Pëlqyeshmëria për liderët politikë, Rama, Berisha, Meta dhe Alibeaj, krahasimi në 3 muajBarometri në Euronews Albania ka pyetur qytetarët e Tiranës për mendimin pozitiv apo negativ në lidhje me liderët politikë. 54.1% e qytetarëve kanë mendim pozitiv për Ramën dhe 42.7% kanë mendim negativ. Mendimi pozitiv për Ramën është rritur nga 47.3% që ishte në Shkurt në 59.1% në Mars por është ulur në 54.1% në Prill. Ndërsa mendimi negativ për Ramën nga 49.7% që ishte në Shkurt është ulur në 38.3% në Mars dhe është rritur sërish në Prill duke shkuar 42.7%. 33.4% e qytetarëve të Tiranës kanë mendim…
Author: tirana
Barometri në Euronews Albania ka pyetur qytetarët e Tiranës për pëlqyeshmërinë për partitë politike dhe koalicionin që garojnë në zgjedhjet e 14 majit. 52.6% e kryeqytetasve kanë mendim pozitiv për Partinë Socialiste. Ndërkohë 44.3% e qytetarëve të Tiranës kanë mendim negativ dhe 3.1% nuk janë shprehur. 25.7% e qytetarëve të Tiranës kanë mendim pozitiv për koalicionin Bashkë Fitojmë. Ndërkohë 55.3% e kryeqytetasve kanë mendim negativ dhe 19% janë përgjigjur nuk e di. 16.2% e qytetarëve të Tiranës kanë mendim pozitiv për Partinë demokratike të drejtuar nga Enkeled Alibeaj. Ndërsa 77.8% e kryeqytetasve kanë mendim negativ dhe 6.5% janë përgjigjur nuk…
Një autobus është përfshirë nga flakët mesditën e kësaj të premteje në Venecia në urën e ‘Lirisë’. Për shkak të zjarrit, ura translagonale mes Venecias dhe Mestres u bllokua për disa orë. Autobusi i linjës Atv, Eastern Veneto Transport Company kryen shërbimet e linjës mes aeroportit Trevisio Canvora dhe piazzale Roma-Venecia. Incidenti ka ndodhur rreth orës 14:00 të ditës së sotme. Rreth gjysmës së rrugës përtej urës, shoferi ka vërejtur tymin, ndaj ka ndaluar menjëherë mjetin dhe ka lënë pasagjerët të zbresin. Motori do të kishte marrë flakë. Qarkullimi në urë është ndërprerë plotësisht në të dy drejtimet, si në…
Një 47-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia greke pas një sherri në familje që solli dhe dhunë. Shqiptari kishte nxjerrë vajzën e tij të mitur nga shtëpia mbrëmjen e së martës për shkak të mosmarrëveshjeve të tyre dhe pasi gruaja e tij ka marrë anën e vajzës, ai e ka kapur për flokësh. Shqiptari u arrestua dhe u dërgua në Gjykatën Penale Autonome tre anëtarëshe për akuzën e dhunës në familje, por u la i lirë pasi ai dhe familja e tij kishin kërkuar ndërmjetësim penal, nën mbikëqyrjen e prokurorit për të mitur. Ditën e djeshme ai u soll në…
Qeveria shqiptare ka marrë vendimin për pezullimin e vizave turistike për shtetasit rusë. Vendimi është marrë me anë të një VKM. Në një postim në rrjetet sociale, Ambasada ruse njofton se Shqipëria përjashton Federata Ruse nga lista e shteteve, shtetasit e të cilëve mund të hyjnë në Republikën e Shqipërisë për qëllime turistike nga data 1 maj deri në shtator 30 pa lëshuar vizë. Tashmë, shtetasit rusë që posedojnë pasaporta të huaja të rregullt, duhet të lëshojnë vizë shqiptare në përputhje me qëllimin e udhëtimit. “VËMENDJE QYTETARËT RUSË QË PLANIFIKOJNË TË VIZITOJNË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË Me rezolutën e Këshillit të…
Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar kërkesën e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, në lidhje me çështjen e emrit që duhet të vendoset përbri koalicionit në fletët e votimit për këshillat bashkiake. Koalicioni ka kërkuar që përbri “Bashkë Fitojmë” të vendoset emri i ish-kryeministrit Sali Berisha, ndërkohë që KAS vendosi që emri që duhet të shkruhet si drejtues i koalicionit, është ai i kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Për rrjedhojë, mbetet në fuqi vendimi i KAS-it që në fletën e votimit të shkruhet emri i Ilir Metës.
Moti për këtë fundjavë parashikohet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Në këtë mënyrë për ditën e shtunë moti parashikohet fillimisht i kthjellët dhe prej orëve të mesditës dhe kryesisht ato të pasdites shtim vranësirash mesatare deri të dendura. Përgjatë ultësirës perëndimore vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të dobta dhe të izoluara. Në relievet kodrinore dhe sidomos ato malore reshjet e shiut me intensitet deri mesatar në formën e shtrëngatave dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër. Për ditën e diel, moti parashikohet kryesisht i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit si dhe alternime…
Bradley Cooper, një ndër aktorët më të famshëm e të dashur të Hollywood-it, prej dy muajsh Cooper është bërë mjaft viral në rrjetet sociale dhe jo për shkak të lajmeve që qarkullojnë rreth karrierës së tij. Të gjithë u habitën kur morën vesh se 48-vjeçari jeton ende me mamanë. Fansat më të rinj nisën të pyesin veten përse, duke nxjerrë hipoteza nga më të ndryshmet, ndërkohë fansat e vjetër kishin një ide duke njohur zemrën e bardhë të Cooper. Ishte vet aktori që gjatë një interviste tregoi arsyen e vërtetë përse u kthye të jetojë në shtëpinë e prindërve të…
Një kamion që transportonte naftë në Angli ka shpërthyer në flakë, ndërsa raportohet se një person ka humbur jetën. Shërbimet e urgjencës po punojnë për të shuar zjarrin në Groton, pasi automjeti u rrëzua mëngjesin e së premtes dhe mori flakë. Kryebashkiaku i ri i Londrës, Michael Passero, konfirmoi se një person mbeti i vrarë. Po ashtu, autoritetet kanë njoftuar se disa persona janë lënduar.
Shqiptarët po preferojnë gjithnjë e më shumë Durrësin dhe Tiranën. Sipas të dhënave nga raporti statistikor vjetor, Tirana dhe Durrësi kanë regjistruar më shumë të ardhur sesa të larguar. Gjatë një viti në Tiranë vijnë 11 mijë më shumë banorë se të larguarit, duke kapur një shifër prej 18 mijë banorësh më shumë të regjistruar në kryeqytet, ndërsa në qytetin bregdetar rreth 2500 banorë më shumë. Të gjitha qarqet e tjera kanë pasur migracion të brendshëm neto negativ gjatë një viti, veçanërisht qarqet e Dibrës dhe të Elbasanit. Sipas raportit në këtoë dy qarqe kemi përkatësisht nga 3 mijë dhe…
Një bandë trafikantësh që transportonin drogë është shkatërruar pas një operacioni të kryer në koordinim nga DDA-të e Bolonjës dhe Firence Nga ky operacion u arrestuan tetë persona, mes të cilëve kishte shqiptarë dhe italianë. Nga hetimet kanë rezultuar të përfshirë të paktën 48 persona, ndërsa njëri grup me shqiptarë kryesohej nga dy vëllezër dhe një bashkatdhetar. Dyshohet se siguronin sasi të mëdha kokaine që blihej në Holandë me një çmim që varionte nga 24,000 deri në 30,000 euro për kilogram.
Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, e hodhi poshtë mundësinë e dërgimit të avionëve luftarakë gjermanë në Ukrainë. Ai i bëri komentet në një takim me aleatët perëndimorë në bazën ajrore amerikane, Ramstein, në Gjermani. Megjithatë, tha Pistorius, Gjermania mund t’iu sigurojë pilotëve ukrainas aeroplanë, me të cilët mund të operojnë menjëherë. “Nuk është si të kalosh nga një makinë me qira në tjetrën”, tha ai, duke iu referuar dallimeve mes avionëve luftarakë të të dyja vendeve. “Tornadot gjermanë” dhe “Eurofighters” – dy lloje avionësh luftarakë – kanë kapacitete të ndryshme nga ato që nevojiten në Ukrainë, tha ai. Perëndimi…