Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar këtë të premte Sali Berishën, duke vendosur që logot e partive dhe koalicioneve të qëndrojnë në fletën e votimit. Dy ditë më parë, Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve rrëzoi kërkesën e Sali Berishës për të qenë kryetar në fletën e votimit për zgjedhjet e 14 majit. Në vlerësimin e anëtarëve të KAS, fleta e votimit nuk mund të qëndrojë pa kryetar ndaj vendosi korrigjimin e vendimit të Komisionerit, duke shënuar përbri koalicionit, “Bashkë Fitojmë”, emrin e Ilir Metës. KAS refuzoi të pranonte edhe kërkesën tjetër të Berishës për heqjen e logove të partive nga fleta e…
Author: tirana
Ronaldo, tashmë është zhvendosur në Arabinë Saudite, dhe thashethemet për të e familjen e tij nuk kanë munguar. CR7 dhe Georgina po jetojnë pa polemika, megjithëse zakonisht qarkullojnë zëra për një krizë të mundshme. E fundit vjen nga televizioni portugez, ku thuhet se portugezi duket i lodhur nga bukuroshja e njohur. “Ronaldo nuk është i lumtur. Georgina e kalon ditën e ngecur në një qendër tregtare në Riad dhe kjo është një nga arsyet pse Cristiano ka filluar ta shohë këtë histori jo qesharake. Nuk bën asgjë përveçse shpenzon, shpenzon dhe shpenzon. Dhe më e keqja, ajo mendon se është…
Ervin Salianji, në një intervistë për “Top Talk”, shprehet se ish-kryetari i PD-së mund të rikthehet sërish në krye të partisë pas zgjedhjeve lokale. Duke e cilësuar Partinë Demokratike zyrtare, si PD-në e vulës, demokrati thotë se ka një privatizim të vulës nga 2-3 persona. “Ka një privatizim të PD-së së vulës. Do të jemi prapë këtu dhe do ta shohim si do të tretet bashkë me ish-kryetarin kur ai të kthehet në krye të asaj partie. Do të kthehet dhe do të tretet bashkë me ata. Është e qartë që do të ketë një proces në 15 maj, në…
Jennifer Young, ish-missi britanik, rrezikon 20 vite burg, pasi u arrestua në përpjekje për të kontrabanduar ketaminë, në aeroportin e Kankunit. Ketamina është një lloj droge halucinogjene dhe sipas mediave britanike, ish-missi, kishte fshehur në valixhen e saj një sasi prej 13.080 kilogram të kësaj droge, e cila arrinte vlerën e 250.000 paund. Edhe pse ish-missi ndodhet në burg prej disa muajsh, nëna e saj e mësoi vetëm pak javë më parë, pasi 33-vjeçarja e kishte gënjyer nënën e saj duke i thënë që ishte duke udhëtuar. Por së fundmi, nëna e saj Anxhela e mësoi të vërtetën, pasi vajza…
Efi pyeti Luizin, teksa qëndroni vetëm në verandë, se si ndihet tani që Kiara rrezikon të largohet nesër nga shtëpia e BBV. Luizi u shpreh se i intereson vetëm fitorja e tij dhe asgjë tjetër nuk i bën përshtypje, qoftë dhe largimi i Kiarës. Efi iu përgjigj se nëse vërtet nuk do t’i interesonte, nuk do ishte kthyer në një mosmirënjohës kundrejt saj.
Vetëm rreth gjysma e demokratëve mendojnë se presidenti Joe Biden duhet të kandidojë përsëri në vitin 2024, sipas një sondazhi të fundit, por një shumicë e konsiderueshme e tyre thonë se ka shumë gjasa ta mbështesin nëse ai bëhet kandidati demokrat. Sondazhi i agjencisë Associated Press dhe Qendrës Kërkimore për Marrëdhënie Publike, NORC tregon se 26% e të gjithë amerikanëve duan që zoti Biden të kandidojë sërish – një rritje e lehtë nga janari kur kjo shifër ishte 22%. 47 për qind e demokratëve thonë se duan që ai të kandidojë, një shifër që po ashtu ka shënuar rritje nga…
Pasuria e Elon Musk pësoi një goditje të rëndë duke rënë me 13 miliardë dollarë në vetëm 24 orë. Në të njëjtën ditë kur raketa Starship e SpaceX shpërtheu në ajër pas lëshimit, edhe kompania e tij, Tesla, e makinave elektrike raportoi të dhëna tejet zhgënjyese në tremujorin e parë. Aksionet e Tesla-s ranë me 9,75 për qind dhe fitimet me 20 për qind. Rënia që pësoi pasuria e Elon Musk ishte humbja më e madhe që ai ka pësuar gjatë këtij viti. Megjithatë, edhe pse ai tashmë ka 13 miliardë dollarë më pak, pasuria e tij neto llogaritet në…
Komisioni i Disiplinës ka reaguar në lidhje me dhunën midis lojtareve të Partizanit dhe Tiranës në derbin e kryeqytetit në basketboll. Komisioni ka marrë vendimin që klubi i Partizanit të ndëshkohet për shkak të mungesës së duhur të sigurisë. Gjithashtu janë dënuar edhe disa basketbolliste për shkak të sjelljeve të pahijshme, si sulme apo ofendime. VENDIMET: Më datë 20 prill 2023 u mblodh Komisioni i Disiplinës i FSHB-së nën drejtimin e Kryetarit, Z. Korab Llazani, si dhe me praninë e anëtarëve, Z. Elton Saliaga dhe Z. Gerald Osmani, për diskutim të problematikës së ndeshur pas përfundimit të ndeshjes Partizani vs…
Mesazhet e paqes këtë Fiter Bajram kanë ardhur dhe nga politika. Gjatë pritjes së Myftinisë në Elbasan, Sekretari i Përgjithshëm i PS shtrëngoi duart me përfaqësuesit e Partisë Demokratike zyrtare. Dy deputetët Zheni Gjergji dhe Qani Xhafa bashkë me kryetarin e PD Eugen Isaj dhe kandidatin për këshill bashkiakZamir Muzhaqi u përshëndetën me numrin dy të Partisë Socialiste duke dhënë mesazhe optimiste se zgjedhjet e 14 majit në Elbasan do të kalojnë pa probleme. Të pranishme në pritjen e organizuar nga Myftinia ishin dhe mediat lokale.
Liberalizimi i vizave që u miratua për Kosovën, vlen vetëm për poseduesit e pasaportës së Kosovës, por jo edhe për ata shtetas të Kosovës që kanë pasaporta të lëshuara nga autoritetet serbe, konfirmuan zyrtarë të Komisionit Evropian. Zëdhënësja Anita Hipper tha në një deklaratë me shkrim për Radion Evropa e Lirë se “regjimi i vizave do të mbetet i vlefshëm vetëm për ata shtetas në Kosovë, pasaportat e të cilëve lëshohen nga Administrata Koordinuese e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës së Serbisë”. Serbët në Kosovë janë përjashtuar nga liberalizimi i vizave edhe kur Serbisë i janë hequr ato…
Pronari i biznesit që u sulmua me armë zjarri në Kurbin mbrëmjen e së mërkurës deklaron se sulm ndodhi sapo ai dhe familjarët e tij shkuan në shtëpinë e tyre, që e kanë në katin e dytë të ndërtesës. Ferhat Tugaj u shpreh se nuk ka dyshime te askush, ndërsa kërkon që ngjarja të zbardhet sa më parë dhe autorët të dënohen nga drejtësia. “Rreth orës 23:00, 23:20 të darkës, unë kam shkuar te dhoma ime. Mami doli dhe iku se i kemi shtëpitë ngjitur këtu, as u bënë 10 minuta kur u dëgjua breshëria e automatikut. Unë me mend…
Një Task-Forcë e posaçme është ngrtur me vendim të Këshillit të Ministrave e cila do të monitorojë veprimtarinë, sjelljen apo përdorimin e burimeve njerëzore, financiare dhe logjistike të administratës shtëtërore gjatë zgjedhjeve vendore të 14 majit. Sipas vendimit, synimi kryesor është nxitja e paanshmërisë dhe trajtimit të barabartë të kandidatëve të partive politike karshi administratës shtetërore si dhe krijimin e kushteve të drejta e të barabarta për kandidatët në garë dhe partitë politike gjatë procesit elektoral. Gjithashtu kjo Task-Forcë fokus do të ketë mospërdorimin e fondeve dhe burimeve publike për qëllime partiake. Në vendim theksohet se punonjësi i administratës shtetërore…