Sot në emisionin “Live from Tirana” ishte i ftuar në studio Ardit Çuni. Këngëtari i njohur, ka qenë një personazh shumë i përfolur përgjatë vitit të fundit si shkak i pjesëmarrjes së tij në ‘Big Brother Vip Albania’ në edicionin e parë, më pas si konkurrent finalist në ‘Dancing with the Stars’ e së fundmi po e shohim në rolin e opinionistit në ‘Big Brother Fan Club’. Si e sheh Arditi lojën e banorëve brenda shtëpisë së “BBV”? Luizi është lojtari më i fortë i asaj shtëpie. Strategjia e tepërt e tij të shkëput nga emocioni real i tij. Krahasuar…
Author: tirana
Një 38 vjeçar i shpallur në kërkim një vit më parë për tentativë vrasje është vënë në prangat e policisë greke, me qëllim ekstradimi drejt vendi tonë. Sipas policisë mësohet se E.A. rreth një viti më parë tentoi të vriste një shtetas duke e goditur me thike dhe këtë të premte është vënë në pranga në Korfuz dhe arrestohet për t’u ekstraduar drejt vendit tonë. Si rezultat i këtij operacioni, është kapur në Korfuz, Greqi dhe është arrestuar përkohësisht, me qëllim ekstradimin drejt vendit tonë, shtetasi i shpallur në kërkim ndërkombëtar E. A., 38 vjeç, banues në Sarandë.
Miliarderi Elon Musk ka shënuar një tjetër dështim. Këtë herë bëhet fjalë për humbjen e 13 miliardë dollarëve për vetëm 24 orëve. Elon Musk u shfaq optimist në mesazhin e tij në rrjetet sociale vetëm pak minuta pasi puna disa mujore për dërgimin në hapësirë të raketës më të madhe të prodhuar ndonjëherë u hodh poshtë me shpërthimin e saj pak pas lëshimit. Sipas Forbes, vetëm brenda ditës së djeshme, Musk humbi më shumë se 13 miliardë dollarë. Kjo jo vetëm prej dështimit të raketës kostoja operative e çdo misioni hapësinorë llogaritet tek 2 milionë dollarët, e kësaj i shtohen…
E akuzuar shpesh për operacione plastike, Kylie Jenner ka thyer më në fund heshtjen. Teksa njerëzit mendojnë se bukuroshja ka kryer operacione sepse ka qenë e pasigurt me veten e saj, ajo ka deklaruar se ka qenë gjithmonë një vajzë me vetëbesim. Kylie ka pozuar për kopertinën e revistës “Home Girls”, ku ka dhënë dhe një intervistë në lidhje me këtë. “Mendoj se një keqkuptim të madh që njerëzit kanë me mua është se kam bërë kaq shumë operacione në fytyrën time dhe se isha një person i pasigurt, dhe në të vërtetë nuk isha!”, është shprehur ajo. “Kam bërë filler tek buzët dhe…
Luizi dhe Kiara kalojnë pjesën më të madhe të ditës në “Big Brother VIP” pranë njëri-tjetrit. Dyshja nuk i kursejnë momentet e ëmbla para kamerave, por as ato intime. Vetëm së fundmi Kiara dhe Luizi ishin shtrirë në krevat, teksa Luizi i ka thënë partneres: T’i haj këto unë ty (refruar të pasmeve) Kiara: Po haji o Luiz, po çfarë do të kesh pastaj? Në këtë moment Luizi e ka kafshuar në të pasme, teksa Kiara e ka ndjerë dhimbjen. “Vetë më the t’i haja”, i tha Luizi. Kiara: Jojo, nuk dua të m’i hash më.
Zëvendëskryeministri britanik, Dominic Raab, ka dhënë dorëheqje nga Qeveria të premten, pas një hetimi të pavarur, rreth ankesave se ai i ka ngacmuar kolegët. Humbja e zyrtarit të tretë të lartë, për shkak të sjelljes personale – në periudhë gjashtëmujore – do t’i dëmtojë përpjekjet e Sunakut për ta ringjallur Partinë Konservatore, dhe përbën një tjetër turpërim për të, pasi ai është zotuar për qeverisje me integritet. Raab ka dhënë dorëheqje përmes një letre nisur kryeministrit. “Unë e kam kërkuar hetimin, dhe jam zotuar se do të japë dorëheqje, nëse ka të dhëna për ngacmime nga ana ime”, është thënë…
Këngëtari Luiz Ejlli gjatë dy ditëve të fundit është distancuar nga partnerja e tij, Kiara Tito, me të cilën nisi një histori dashurie në BBV. Qëndrimi i ftohtë i këngëtarit ndaj Kiarës është vënë re edhe nga vetë moderatorja, e cila herë pas here e ka pyetur nëse ka ndonjë shqetësim por është përballur me “indiferentizmin e tij”. Por duket se pas kësaj, qëndron një rreng i Luiz Ejllit i cili po përgatit propozimin për martesë për Kiara Titon. Teksa ndodhej në dhomën e rrëfimit, ai ka lënë hapur mikrofonin dhe biseda e tij është dëgjuar në audio. Këngëtari deklaroi…
Kryetari i Komanduar i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj, këtë të premte ka qenë në Fier ku ka prezantuar kandidaten për Bashkinë e Fierit në zgjedhjet e 24 majit. Alibeaj ka thënë se Eriselda Zotaj Çelaj, është një fierake dhe demokrate, 24 karatëshe dhe kur këto të dyja kombinohen bashkë, Fieri mund të shohë larg, mund të shohë në 2030. Ndër të tjera ai është shprehur se është njohur me planin ambicioz të kandidates demokrate për Bashkinë e Fierit dhe kam mbetur i mrekulluar nga vizioni i saj Alibeaj në fjalën e tij para demokratëve në Fier është shprehur se kjo…
Sipas një studimi vajzat që kanë qenë beqare për periudha të gjata kohore, kanë një tjetër një nivel kënaqësie, nëse mund të themi lumturi të plotë. Arsyeja e saktë e lirisë së tyre emocionale është e vështirë të përcaktohet, por ekziston një ndjenjë e padiskutueshme, nëse jo e pamohueshme, e rehatisë së qetë që mungon disi tek vajzat apo gratë në marrëdhënie serioze romantike. Megjithëse arsyet e këtij fenomeni janë të paqarta, disa spekulime sugjerojnë disa mundësi. Ndoshta këto vajza janë aq rehat beqare, sa çdo gjë tjetër do të ishte e panatyrshme. Ose ndoshta kanë qenë në një lidhje…
Një aksident i rëndë është regjistruar pak minuta më parë në Durrës, në zonën e Shkozetit. Automjet me drejtues shtetasin Kejsi Korçuku ka përplasur një këmbësor. I lënduari është dërguar në spital dhe është në gjendje të rëndë për jetën. Policia është në vendin e ngjarjes dhe ka ndaluar drejtuesin e automjetit, i cili po merret në pyetje. Automjeti po lëvizte nga Shkozeti në drejtim të Durrësi, ndërsa i plagosuri ende i paindetifikuar i ka dalë papritur përpara.
Biznesmeni nga Lezha Ardian Nikulaj duket se i ruhej një atentati të mundshëm pasditen e 19 prillit, kur edhe u qëllua me 7 plumba dhe humbi jetën. Burime konfidenciale thonë se Nikulajt i janë bërë disa herë tentativa për ta eliminuar, dy nga të cilat viteve të fundit. Në vitin 2019, në Shëngjin do të përhapeshin zëra se në zonë kishte mbërritur një vrasës me pagesë, i cili ishte paguar për të ekzekutuar Nikulajn. Alarmi i ngritur bëri që atentati të mos finalizohet, pasi në atë kohë organet ligjzbatuese do të merrnin informacionet në kohë dhe autorët do të tërhiqeshin.…
Pak minuta më parë një aksident i rëndë ndodhi në aksin Korçë – Pogradec, në afërsi të fshatit Çiflig. Si pasojë e këtij aksidenti, fillimisht u raportua për dy të plagosur, ndërsa së fundmi bëhet me dije një 16 vjeçar që ka qenë pasagjer ka humbur jetën. Viktima është Rei Sherifi. Po ashtu i plagosur rëndë është edhe shoferi, i cili është vëllai i viktimës. I plagosuri është dërguar me urgjencë në spitalin e Korçës. Sipas informacioneve të para, makina me dy vëllezërit ka dalë nga rruga duke marrë përpara fillimisht barrierat anësore dhe më pas përfundon në kanal.