Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sporti

Rrahmani e Napoli bien dakord për rinovimin e kontratës

11:30 / April 22, 20231 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
RRAHMANI
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ecuria fantastike në Champions dhe fitimi i titullit kampion (ende jo zyrtar) me Napolin, duket se ka mjaftuar që mbrojtësi “dardan” Amir Rrahamani të rinovojë kontratën e tij, me klubin nga jugu i Italisë, pas një sezoni ku 29-vjeçari së bashku me koreanin Kim-Min Jae kanë qenë ndër protagonistët absolut në prapavijën e “bluve”.

Sipas raportimeve të gazetarit të mirënjohur italian, Gianluca Di Marzio, menaxheri i Rrahmanit, Adrian Aliaj është takuar me drejtuesit e klubit “napoletan” ku kanë rënë dakord për detajet e kontratës së re, të kapitenit të Kosovës.

Në thelb kontrata e re që pritet të firmoset nga të dyja palët në ditët në vijim është një marrëveshje 5-vjeçare, teksa fillimisht ka një skadencë deri në verën e vitit 2027, por si klauzolë ka një opsion rinovimi edhe për vit ekstra në rast se Rrahmani do të dojë ose jo të luajë me fanellën e “bluve” në atë moshë.

Ndërkaq, kujtojmë se deri më tani në 90 paraqitjet e zhvilluar me fanellën e italianëve, përveç ndërhyrjeve “klinike” në vijën e fundit të mbrojtjes, Rrahmani ka arritur të ndihmojë shokët e tij të skuadrës me 7 gola, si dhe ka dhuruar 2 asistime në të gjitha kompeticionet.

Amir Rrahamani
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kombëtarja nis grumbullimin, Manaj e Ramadani: Të japim më të mirën në këto ndeshje për të arritur objektivin

16:02 / September 21, 2026

Ndahet nga jeta Sandro Mazzola, ikona e Interit dhe legjenda e futbollit italian

09:47 / September 19, 2026

Nga polemikat me fanellën te Lamine Yamal, rrëfehet Kylian Mbappe: Ky është viti, Topi i Artë duhet të kthehet në Bernabeu

15:58 / September 17, 2026

S’kanë fund dëmtimet te Juventusi, pas Yildiz dhe Thuram do të operohet edhe kapiteni i ekipit

16:19 / September 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.