Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Laç. Mësohet se një automjet ka përplasur një këmbësore. Burime bëjnë me dije se e aksidentuara është në gjendje të rëndë, ndërsa priten detaje të tjera nga policia.
Author: tirana
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha se serbët e Kosovës janë në situatë të vështirë, pasi nuk do marrin pjesë në zgjedhjet e jashtëzakonshme lokale, më 23 prill. Sipas tij, pasi të formohen autoritetet e reja lokale në Mitrovicë të Veriut, Zveçan, Leposaviç dhe Zubin Potok – komuna në veri të Kosovës, të banuara me shumicë serbe – do të ketë “pushtim të plotë”. “Nesër, populli ynë me qetësi, përgjegjësi dhe përbuzje do t’i shikojnë ata që do të vijnë nga Mitrovica e Jugut për të votuar që të zgjidhet udhëheqje e re në Mitrovicë të Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe…
Një shqiptar është dënuar e 7 muaj burg dhe ndalim të përhershëm në territorin francez, pasi është kapur ‘mat’ me kokainë në makinë. Ngjarja ka ndodhur më datë 16 prill në Rumillt, ku shqiptari u ndalua nga policia e zonës pasi po udhëtonte pa vendosur rripin e sigurimit. Gjatë kontrollit fizik në makinë, policia gjetur dhe sekuestroi kokianë të ndarë në 13 qese, të cilat ishin të destinuara për t’u shitur.
Anëtarja e një ekipi pastrimi plazhi në Australi gjeti një mesazh në një shishe që kishte 10 vjet në ujë. Ros Evans po pastronte me Beach Patrol 3280 në Warrnambool, kur gjeti shishen plastike që përmbante një mesazh të shkruar nga një vajzë 8-vjeçare. “Unë quhem Ines Zapcan, jam 8 vjeç, kushdo që e gjen këtë shishe do të ketë fat të mirë për jetën nga unë dhe familja ime”, thuhej në mesazh. Ndërkohë, Evans ishte në gjendje të gjente Zapcanin tashmë 18-vjeçare në Instagram. “E dërgova atë shishe nga një skelë në Portland, Victoria, saktësisht 10 vjet më parë,” tha Zepcan…
Ndarja ndonjëherë është e lehtë, pasi ka ardhur koha, ndërsa herë të tjera, ndarja është një vendim i dhimbshëm, edhe nëse është i yni. Një aspekt interesant i çështjes është se ndoshta pas ndarjes, jo vetëm zemra jonë vuan emocionalisht, por shumë sisteme dhe organe të trupit mund të preken. Hormonet Në momentin e “lamtumirës”, gjëndrat mbiveshkore sekretojnë kortizol dhe adrenalinë, hormonet që trupi lëshon në përgjigjen “fluturo ose lufto”. Në varësi të asaj se sa e keqe është ndarja, hormonet e stresit mund të ziejnë ose të jenë rritur në qiell dhe ka të ngjarë të rrisin presionin e gjakut. Truri…
Anna Lika dhe Bjordi Mezini tashmë nuk fshihen më. Aktorja dhe regjisori, prej më shumë se 1 viti janë në një lidhje dhe tashmë ka ardhur momenti që edhe të publikojnë foto së bashku. Gjatë xhirime të serialit “HOT”, dyshja ka publikuar këtë foto, duke konfirmuar atë që prej kohësh tashmë dihej. Anna dhe Bjordi janë njohur në xhirimet e serialit të Ermal Mamaqit, “HOT”. Anna aty është në rolin e një prej protagonistëve, ndërkaq që Bjordi është regjisori i serialit. Raporti i tyre ka nisur tërësisht miqësor fillimisht, por më pas dyshja ka nisur këtë raport, që duket se…
Për Ben Affleck, Jennifer Lopez është femra më e bukur në botë. Edhe ka kuptim që ai ta besojë këtë që kur u martua me të. Megjithatë, nuk mund të mos pajtohemi me të, pasi aktorja dhe këngëtarja 53-vjeçare duket më magjepsëse se kurrë. I ftuar në emisionin e Dreë Barrymore, Affleck deklaroi edhe një herë se gruaja e tij është gruaja më mbresëlënëse në botë, ndërsa zbuloi “sekretin” e saj. Duke nisur nga ajo që ka dashur të thotë, aktori nuk ka ngurruar të paralajmërojë prezantuesen se nuk do t’i pëlqente përgjigja e tij, si dhe këdo që do ta dëgjonte. “Më lejoni t’ju them diçka…
Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky falenderoi aleatët perëndimorë të cilët u angazhuan për ta mbështetur Ukrainën për sa kohë të jetë e nevojshme përballë agresionit rus. Të premten, pas takimit të Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës, që u mbajt në Gjermani, Sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin tha se anëtarët e Grupit kishin dhënë më shumë se 55 miliardë dollarë ndihmë sigurie për Ukrainën. Në fjalimin e të premtes zoti Zelensky tha se Ukraina ishte gati për një kundërofensivë ndaj Rusisë. Sipas tij, përparësi mbetet vija e parë e frontit dhe Kievi po përgatit brigada dhe njësi të…
Me afrimin e festave të Pashkëve, gjithnjë e më shumë njerëz zgjodhën të udhëtonin në një destinacion të afërt apo të largët me avion. Por duket se para se të rezervonin vendet e tyre, ata zgjodhën të hidhnin një sy se cilat janë më të mirat brenda një avioni. Edhe meqenëse udhëtimi i radhës nuk është shumë larg, le të shohim se cilat vende mund të zgjidhni dhe cilat janë më mirë të shmangni. Cilat janë vendet më të mira në aeroplan? Ato në pjesën e përparme të avionit janë sediljet më të qeta, por edhe ato që preken më pak nga turbulencat. Përveç…
Me milionat e harxhuara në merkaton e verës dhe atë të dimrit, tashmë është koha që Chelsea të gjenerojë disa të ardhura, me “blutë” që kanë bërë gati një listë të lartë lojtarësh, që dëshirojnë t’i shesin deri më 30 qershor, për të mos patur asnjë shkelje të “Fair Play Financiar”. “Blutë” kanë shpenzuar plot 600 milionë paund këtë sezon dhe tashmë duhet të balancojnë llogaritë e në këtë mënyrë londinezët janë të detyruar të largojnë një numër të madh lojtarësht, por ende nuk është vendosur lista e plotë e atyre që do mbyllin marrëdhëniet me Chelsea. Deri më tani,…
Një kompani holandeze ka zbuluar projektin për një superjaht luksoz që shndërrohet edhe në nëndetëse, për të kaluar çaste të paharrueshme mbi dhe nën ujë. Edhe pse në pamje të parë jahti-nëndetëse duket si mjeti i udhëtimit i një prej personazheve negativë të filmave të James Bond, njerëzit aty brenda do t’ia kalojnë vërtet shumë mirë. Mjeti parashikohet të kushtojë mbi 22 milionë paund dhe është projektuar të jetë 37,5 metra i gjatë. Brenda tij mund të qëndrojnë 17 persona, përfshi ekuipazhin. Jahti i quajtur Nautilius është projektuar në bashkërisht nga kompania holandeze U-Boat Worx dhe studioja turko-gjermane e projektimit,…
Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, ka thënë se qytetarët e komunitetit serb janë duke u përballur me kërcënime e presion nga strukturat ilegale e kriminale të dirigjuara nga Beogradi. Ministri ka pohuar se Serbia po vijon me përndjekje e arrestime të serbëve të cilët akuzohen se janë angazhuar në institucionet e Kosovës. Ai ka shtuar se sa i përket zgjedhjeve në veri, shumë kandidatë janë dorëhequr për shkak të presioneve e sulmeve të shumta. “Pasi nën presion i’u kanë kërkuar dorëheqjet nga institucionet tona, tani edhe i ndëshkojnë përmes arrestimeve e i kërcënojnë përmes formave të…