Kryeministri Edi Rama gjatë një takimi me sipërmarrës në Elbasan foli për një fenomen problematik që lidhet me mungesën e krahun të punës. Ai tha se biznesi i madh do e pësojë nëse nuk rishikojnë pagat e punonjësve të tyre. “Do ishte e pamundur rritja e pagave disa vite më parë. Asnjë prej jush nuk çohet dot dhe thotë; e kam imagjinuar se kur ra tërmeti ne pas 3 vitesh do e kemi pagën mesatare 900 euro. Kjo do të thotë se u rritën mundësitë. Shqipëria është në nivel tjetër perceptimi të botës për ne, që ka ndryshuar 100%. Duhet…
Author: tirana
Kandidati i Partisë Demokratike, Roland Bejko ka vijuar takimet me banorët e Tiranës në kuadër të zgjedhjeve të 14 Majit. Kësaj here, Bejko u ndal në zonën e Ali Demit, ku ka dëgjuar edhe shqetësimet e banorëve. Bejko u ndaj në projektvendimin për prishjen e banesave mbi 50-vjeçare që paraqesin rrezik. Ai tha se nëse do të zgjidhet kryetar bashkie më 14 Maj, do të bëjë gjithçka për bllokimin e këtij projektvendimi. Ai u tha qytetarëve, se vërtetë nuk ka mundësi kryebashkiaku që të bllokojë parlamentin, por ai ka fuqi që të çojë qytetarët e në protestë kundër atij projektvendimi.…
Që në orët e para të mëngjesit ka nisur procesi i votimit në katër komunat me shumicë serbe në Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviç të Kosovës. Janë 19 qendra votimi të hapura gjithsej. 6 janë të rregullta dhe 13 të tjera janë të lëvizshme, me kontejner. Atmosfera e zgjedhjeve është e qetë deri në këto momente pa u shënuar ndonjë incident. Policia e Kosovës përsëriti të dielën se ka ndërmarrë të gjitha veprimet dhe masat e nevojshme, për të ofruar siguri dhe mbarëvajtje të procesit zgjedhor, i cili gjithashtu po monitorohet nga misioni EULEX DHE KFOR. Vërehet…
Kryeministri Edi Rama ishte këtë të diel në Elbasan në kuadër të fushatës për zgjedhjet e 14 Majit. Kreu i qeverisë ka zbuluar nga aty edhe këngëtarin e këngës së fushatës së PS-së, Petrit Vullkanin. Me këtë rast i ktheu përgjigje edhe komenteve të opozitës për këtë këngë. “Pata një surprizë të bukur. Nuk e dija që Tit Vullani është nga Elbasani. Është hera e parë që e takoj. Je i madh dhe realisht për mua ka qenë kënaqësi të dëgjoja këngën e cila ishte një surprizë e bërë nga miq për këtë moment dhe ka qenë një bezdi e…
Policia njofton se falë veprimeve të thelluara hetimore, zbardhet ngjarja e ndodhur më datë 15.04.2023, në Durrës, ku për shkak të një konflikti në rrjete sociale, u plagosën lehtë, me armë zjarri, 2 shtetas. Lokalizohet, kapet dhe vihet në pranga njëri nga bashkautorët e dyshuar të këtij rasti, i akuzuar për vrasje të mbetur në tentativë.Kërkimet vijojnë për kapjen e bashkautorit tjetër, të shpallur në kërkim menjëherë pas ngjarjes. Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit dhe Pasurisë në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës në vijim të veprimeve të thelluara hetimore dhe operacionale, për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur në…
Kandidati i koalicionit opozitar “Bashkë Fitojmë”, Belind Këlliçi vijon takimet me qytetarët, të cilët i njeh me programin për drejtimin e Tiranës në katër vitet e ardhshme. Teksa u ndal në zonën e “Pazarit të Ri”, Belind Këlliçi degjoi problemet që shqetësojnë kryesisht biznesin e vogël në kryeqytet. Tregtarë të ndryshëm që zhvillojnë aktivitetin e tyre në “Pazarin e Ri”, u ankuan për vështirësitë që po hasin, duke akuzuar bashkinë e Tiranës se ua ka shtuar hallet. “Vështirësitë na e kanë bërë të papërballueshme këtë lloj pune. E para transporti nga mëngjesi e në darkë, malli që shikon këtu, do…
Teksa shkojnë drej finales, banorët e BBV janë gjithmonë më të interesuar për çmimin e madh, i cili ka rënë nga 100 mijë euorshi, si pasojë e thyerjes së rregullave. Mbrëmjen e djeshme banorët kanë pyetur se sa është monetalisht çmimi i madh ndërkohë që përgjigja e Arbanës ishte epike. “Mezi po mbaj lekët e mia”, u shpreh moderatorja. Arbana Osmani, është padyshim një nga moderatoret më të duartrokitura në vend. Ajo ka moderuar emisionet nga më të dashurtat dhe të ndjekurat për publikun dhe kjo i është shpërblyer. Rreth dy vite më parë, në vendin tonë ndodhi skandali me…
Edi Rama çeli sot fushatën elektorale për zgjedhjet vendore të 14 majit në Elbasan. Kryeministri veçoi kantierin e ndërtimit të automotoparkun, i cili do t’i japë zhvillim ekonomik qytetit, por edhe Shqipërisë së Mesme. “Kantier jashtëzakonisht i rëndësishëm për vendin, Shqipërinë e 2030-ës, për rritjen me kuaj fuqi të ekonomisë sonë, për krijimin e një platforme komplet të re mundësish ekonomike e punësimi për të çelur një hapësirë këtu në Shqipëri që është një hapësirë unike në Ballkan, ku do të hapet rruga për aktivitete të mëdha ndërkombëtare në fushën e automotosportit dhe eventeve të mëdha muzikore etj”, tha Rama.…
Një 27-vjeçar është larguar nga banesa në Tiranë, ku ka qenë motra e tij, shtetësia me iniciale K.P., 22-vjeç e cila ka denoncuar në polici. I riu me iniciale J.P., vuan nga probleme të shëndetit mendor ku pas kallëzimit në rajonin e policisë, uniformat blu kanë nisur kërkimet për gjetjen e tij. “Në Komisariatin e Policisë Nr. 4 është paraqitur shtetasja K. P., 22 vjeçe, banuese në Tiranë, e cila ka kallëzuar se është larguar nga banesa vëllai i saj, shtetasi J. P., 27 vjeç, i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor. Punohet për gjetjen e tij. Materialet i…
Kandidati i PS-së në Tiranë, Erion Veliaj ka vijuar fushatën e takimeve elektorale në Laprakë. Pasi mbolli së bashku me komunitetin disa pemë në këtë zonë, Veliaj tha se në Njësinë 11 PS synon më shumë se 50% të votave në 14 Maj dhe se puna drejt progresit sapo ka nisur.
Sali Berisha denoncoi rrezikun që sipas tij po kërcënon jugun e vendit, kjo nga Delvina ku prezantoi kandidatin, Ilir Mehmeti. Berisha akuzoi mazhorancën se po cakton në bashkitë e jugut njerëz të lidhur me bandat dhe mafian me synimin e vetëm për të grabitur, plaçkitur dhe masakruar resurset e kësaj zone. “Famir Shero ka përballë përfaqësuesin e Rilindjes, i cili do të bëjë pazar gjithçka me pasuritë e Konispolit. Kështu me radhë. Në Përment, Edmond Komnino, në Këlcyrë, Arjan Kasaj, në Tepelenë një inxhinier i shkëlqyer, i kthyer pas 30 vitesh nga Kanadaja, ka përballë Tërmetin që po të kishte…
Kryeministri Edi Rama vazhdoi sot fushatën për zgjedhjet e 14 Majit nga Elbasani, ku takoi mbështetësit socialistë. Rama mbështeti kandidatin e PS-së për bashkinë Elbasan, Gledian Llatjan, ndërsa u shpreh se Luçiano Boçi i koalicionit “Bashkë Fitojmë” nuk mund të bëjë asgjë të mirë për qytetin. “Elbasani, njeriun e ka gjetur. Për mua është shumë i urtë, por është nga Elbasani. Del ky Luluçi që u distancua nga Luli dhe thotë do ta bëjë Elbasanin shesh xhirimi. Këta të epurit e kalasë. Por ne e morëm ajkën e kalasë dhe e kemi në Ministrinë e Arsimit”,-theksoi Rama. Me kandidatët e…