar. Siç duket nga video e shpërndarë në media personat që po kalonin rastësisht në rrugë kanë ndaluar mjetet anës rrugës për të ndihmuar shoferin e makinës…
Author: tirana
Fjalëkalimet tona nuk janë 100% të sigurta dhe ekziston gjithmonë rreziku që ato të zbulohen nëpërmjet sulmeve të drejtpërdrejta ndaj llogarive ose shërbimeve online që ruajnë të dhënat e përdoruesve. Prandaj, është e nevojshme që të kontrolloni nëse fjalëkalimi juaj është vjedhur. “Have I Been Pwned” është një sajt i besuar i lançuar në vitin 2013 nga Troy Hunt, Drejtor Rajonal i Microsoft. Është një website mjaft i popullarizuar në botën e sigurisë kibernetike për zbulimin e ndërhyrjeve, vjedhjen e të dhënave dhe edukimin e profesionistëve të teknologjisë. Përdorimi i shërbimit është shumë i thjeshtë dhe plotësisht falas. Vizitoni faqen…
Në kuadër të zbatimit të projektit në Unazën e Madhe Loti 3, duke filluar nga dita e diel, datë 23.04.2023 ndryshon drejtimi i lëvizjes së mjeteve si më poshtë:Automjetet që vijnë nga Mbikalimi i Pallatit me Shigjeta, aksi kryesor, në drejtim të Astirit do të devijojnë majtas sipas sinjalistikës horizontale dhe vertikale.Automjetet që kanë destinacion Qendrën, Laprakën, Astirin do të marrin daljen e autostradës pa u futur në nënkalimin e Astirit.Automjetet që kanë destinacion Durrësin dhe Aeroportin do të vazhdojnë drejt përgjatë unazës Loti 3 duke vazhduar lëvizjen drejt.Automjetet që vijnë nga kryqëzimi i Astirit (rruga dytësore) në drejtim të…
Ditën e sotme, Vëllai i Madh i ka surprizuar banorët me letra higjienike në të gjithë shtëpinë, si në ambientet e brendshme ashtu edhe të jashtme. Përmes një zarfi u ka shpjeguar banorëve se ata duhet të ecin nëpër shtëpi pa prekur dhe pa prishur letrën. Nëse ndodh një gjë e tillë, atëherë në një vazo me gogla do të shkojnë të marrin një dënim. Në momentin që kryen dënimin, banori do vijojë sërish sfidën. Luizi ishte i pari banor që theu rregullat dhe preku letrat higjienike, vetëm pak minuta pasi lexoi zarfin, i cili sqaronte qartë që person i…
Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi të enjten më 20 prill 2023 të lërë në fuqi vendimin e shkallës së parë për konfiskimin e disa pasurive të zotëruara nga biznesmeni Ylli Ndroqi, të sekuestruarara në vitet 2020-2021 si të dyshuara se janë produkt i veprimtarive kriminale. Vendimi i formës së prerë u mor nga trupi gjykues i Gjykatës së Posaçme të Apelit, i kryesuar nga gjyqtari Dhimitër Lara dhe me anëtare gjyqtaret Nertina Kosova e Daniela Shirka. Në njoftimin e gjykatës sqarohet se pas shqyrtimit të ankimit të paraqitur nga Ndroqi kundër vendimit të…
Opozita ka sulmuar Bashkinë e Kukësit se po shpërndan ndihma tek qytetarët duke korruptuar kështu edhe votën e tyre. Por në fakt e vërteta është krejt ndryshe. Fakti është Shoqata Bamirëse e Ballkanit ka dhuruar 100 pako për familjet në nevojë me rastin e Fiter Bajramit. Siç lexohet edhe në shkresën e mëposhtme, Shoqata tregon se si procedon për shpërndarjen e këtyre pakove.
Një 41 vjeçar është arrestuar nga policia e Korçës. Bëhet fjalë për Kristo Çollakun, i cili ishte i shpallur në kërkim pasi gjykata e Elbasanit i kishte caktuar masën e sigurisë arrest me burg për veprën penale të shkeljes së fshehtësisë së votimit dhe korrupsionit aktiv në zgjedhje. Arrestimi i tij është kryer nga Forcat e Posaçme ‘Shqiponja’ në qendër të Bilishtit ndërsa është dërguar drejt Elbasanit për veprimet e mëtejshme të cilat u kryen nga komisariati i policisë së Elbasanit.
Përgjatë tremujorit të tretë Bankat kanë lehtësuar ndjeshëm kushtet shtrënguese për miratimin e kredive për individët, veçanërisht ato për blerje banesash. Sondazhi i sapo publikuar i Bankës së Shqipërisë mbi aktivitetin kreditues në vend zbardh se shkak i këtij lehtësimi ka qenë konkurrenca e fortë mes bankave veçanërisht për produktet e huave hiptekore. Ndërkaq, lehtësimi i standardeve u vërejt në të dyja kategoritë e qëllimit të përdorimit të kredisë, si në kreditë për blerjen e banesave, ashtu edhe në atë konsumatore. Faktorët kryesorë që mbështetën lehtësimin e standardeve të kreditimit për individët, sipas sondazhit, ishin trysnia e shtuar e konkurrencës…
Britania e Madhe është e gatshme të injorojë gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut për të arritur qëllimin e saj: miratimin e projektligjit e ri që synon ndalimin e emigrantëve të paligjshëm me gomone. Referuar mediave vendase, që citojnë burime të qeverisë, ministrisë së brendshme do t’i jepen kompetenca për të injoruar përpjekjet e gjyqtarëve evropianë për të ndaluar dëbimet e emigrantëve nga Britania e Madhe. Si pjesë e amendamentit, Sekretarja e Brendshme Suella Braverman pritet të fitojë fuqinë, në rrethana të caktuara, për të injoruar urdhrat e përkohshme nga gjykata, të njohura si urdhrat e Rregullit 39, që…
Mbrëmjen e kaluar, ‘Vëllai i madh” i dha një mision të fshehtë Kiarës. Duke qenë se në shtëpi po zhvillohej loja me tullumbace, Kiara kishte për detyrë të shponte tullumbacet e banorëve, por në fshehtësi, pa e parë askush. Ajo nuk e kreu me sukses misionin dhe ishte Luizi, ai që e zbuloi i pari. Mëngjesin e sotëm, kur po bënte rutinën e kujdesit të fytyrës me Jorin, ajo i tregoi asaj për misionin sekret. Kiara u shpreh se nuk e realizoi me sukses, madje dështoi në realizimin e misionit.
Truri i njeriut është një nga organet më komplekse. Ai përfshin rreth 100 trilion lidhje dhe 100 miliardë neurone. Teoria se truri ynë ka dy hemisfera dhe se në shumicën e njerëzve njëra është mbizotëruese mbi tjetrën, ka një histori të gjatë dhe është mbështetur nga shumë shkencëtarë. Sipas teorisë së mbizotërimit të hemisferës, ana e djathtë është më e fortë në sa vijon: •Njohja e fytyrës• Shprehja e emocioneve• Muzika• Njohja• Ngjyrat• Imazhet• Intuita• Kreativiteti Hemisfera e majtë dominon aftësitë e mëposhtme: • Gjuha• Logjika• Të menduarit kritik• Numrat• Arsyetimi
Në një postim në rrjetet sociale, kandidati i Partisë Socialiste për Bashkinë e Shkodrës, Benet Beci, ka falenderuar të gjithë mbështetësit e tij dhe u ka bërë atyre një kërkesë. Ai thotë se do t’i përgjigjet kujtdo që pyet dhe ngre çështje që i vlejnë qytetit, por nuk do t’i lë askujt hapësirë për të hedhur baltë mbi askënd, të përfshirë në këtë garë për qytetin. “Hapa rrjetet sociale sot në mëngjes… Dua të falenderoj secilin prej jush që gjen kohë për të më ndjekur e për të më mbështetur! Por kam dhe një kërkesë. Vite më parë, në fushata,…