U kap në Duesseldorf, u arrestua përkohësisht aty dhe u ekstradua drejt vendit tonë, shtetasi E. P. alias R. P., 47 vjeç, lindur në Berat. Zyra Qendrore Kombëtare e Interpol Tiranës ka lëshuar urdhër arresti ndërkombëtar ndaj 47-vjeçarit, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Berat në vitin 2019, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”. Shtetasi E. P. alias R. P. , në vitin 2019, në fshatin Rreth Tapi, Kuçovë, ka tentuar të vrasë me armë zjarri, shtetasin…
Author: tirana
Dje në ditën e Fiter Bajramit, Sali Berisha ishte në Kavajë. Pas drekës, ai doli në një deklaratë për mediat ku natyrisht foli për politikë, pavarsisht madhështisë së ditës së shënuar. Mirëpo, sapo nisi të flasë për zgjedhjet bëri një gafë. Teksa fliste për kandidatin e koalicionit të tij me Ilir Metën, Fisnik Qosja, ai i drejtohej kryetarit të PD-së, Eni Kadiut. Qartazi Sali Berisha i dinte vetëm emrin Fisnikut, që mesa duket ia kanë thënë më parë, por nuk e njihte atë. Ndoshta, ky është një tjetër rast ku kandidatin nuk e ka vendosur anëtarësia e PD-së në Kavajë,…
Kryetari i komanduar i PD, Enkelejd Alibeaj tha nga takimi elektoral në Patos se interesi i vetëm i Berishës është të mbrojë veten kundër amerikanëve që e shpallën “non grata”. Teksa prezantoi kandidatin e tij në Patos, Alibeaj pati një mesazh për demokratët që mbështesin sot Berishën duke i pyetur: ‘Kaq shpejt i harruat lotët kur mbetët rrugëve në 2013’. Sipas tij, Berisha po i çon demokratët te Partia e Lirisë për të forcuar Ilir Metën, i cili më pas do të bëjë pazar me Edi Ramën. “Berishës i intereson vetëm halli personal se në këtë proces ku është futur…
Kryeministri Edi Rama është thënë se nuk do të bashkëpunojnë me asnjë nga Bashkitë që do të zgjedhin fitues një kandidat që vjen nga koalicioni i Sali Berishës dhe Ilir Metës. Rama tha se ato nuk do të bashkëpunojnë me njerëz që janë shpallur ‘Non Grata’ “Kush do fusi gomarin me veshë të gjata në Bashki, ta harrojë mbështetjen nga qeveria. Ne nuk mund të na vënë përpara faktit të kryer dhe të na detyrojnë të bashkëpunojmë me individë të shpallur Non Grata, jo nga unë, as nga Mali i Zi, as nga Maqedonia, por nga SHBA. Me SHBA do…
Kryeministri Edi Rama u ka kthyer përgjigje të gjithëve për kritikat ndaj këngës së fushatës, që është tallava. “Sikur të ishin nga njerëz që dëgjojnë Beethoven do ua falja, po janë ata që dëgjojnë çdo ditë Saliun dhe Ilirin. Se ata që dëgjojnë Beethoven nuk mërziten me tallavanë se janë njerëz të lirë dhe kur njeriu është i lirë dhe nuk pranon diktaturat e shijeve pëlqejnë të gjitha këngët”, tha Rama.
Pas operacionit, kryeministri Edi Rama ka nisur fushatën. Ai është sot në Kamëz në një takim elektoral. Rama shfaqet krah kryebashkiakut dhe njëherazi kandidatit të PS për Kamzën, Rakip Suli dhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj. “Falenderim për mbështetjen tuaj në momentin e ndërhyrjes sime për të hequr appendisitin, erdhi në një moment kur kemi një appendisit më të rëndësishëm për të hequr, që është appendisit me 2 koka, emrat e të cilëve nuk po i përmend që të mos e prishim kënaqësinë e kësaj feste të gjelbër dhe duke luftuar me mjekët dhe stafin tim për të dalë nga…
Ecuria fantastike në Champions dhe fitimi i titullit kampion (ende jo zyrtar) me Napolin, duket se ka mjaftuar që mbrojtësi “dardan” Amir Rrahamani të rinovojë kontratën e tij, me klubin nga jugu i Italisë, pas një sezoni ku 29-vjeçari së bashku me koreanin Kim-Min Jae kanë qenë ndër protagonistët absolut në prapavijën e “bluve”. Sipas raportimeve të gazetarit të mirënjohur italian, Gianluca Di Marzio, menaxheri i Rrahmanit, Adrian Aliaj është takuar me drejtuesit e klubit “napoletan” ku kanë rënë dakord për detajet e kontratës së re, të kapitenit të Kosovës. Në thelb kontrata e re që pritet të firmoset nga…
Sa herë ju ka ndodhur që menjëherë pasi jeni zgjuar, keni futur kokën në frigorifer për të gjetur diçka të ëmbël ose të kripur? Ose të ngriheni nga hiçi dhe të kërkoni me patjetër një kub çokollate ose të pickoni patatina? Nuk është aspak e pazakontë, pëkundrazi ndodh më shpesh nga ç’mendoni, dhe në shumicën e rasteve është një shenjë se trupit tonë i mungojnë disa substanca thelbësore. Nutricionisti Lee Holmes shpjegon se çfarë duhet të bëni në këto raste. Çfarë do të thotë nëse keni një neps të ëmbël? Dëshira për ëmbëlsirat është zakonisht një sinjal i mungesës së…
“Big Brother” ka shndërruar në fenomen edhe në rrjetet sociale personazhet. Javë pas jave, shifrat lëvizin në “Instagram” mes personazheve, në varësi të dinamikave. Por cilët janë personazhet e shtëpisë së “BBV” që kanë spikatur në “Instagram” apo në media këtë javë? Me disa ndryshime të vogla nga java e kaluar, këta janë të famshmit e huaj dhe ata shqiptarë që kanë fituar më shumë ndjekës gjatë kësaj jave. Në rënie sërish si javën e kaluar, Efi Dhedhes ka humbur sërish ndjekës në platformën e “Instagram”, duke pasur një rënie prej 8 mijë ndjekës.
Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe Policia kanë zhvilluar një aksion blic në qytetin e Elbasanit. Mësohet se kontrollet janë zhvilluar në disa pika të qytetit. Policia ka kontrolluar mjete luksoze. Operacioni vjen pas disa ngjarjeve kriminale që kanë ndodhur në Shqipëri, si vrasja e biznesmenit në Lezhë apo edhe ngjarje të tjera.
Një serë kanabisi është zbuluar nga policia në Shkodër, ndërsa në pranga ka përfunduar një 58 vjecar. Referuar burimeve zyrtare të policisë sera ishte përshtatur për kultivimin në kubikë të lëndës narkotike, në vendin e quajtur “Prroni i Zi”, në fshatin Ura e Shtrenjtë. Gjatë operacionit policia tha se sekustroi 220 fidanë të dyshuar narkotikë kanabisi.
Gjykata e Tiranës ka dhënë sot masën e sigurisë “Arrest në burg” për Axel Hoxhën, 18 vjeçarin që qëlloi me thikë Stiven Toshkezi. Pas një arratie të shkurtër, Hoxha u vetëdorëzua në Polici dhe do të qëndrojë në qeli deri në përfundim të hetimeve. “Do të flas në një moment të dytë” ka thënë Axel Hoxha para togave të zeza, duke mos pranuar të dëshmojë më shumë për krimin e rëndë që përgjaku kryeqytetin pak ditë më parë. 18 vjeçari raportohet se i kishte ngacmuar në Instagram të dashurën Stiven Toshkezit dhe pas një konflikti të mëparshëm, i kishte bërë…