Në “Intervistë” me Merita Haklajn, në A2 CNN, Enkelejd Alibeaj tregoi raportin që ka aktualisht me ish-kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Bashën. “Lulzim Basha është një deputet i Partisë Demokratike. Mungesa e tij në hapjen e fushatës së PD nuk do të thotë asgjë. Secili deputet bën zgjedhjen e vet. Në PD nuk do të ndodhë më që të mos respektohet mendimi i të tjerëve. Mirë do të ishte që në zonën e vet të dilte dhe besoj se do të dalë, në mbështetje të kandidatit Roland Bejko”, deklaroi Alibeaj.
Author: tirana
Nga Kristaq Thana Kristaq Skënderi 73 vjeç nga qyteti i Fierit edhe pse sot është në pension vijon të punojë në avolzhimin e bobinave të elektromotorëve të difektuar. Procesi i avolzhimin është një punë e veçantë, por edhe e rrallë që kryhet në ditët e sotme. 73-vjeçari zëvendëson spiralet e bobinave të djegura të elektromotorëve të pompave të ujit dhe pajisjeve të tjera me fuqi të lartë. Çdo mëngjes Kristaqin e gjen duke punuar në servisin e tij të krijuar enkas pranë banesës . Ai tregon se kjo punë nuk është vetëm pasion, por edhe për të sjellë të ardhura…
Sali Berisha deklaroi në emisionin “Zonë e Lirë” se ambasadorja e SHBA-ve në vendin tonë Yuri Kim, u ka kërkuar prokurorëve të SPAK arrestimin e tij. “Shkonte çdo javë në ‘SKAP’ dhe thoshte: pse se arrestoni. Ata do e bënin me kënaqësinë më të madhe, por s’kishin prova”, tha Berisha. Më tej, ai shtoi se gjatë ushtrimit të detyrave që ka pasur, ka zbatuar gjithnjë ligjin. Prokurorinë e Posaçme e quajti të kapur nga Rama. “Mbyllen çështje monstruoze, drejtësia sot është organizata më e kapur e këtij vendi”, tha Berisha. Më tej, Berisha tha se ndryshe nga ai, kryeministri Edi…
Një 37-vjeçar është shpallur në kërkim nga policia e Vlorës, pasi ka dhunuar gjatë ditës së djeshme një grua, të cilën e përndiqte prej disa ditësh. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin I. Sh., 37 vjeç, banues në Vlorë, pasi ditën e djeshme, në lagjen “Isa Boletini”, dyshohet se për motive të dobëta, ka kanosur dhe ka goditur me një send të fortë në kokë, shtetasen E. K.(D), 39 vjeçe, banuese në Vlorë. Gjithashtu, dyshohet se ky shtetas e ka përndjekur 39-vjeçaren, për disa ditë. Shërbimet e…
Finalisti i parë i Big Brother VIP 2, do të shpallet sonte në spektaklin që do të mbajë mbërthyer shqiptarët para ekranit. Në dhomën e rrëfimit secili banor zgjodhi mbrëmjen e së martës dy emrat që ata dëshironin për t’i parë finalistë. Banorët me më shumë vota kanë qenë Dea dhe Luizi, të cilët do të përballen me njëri-tjetrin në një televotim që u hap gjatë mbrëmjes së martës, ku do të jetë publiku ai që do të zgjedh me anë të votave finalistin e parë. Finalisti i parë shpallet sot, i cili do të garojë më pas për çmimin…
Kënga “Vetëm përpara” është kolona zanore që do të shoqërojë Partinë Socialiste në fushatën e saj elektorale, mirëpo kënga ka tërhequr shumë vëmendje dhe është kritikuar, pasi ishte një zgjedhje aspak e zakontë. Një panel me katër të ftuar kanë folur mbrëmë pikërisht mbi këtë çështje në emisionin “Më Lër Të Flas”.Julian Deda, Renis Gjoka, Kastro Zizo dhe Zafina Hasani diskutuan mbi këngët e të dy partive kryesore në vend dhe dhanë opinionet e tyre. Julian Deda dhe këngëtari i këngës së fushatës së partisë “Bashkë Fitojmë” Renis Gjoka e kritikuan këngën e Partisë Socialiste.Ndërsa socilaisti me bindje politike Kastro…
Në podcast-in me Edi Ramën, Emirjana Sako thotë se nuk ka menduar asnjëherë që të lërë punën pasi këtë e ka diskutuar më parë me familjen. Edhe diskutimet që kishte në fillim me nënën e saj nuk janë më pasi tanimë nuk e kanë më fokusin që t’i përgjigjen sulmeve. Edi Rama: Sa herë gjatë gjithë kësaj periudhe tre vjeçare, sa herë ke menduar që çfarë merrem me këtë punë, më mirë ta lë fare? Emiriana Sako: Asnjëherë! Edi Rama: Nuk e ke pasur kurrë këtë… Emiriana Sako: Jo, asnjëherë! Edi Rama: Në momentin që të ka ardhur në majë të hundës nga ndonjë situatë…
Prokurori i njohur i Tiranës Ervin Karanxha denoncon një rast sa të çuditshëm aq edhe ngjethës. Një person me emrin Andri Leka, ish i pandehur i këtij prokurori, pretendonte se fëmija i prokurorit ishte i tiji dhe për këtë ka bërë padi në gjykatën e Tiranës. Kjo histori haluçinante do ishte material për seriale televizive, po të mos gjendej në mes të një intrige për denigrimin e personit gjatë proçesit të vetingut dhe po të mos kishte shkaktuar dëme emocionale tek vetë vajza e mitur, e cila shikon atësinë apo familjen t’i vihen në dyshim. ‘Pretendonte se ishte babai i…
Dashi- Ata që janë në një lidhje nuk do të ndihen shumë mirë pranë partnerit. Kohët e fundit ai nuk iu ka trajtuar ashtu si ju e meritoni. Financat do të fillojnë të përmirësohen dalëngadalë. Demi- Keni çështje që duhen zgjidhur menjëherë për të shmangur problemet e mundshme në të ardhmen. Mos u mërzisni me disa çështje të parëndësishme. Binjakët- Entuziazmi do iu pushtojë sot juve që jeni në një lidhje. Do e dëgjoni partnerin për gjithçka që do iu thotë dhe do të ndiheni mirë. Planetët do e ndërlikojnë pak situatën financiare, kështu që tregohuni të matur. Gaforrja- Mos…
Kati i katërt i Spitalit Rajonal të Shkodrës është përfshirë nga flakët e zjarrit. Zjarri ka rënë në dhomat e repartit të kirurgjisë. Shërbimet e policisë dhe zjarrfikësit shkuan menjëherë në vendngjarje. Ndërhyrja në kohë e shërbimeve bëri të mundur neutralizimin e flakëve, duke mos lejuar përhapjen e flakëve në dhomat e tjera si dhe shuarjen e plotë të zjarrit. Nga zjarri nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Katër shtete anëtare të Bashkimit Evropian kanë ndalur importin e produkteve ushqimore nga Ukraina me synimin për të mbrojtur tregjet e tyre. Polonia, Hungaria, Sllovakia dhe Bullgaria thonë se fluksi i importeve ukrainase ka dëmtuar fermerët e tyre, të cilët nuk mund të konkurrojnë me çmimet e ulëta që ofron ky vend (Ukraina). Qeveria polake miratoi 2.4 miliardë dollarë ndihmë për sektorin e saj bujqësor, ndërsa kritikoi Komisionin Evropian të premten se nuk ka bërë mjaftueshëm për të ndihmuar në zgjidhjen e problemit. “Ajo që BE-ja ofron dhe me vonesë, është shumë pak, është vetëm një pikë në oqeanin e…
Pjesa e parë e ditës do të jetë nën dominimin e kthjellimeve dhe kalimeve të vranësirave të pakta, ku më të dukshme kthjellimet do të jenë në zonat perëndimore. Ndërsa në zonat malore vranësirat do të jenë më prezente, duke gjeneruar reshje të pakta shiu ne gjysmen e dytë te dites . Vija bregdetare do të mbetet nën ndikimin e kthjellimeve dhe kalimeve të pakta të vranësirave. Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes, por do të mbeten konstante në mesditë duke u luhatur nga 5°C deri në 25°C.Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare në det…