Author: tirana

Turqia ka bërë me dije numrin zyrtar të personave që humbën jetën si pasojë e tërmeteve shkatërrimtare që konsiderohet si ndër më të rëndat në 100 vitet e fundit. Numri zyrtar i viktimave si pasojë e lëkundjeve sizmike është 50 782, teksa të lënduarit janë me mijëra. “Mes tyre ishin rreth 7 300 shtetas të huaj”, tha ministri i Brendshëm, Süleyman Soylu për transmetuesin “CNN Türk”. Më 6 shkurt, dy tërmete të forta me magnitudë 7.7 dhe 7.6 goditën Turqinë juglindore dhe Sirinë veriore, vend ky që ende nuk ka një bilanc zyrtar të fataliteteve, kjo dhe për shkak të…

Read More

Kandidatja e pavarur dhe e vetme serbe, Sllgjana Pantoviq ka votuar para pak çastesh në qendrën e votimit pranë stacionit të policisë në Zveçan. Pas votimit, ajo deklaroi se pret ndryshime në këto zgjedhje sepse deri tani gjërat nuk kanë shkuar siç duhet. Pantoviq ka falënderuar të gjithë ata që dalin për të shfrytëzuar të drejtën e votës. Janë gjithsej pesë qendra të votimit në të cilat 6 mijë e 998 qytetarë të kësaj komune do të kenë mundësi ta ushtrojnë të drejtën e tyre të votes. Në zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të katër komunave në veri të vendit,…

Read More

Një rast tragjik është shënuar në Flero, një fshat në provincën e Brescia-s. Një kamionist 26-vjeçar, me origjinë shqiptare u gjet i pajetë në mjetin e tij. Ngjarja ka ndodhur pasditen e së premtes. I riu ka qenë pranë një kompanie në pritje të shkarkimit të kamionit të tij. Ai nuk është ndjerë mirë dhe ka vendosur që të qetësohet në kabinë. Pak më vonë u gjet pa ndjenja. Menjëherë u lajmërua urgjenca, por ishte tepër vonë. Sipas tyre dyshohet se shqiptari ka vdekur për shkaqe natyrale.

Read More

Presidenti Bajram Begaj ka kujtuar sot Ditën Botërore të Librit, ndërsa bëri thirrje që t’i kushtohet vëmendje librit. ‘‘Në Ditën Botërore të Librit, të kthejmë vëmendjen te libri shqip! Të mbështesim dhe të motivojmë shkrimtarët, përkthyesit, botuesit, studiuesit, lexuesit, të gjithë ata që bëjnë të mundur që trashëgimia më e madhe identitare e jona, gjuha shqipe, të mbrohet e të pasurohet çdo ditë e më shumë! #lexoshqip‘‘-shkruan Begaj. 23 Prilli është shpallur si Dita Botërore e Librit që nga 15 nëntori i vitit 1995. Dita ndërkombëtare e Librit dhe të drejtave autoriale që është përzgjedhur të jetë 23 Prilli dhe…

Read More

Vetëm pak ditë na ndajnë nga ceremonia e kurorëzimit të Mbretit Charles III, i cili është pasues i fronit mbretëror të Anglisë. Mirëpo përveç detajeve nga ceremonia, pjesëmarrja e Princ Harry pa dukeshën e tij krijoi polemika të shumta mbi familjen mbretërore. Meghan Markle është bërë një nga ‘‘armiqtë më të këqij‘‘ të familjes mbretërore për shkak të rolit të saj në vendimin e Princit Harry për të braktisur familjen. Një shoqe e Meghan-it tha se Dukesha ka në plan të marrë pjesë në ceremoninë e kurorëzimit të mbretit të ri të Anglisë. Ajo që ngjall kureshtje është se çfarë…

Read More

Këtë të dielë moti parashikohet të jetë kryesisht i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit si dhe alternime vranësirash kalimtare. Në relievet malore në lindje në orët e mesditës dhe pasdites shtim vranësirash deri të dendura shoqëruar me reshje shiu të dobta. Në relievet e larta malore të vendit këto reshje në formën e shtrëngatave dhe stuhive afatshkurtra.

Read More

Këtë të dielë, mbahen zgjedhjet në veri të Kosovës, në katër komunat me shumicë serbe, Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviç. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur kontejnerë nëpër rrugët kryesore në veri, që do të shërbejnë si qendra votimi. Policia e Kosovës tha se ka marrë të gjitha masat për një mjedis të sigurt gjatë procesit zgjedhor. Të hapura do të jenë 19 qendra votimi, 13 prej tyre të vendosura në kontejnerë. Numri i përgjithshëm i qytetarëve që mund të votojnë, sipas KQZ-së, është 45.095. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidentja Vjosa Osmani, u kanë bërë…

Read More

Dashi Në dashuri do të ishte më mirë të përpiqeshit të jeni më iniciativë, hidhuni pa shumë hezitim. Në punë, nga ana tjetër, angazhimet duhet të kryhen. Kohët e fundit jo çdo gjë ka ecur në mënyrën e duhur, por do të arrini të gjeni një zgjidhje për çështjet që ju pushtojnë. Demi Në dashuri ju duhet më shumë përkushtim për të vazhduar lidhjen. Në punë, mos u kapni nga shumë ankthe, por përpiquni të jetoni më të qetë. Sepse gjërat do shkojnë për së mbari. Binjakët Në dashuri ka një atmosferë të bukur dhe shumë dëshirë për të bërë.…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet nga transformimi i Eco Park në Durrës. Nga një vend ku grumbulloheshin mbeturina, Porto Romano në Durrës është kthyer tashmë në një ambient me gjelbërimi. ‘‘Mirëmëngjes dhe me Eco Parkun e Durrësit, tashmë i transformuar nga një vend-depozitimi i mbetjeve, në një ambient të mbushur me gjelbërim, ju uroj një të diel të paqtë‘‘,-shkruan Rama.

Read More

Luiz Ejlli dhe Efi Dhedhes janë dy finalistët e parë të Big Brother Albanii VIP 2. Ata u votuan nga publiku si më të preferuarit për të shkuar në finale. Kiara Tito dhe Bledi Mane lanë shtëpinë, kjo për shkak se ata ishin banorët e rikthyer sërish në lojë. Vetëm një nga banorët e rikthyer do kishte shansin që të shkonte në finale dhe kjo mundësi iu dha vetëm Efit. Në shtëpi janë ende edhe Dea, Qetsori, Jori, Nita dhe Kristi, por vetëm dy prej tyre do shkojnë në finale.

Read More

Finalisti i parë është shpallur Luiz Ejlli, i cili do të garojë më pas për çmimin e madh pas më shumë se katër muajsh brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Në një televotim të mbajtur gjatë mbrëmjes së sotme, publiku ka votuar për të shpallur finalistin e parë. I përlotur ai është shprehur se do ishte shumë i lumtur nëse babai i tij do të ishte gjallë për t’i thënë se ja arriti.

Read More

Borussia Dortmund zuri vendin e parë në Bundesligë. Kjo ndodhi në fund të raundit të 29-të. Dortmundi mposhti Eintracht (4:0), dhe Bayern humbi nga Mainz (3:1). Borussia Dortmund tani është një pikë përpara Bayern në tabelë. Kujtojmë se më herët Bayerni nën drejtimin e Thomas Tuchel u largua nga Kupa e Gjermanisë dhe nga Manchester City në  Champions.  SHIKO GOLAT

Read More