Fluks i lartë automjetesh është konstatuar në Vlorë, ku ka pasur edhe trafik të rënduar përgjatë zonës së Skelës dhe në Lungomare. Qytetarë te shumtë kanë shfrytëzuar ditën e pushimit por dhe motin e ngrohtë, për t’iu drejtuar bregdetit. Ata kanë shijuar rrezet e diellit këtë fund prilli por dhe ushqimin në restorantet e bregdetit të Vlorës. E njëjta panoramë paraqitet edhe në Durrës dhe vijën bregdetare të vendit.
Author: tirana
Pasuria e njerëzve më të pasur të Rusisë u shtua me 152 miliardë dollarë vitin e kaluar falë çmimeve të larta të burimeve natyrore dhe rikuperimit nga humbjet e mëdha menjëherë pas fillimit të luftës në Ukrainë, sipas Forbes. Rusia ka 110 miliarderë zyrtarë në listë, 22 më shumë se vitin e kaluar, sipas Forbes Rusia, e cila tha se pasuria e tyre e kombinuar u rrit në 505 miliardë dollarë,nga 353 miliardë dollarë. Lista do të ishte më e gjatë nëse pesë miliarderë, themeluesi i DST Global, Yuri Milner, themeluesi i Revolut, Nikolai Storonsky, themeluesi i Freedom Finance, Timur…
Shpërndahet fondi i Buxhetit të Shtetit për partitë politike pjesëmarrëse në zgjedhje vendore 2023 Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve përcaktoi sasinë e fondit të buxhetit të shtetit që do t’u shpërndahet si paradhënie partive pjesëmarrëse në zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, të datës 14 maj 2023. Fondi 97,064,530.08 lekë u shpërnda si më poshtë vijon:
Gjykata e Tiranës la në arrest me burg Alban Bejon i cili së bashku me vëllain e tij Fatmir Bejo, akuzohet se ka marrë peng biznesmenin e ndertimit Gjergj Felën me pretendimin e një borxhi të pa shlyer prej 25 mijë eurosh. Në gjykatë, Bejo pretendoi se sipërmarrësit nuk i është hequr liria po ata vetëm kishin biseduar për kthimin e detyrimit monetar. Njëri nga vëllezërit e akuzuar për mbajtjen pëng të biznesmenit të ndërtimit Gjergji Fela, u la në arrest me burg pa afat nga gjykata e Tiranës. Alban Bejo i cili u arrestua ndërsa vëllai i tij Fatmir…
Në vitin 2022 në Gjermani jetonin 20,2 milionë vetë, që ose kishin emigruar vetë ose i kishin të dy prindërit emigrantë. Sipas Zyrës Federale të Statistikave kjo shifër është 6.5 për qind më e lartë se në vitin 2021. Si rezultat përqindja e emigrantëve të brezit të parë dhe të dytë në popullsinë e Republikës Federale të Gjermanisë u ngjit nga 23 përqind në 2021 në 24,3 përqind vitin e kaluar. Sidomos ardhja e refugjatëve nga Ukraina, Siria dhe Afganistani bënë që kjo përqindje e popullsisë të rritet, njofton Zyra Federale e Statistikave në Wiesbaden. Përqindja në popullsi e të…
Polonia dhe Sllovakia ishin midis shteteve kufitare me Ukrainën që ndaluan importin e mallrave bujqësore të saj të cilat vërshuan drejt Bashkimit Europian pas masave të Brukselit për të ndihmuar Kievin të eksportojë mallra bujqësore, duke përfshirë këtu ‘iniciativën e korsive të solidaritetit’ dhe një liberalizim të përkohshëm të tarifave dhe kuotave. Të dyja këto vende po përmendin tani edhe shqetësimet shëndetësore, përvec atyre të konkurencës së padrejtë ndaj prodhimit vendas. Autoritetet sllovake thonë se 1500 tonë grurë të importuar nga Ukraina në Sllovaki u zbulua se përmbanin klorpyrifos, një pesticid i ndaluar në BE në vitin 2020. Gruri, siç…
Partizani do të presë Bylisin të dielën për takimin e javës së 30 të Superiores. Edhe pse i ka fituar të 3 ndeshjet e mërparshme me ekipin mallakastriot, trajneri i të kuqve Giovanni Colella kujton edhe një herë që do të ketë përballë një kundërshtar cilësor edhe pse ndodhet në zonën e rënies. “Ndeshjet janë të vështira, e kam thënë dhe para takimeve të mëparshme është një nga skuadrat që luan më mirë. I kemi fituar, por është një nga ekipet që luan një futboll cilësor”. Duke parë diferencën me Tiranën kryesuese çështjen e titullit kampion e shikon të vështirë,…
Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis i ka kërkuar Presidentes Katerina Sakellaropoulou të shpërndajë Parlamentin dhe datën 21 Maj zyrtare për zgjedhjet parlamentare. Zgjedhjet do të shpalleshin ditën e aksidentit të frikshëm në Tembi nga Selaniku, ku Mitsotakis do inaguronte dhe një sistem të ri automatik të qarkullimit të trenave. Gjithçka u anulua për javë të tëra kur më pas Mitsotakis nën presionin e vazhdueshëm të opozitës deklaroi datën. Me vulosjen e dekretit presidencial më 24 Prill Greqia hyn zyrtarisht në fushatë elektorale. Kështu të gjitha partitë dhe kandidatët për deputetë i nënshtrohen rregullave zgjedhore, me kufizime specifike për daljet televizive. Kryeministri…
Disa studime kanë treguar se, gjatë pandemisë, fëmijët bënin më pak aktivitet fizik, si pasojë e bllokimeve dhe masave kufizuese. Por çfarë ndodhi më pas? A lëvizin fëmijët sërish sa më shpejt të jetë e mundur? Një studim britanik i botuar në Revistën Ndërkombëtare të Sjelljes së Ushqyerjes dhe Aktivitetit Fizik kërkoi t’i përgjigjet kësaj pyetjeje, i cili krahasoi aktivitetin fizik të dy grupeve të fëmijëve 10 dhe 11-vjeçarë dhe prindërve të tyre para dhe pas pandemisë së Covid. Studiuesit fillimisht matën nivelet e aktivitetit fizik të gati 400, 10-11-vjeçarëve, të përzgjedhur nga 23 shkolla fillore në zonën e Bristol…
Hapet Shërbimi Kardiologjisë në Spitalin Qendror në QSUT. Në ditën e hapjes së këtij shërbimi të rëndësishëm, të cilin Ministrja e Shëndetësisë e konsideroi zemrën e spitalit të ri, u zhvillua një ceremoni e veçantë për emërtimin e Klinikës së Reanimacionit Kardiak “Anesti Kondili”. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, theksoi se ky shërbim falë investimit dhe pajisjes me aparatura të teknologjisë së lartë, do të rrisë cilësinë e trajtimit dhe shërbimit ndaj qytetarëve. “Sot është hapja e shërbimeve të kardiologjisë, njësisë së hemodinamikës dhe reanimacionit të kardiologjisë në këtë Spital Qendror. Këto shërbime kanë një kapacitet prej…
Një 22 vjeçare ka humbur kontaktet me familjen që prej 3 ditëve, pasi ka zbritur në Rinas. Ka qenë babai i së resë i cili ka bërë denoncim në Polici, duke thënë se vajza e tij ishte zhdukur sapo kishte zbritur në Rinas pas një udhëtimi në Itali. Burime bëjnë me dije se vajza prej 2 vitesh ishte në kontakt dhe fliste me një djalë që jetonte në shtetin fqinj, Itali. Ajo iu ka treguar familjes për këtë lidhje dhe ata kanë rënë dakord që vajza të shkonte drejt Italisë për të filluar bashkëjetesën me të dashurin. Sipas dëshmisë së…
Në datat 29.03.2023 dhe 20.04.2023, në rrjete sociale janë postuar disa video për dy automjete të ndryshme, drejtuesit e të cilëve kryenin manovra të rrezikshme duke u bërë rrezik për veten dhe përdoruesit e tjerë të rrugës. Falë punës intensive nga vëzhgimet në rrjetin social TikTok është bërë identifikimi dhe ndalimi drejtuesve të automjeteve, sëbashku me mjetet përkatëse. Për kundërvajtjet e kryera ndaj tyre u vendos masa administrative me vlerë 40 mijë lekë të rinj, referuar ligjit numër 8378 datë 22.07.1998 “Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë i ndryshuar; neni 139 paragrafi 3. Policia Rrugore e Tiranës apelon për të…