Author: tirana

Efi Dhedhes ka folur për herë të parë për debatin që pati me Luizin dhe Kiarën në spektakël ku u duk qartë se marrëdhënia mes tyre është krisur. Shkak u bë fakti që Efi kishte thënë në dhomën e rrëfimit, “ik p*rdhu ti dhe kush të ka bërë”, koment që i referohej Luizit dhe këngëtarit nuk i pëlqeu aspak. Në një bisedë me Dean dhe Nitën, u shpreh se jashtë shtëpisë të gjithë nuk kursejnë fjalët e rënda kur janë me rëndë. Po ashtu Efi ka thënë se është e lënduar dhe shpesh herë ka qarë në dhomën e rrëfimit.…

Read More

Pasi drejtoi për një periudhë 14-mujore Forcën Tokësore, në detyrën e zëvendëskomandantit, gjeneral brigade Ferdinat Dimo është prezantuar sot në detyrën e re, atë të komandantit të Komandës Mbështetëse. I pranishëm në ceremoni, ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, në prani edhe të shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, gjeneral brigade Arben Kingji u shpreh se: Gjeneral brigade Ferdinant Dimo vjen në krye të Komandës Mbështetëse pas një karriere të gjatë ushtarake, në detyra të të gjitha niveleve dhe ofron një shembull të shkëlqyer të ushtarakut serioz, bashkëpunues dhe të respektuar. Për një periudhë 14 -mujore, gjeneral Dimo…

Read More

“Diplomacia e marrëdhënieve shqiptare”, është titulli që ka prezantuar profesori Paskal Milo si një analizë me fakte dhe informacione të marrëdhënieve mes dy vendeve. Autori, si dëshmitar i ngjarjeve, shpeshherë, por edhe si ish-ministër i Jashtëm i Shqipërisë ka rrëfyer edhe perceptimin e shoqërisë amerikane për shqiptarët që ishin personalitete aty, apo që kontribuonin për një marrëdhënie miqësore mes dy vendeve. Gjatë komunizmit, Shqipëria dhe Amerika ndalën shkëmbimet dhe dialogun, autori përcjell përmes kësaj vepre një histori të kontributit të shqiptarëve të Amerikës që ndërtuan themelet e marrëdhënies që nga ana diplomatike, përtej ndarjes disavjeçare rinisën po aq të mira…

Read More

Anëtari i Këshillit Bashkiak të Lezhës, dhe kandidat për një tjetër mandat, u vra në mes të fushatës elektorale. Ekzekutimi i 50-vjeçarit Ardian Nikulaj në lokalin e tij në Shëngjin teksa ishte duke konsumuar kafen, vijon të mbetet pa autor. Nga këqyrja e kamerave të sigurisë autorit mendohet të ketë ardhur nga Shkodra dhe duket lëvizur me një motor “Skuter”, kamufluar me skafandër dhe një jelek fosforishent, i ngjashëm me ato të policisë rrugore. Pasi kryen krimin ai largohet sërish qetësisht me motor, duke ndjekur të njëjtin itinerar përgjatë superstradës në drejtim të Shkodrës dhe në zonën e Gjadrit humbet…

Read More

Një ditë pas ekzekutimit të biznesmenit dhe politikanit Ardian Nikulaj në Shëngjin, në Drejtorinë e Policisë së Lezhës ka shkuar vetë Drejtori i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku. Grupi hetimor që po merret me këtë ngjarje mësohet se ka grumbulluar pamjet e sigurisë të dhjetëra bizneseve përgjatë rrugës Shkodër-Lezhë, për të zbardhur itinerarin që mund të ketë ndjekur autori që ekzekutoi me 7 plumba ish-kandidatin për deputet, brenda lokalit të tij në Shëngjin. Autori i cili ende është në kërkim ka ardhur me një motor, ka ndaluar para lokalit të Nikulajt që ndodhet në shëtitoren në hyrje të Shëngjinit dhe…

Read More

Dy vëllezër kanë marrë peng një person nga parkingu i një lokali në Kombinat duke e futur me forcë në automjet. Policia bën me dije se ata e kanë kërcënuar dhe më e pas e kanë dhunuar 47-vjeçarin me iniciale Gj.F. me pretendimin se ai u kishte borxh një shumë parash. Tashmë është vënë në pranga njëri nga vëllezërit ndërkohë që po vijon puna për kapjen e tjetrit. Njoftim: I hoqën lirinë një shtetasi, e kanosën dhe e dhunuan atë, për t’u dhënë një shumë parash, falë reagimit të menjëhershëm të Policisë, vihet në pranga 35-vjeçari dhe shpallet në kërkim…

Read More

Ekstradohet drejt Turqisë, i shumëkërkuari ndërkombëtarisht, për mashtrim të 391 000 qytetarëve, nëpërmjet kriptomonedhave, mashtrim me dëm ekonomik 2 miliardë dollarë, Faruk Ozer. Ai u kap më datë 30 gusht 2022, në Himarë, si rezultat i operacionit policor të koduar “Brain”, të zhvilluar nga Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan, në bashkëpunim me FAST Albania, DVP Vlorë dhe Interpol Tiranën. 29-vjeçari turk ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Lartë e Stambollit në vitin 2021, kishte lëshuar urdhër arresti ndaj tij, per veprat penale “Krijimi i organizatës kriminale” dhe “Mashtrimi me pasoja të rënda”.

Read More

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Belind Këlliçi një nga premtimet që jep është dhe ndërtimi i një nënkalimi në sheshin Skënderbej, i cili sipas tij do të shmangte trafikun në kryeqytet, si dhe do të lehtësonte qytetarët në lëvizjen e tyre. Gjatë prezantimit të planit urbanistik për këtë projekt, Këlliçi premtoi një rikonceptim të planit për parkingjet, si dhe tregoi mënyrën se si do të arrihet deri tek transporti publik falas. “Trafiku në Tiranë është një çështje e cila duhet zgjidhur me prioritet absolut, për të gjtha arsyet e përmendura më sipër. Por siç edhe të gjithë e dimë, ajo…

Read More

Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Endrit Braimllari është paraqitur në SPAK dhe është pyetur për çështjen e lobimit në SHBA. Pyetja pas ardhjes se letër porosisë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Braimallari është pyetur ne cilësinë e ish Sekretarit të Përgjithshëm të Lëvizjes Socialiste për Integrim. Shtatorin e vitit të kaluar Prokuroria e Posaçme në kuadër te hetimit nisur ndaj Ilir Metës nisi një letërporosi në SHBA ku kërkoi të dhëna nga departamenti FARA ku janë regjistruar kompanitë e lobimit në Departamentin e Drejtësë atje. SPAK ka vënë nën hetim ish-presidentin Ilir Meta pas kallzimit të ish-deputetit Halit Valteri…

Read More

Këshilli i Ministrave miratoi sot vendimin për rritjen me 50 mijë lekë të pagës për çdo mjek specialist, që punon në spitale dhe poliklinika në të gjithë vendin. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastriliu tha sot pas mbledhjes së qeverisë se “do të ketë gjithashtu rritje me 7% për mjekët e përgjithshëm dhe infermierët dhe teknikët e shkencave mjekësore në gjithë sistemin e kujdesit parësor e spitalor”. “Kemi rritur që nga pikënisja 63% mbështetjen për mjekët dhe infermierët. Me vendimin e qeverisë dhe reformës për rritjen e e pagave do të kemi rritjen historike për mjekët specialistë. Do…

Read More

Këshilli i Ministrave miratoi sot vendimin për rritjen e pagave të mësuesve, të cilat vitin e ardhshëm do të jenë nga 23-36% më shumë në varësi të përvojës dhe të gjitha kualifikimeve që ata kanë. Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi tha pas mbledhjes së qeverisë se “paga e një mësuesi të shkollave 9-vjeçare do të jetë 95 550, ndërsa për arsimin e mesëm të lartë do të jetë 106 800 lekë paga bruto”. Kushi theksoi se “janë 36 570 mësues në të gjithë Shqipërinë që do të përfitojnë nga kjo rritje e konsiderueshme”. “Ne e kemi nisur këtë…

Read More

Ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj ka ankimuar në Gjykatën e Lartë vendimin për kontrollin e vilës në Hamallaj. Ahmetaj është nën hetim nga SPAK-u për katër akuza të rënda, shpërdorim detyre, korrupsion, pastrim të parash dhe përftimit të paligjshëm të interesave. Mësohet se SPAK ka bashkuar dy procedime ndarjen e fraksionit për inceneratorin e Elbasanit ku po hetohet për shpërdorim detyre dhe korrupsion dhe pastrim parash pas kallëzimit qe i është bërë për vilën në Hamallaj. Gjatë kontrollit tek vila në zonën e Hamallajt, u sekuestruan 30 mijë euro dhe një sërë dokumentesh. Ndërkohë në shtëpinë e ish-bashkëshortes u sekuestruan vetëm disa…

Read More