Author: tirana

“Scotland Yark” ka publikuar pamjet teksa bankieri i pasur britanik Paul Mason, 52 vjeç, dhunohet në mes të rrugës nga një burrë i identifikuar si Steve Allan. Mason, pas goditjes së tretë u përplas në trotuar dhe mbeti i shtrirë, ndërsa sulmuesi u arratis nga vendi i ngjarjes. 52-vjeçari, ish-drejtori ekzekutiv i Bankës Nacionale të Katarit, pas qëndrimit në koma 6 muaj, humbi jetën në spital. Nga ana tjetër, autori u dënua me 36 muaj burgim, pasi pranoi se ka kryer vrasjen nga pakujdesia pas sulmit në dhjetor të vitit 2020, para një klubi të njohur në Londër. Dënimi ndaj…

Read More

Policia e Shkodrës ka shpallur në kërkim një 27-vjeçar, pasi gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të një marketi në fshatin Grudë e Re. “Raportohet se Rreth orës 02:45 të mëngjesit të sotëm, shtetasi T. M. ka njoftuar sallën operative të DVP Shkodër se ishte qëlluar me armë zjarri në drejtim të marketit të tij, gjatë kohës që ky biznes ka qenë mbyllur. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, një grup i posaçëm hetimor ka mbërritur në vendngjarje, me qëllim zbardhjen e plotë të këtij rasti. Falë veprimeve të shpejta hetimore, u…

Read More

Javën e ardhshme vendi ynë do të ndikohet fillimisht (ditët e para të javës) nga kushte të paqëndrueshme atmosferike, ndërsa në fund të javës mot i qëndrueshëm me plot diell dhe rritje graduale temperaturash. Në këtë mënyrë nga dita e hënë deri ditën e mërkurë, moti parashikohet me kthjellime, por edhe alternime vranësirash deri të dendura shoqëruar me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar. Në orët e vona të mbrëmjes të ditës së nesërme dhe orët e para të mëngjesit të ditës së martë, reshjet përgjatë ultësirës perëndimore me intensitet deri të lartë në formën e…

Read More

Në Çorovodë, dyshohet se pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, shtetasi A. G., 19 vjeç, në bashkëpunim me shtetasin F. Ç., 19 vjeç, kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit të shtetasit I. D., 19 vjeç, i cili në momentin e qëllimit, ndodhej jashtë automjetit. Nga të shtënat, nuk ka asnjë shtetas të dëmtuar. Ndërkohë, autorët, të cilët kur kanë konstatuar se po ndiqeshin nga policia, kanë braktisur automjetin dhe janë larguar në një zonë të pyllëzuar. Uniformat blu vijojnë ende ndjekjen e tyre dhe kontrollin e zonës, me qëllim kapjen e autorëve.

Read More

Këngëtari vendosi që romancën me Kiarën, ta cojë edhe më tej, duke i propozuar për martesë. Ajo që tërhoqi vëmendjen ishte edhe unaza e veçantë që Luizi kishte zgjedhur për të dashurën e tij. Unaza me diamante që Luizi, zgjodhi për Kiarën kushtoi plotë 2500 euro. Edhe këtë herë, Luizi tha që hyri në borxh për të surprizuar Kiarën.

Read More

Ministria e Jashtme e Rusisë njoftoi se do të dëbojë një numër të diplomatëve gjermanë nga vendi. Në njoftimin e saj thuhet se ky është “reagim ndaj veprimeve armiqësore të Berlinit”. Ministria, po ashtu, tha se synon “të kufizojë ndjeshëm numrin maksimal të punonjësve të misioneve diplomatike gjermane” në Rusi. Gjermania nuk ka njoftuar në lidhje me ndonjë dëbim më herët, por një zyrtar i Ministrisë së Jashtme gjermane tha më 22 prill se të dyja palët kanë qenë në kontakt gjatë javëve të fundit, në lidhje me përfaqësitë e ambasadave dhe konsullatave. “Largimi i sotëm i stafit të Ambasadës…

Read More

Djali i zëdhënësit të presidentit Vladimir Putin ka shërbyer për grupin rus Wagner në Ukrainë. Nikolai Peskov, djali i zëdhënësit të Kremlinit, Dmitry Peskov, i tha një gazete se e kishte ndjerë si detyrë për të luftuar krah forcave ruse. “Ishte me iniciativën time,” tha gjatë intervistës 33-vjeçari, babai i së cilit ka shërbyer si zëdhënës i Putinit që nga viti 2008. I pyetur për pikëpamjet e babait të tij për shërbimin e tij, Nikolai ai u përgjigj duke thënë se ai ishte krenar për të. Deri më tani nuk ka asnjë reagim nga Dmitry Peskov, i cili nuk i…

Read More

Kandidati për bashkinë Himarë, Fredi Beleri ka hedhur akuza të drejtim të deputetit të PS-së Vullnet Sinaj, për të cilin thonë se po shfrytëzon pushtetin për të përfituar vota. Sipas Belerit kryesia e fshatit Kudhës ka vendosur në qendër të fshatit njoftimin se kush do që të legalizoi pronat të paraqitet tek zyra e deputetit Vullnet Sinaj çdo të hënë dhe të martë në Himarë. Për Belerin kjo gjë përbën shkelje flagrante të ligjit dhe këtë e kanë raportuar edhe tek vëzhguesit e Osbe por edhe në organet ligjzbatuese. Beleri thotë se raste të tilla ku qytetarët joshen për t’ju…

Read More

Detaje tronditëse janë zbardhur nga vrasja e 19-vjeçarit Stiven Toshkesi në Tiranë. Ngjarja ndodhi më 18 prill, pranë banesës së të riut, sapo ky i fundit kishte lënë punën. Dy të rinjtë, Ensi Maze dhe Axel Hoxhaj i kishin zënë pritë viktimës, ndërkohë Maze e qëlloi atë pas shpine me haxhar. Shkak i ngjarjes së rëndë ka qenë konflikti për një vajzë. 18-vjeçari tjetër Ensi Maze ka mbajtur derën e makinës që shoku i 19-vjeçarit Stiven Toshkesi të mos dilte nga makina që të godiste personin që po qëllonte me hanxhar Stivens Toshkesin. Të dy të rinjtë e arrestuar për…

Read More

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka vijuar ditën e sotme takimet me banorët e Liqenit të Thatë të cilët iu bashkuan edhe në mbjelljen e pemëve të reja që iu shtuan kësaj zone të gjelbëruar në kryeqytet. Gjatë bisedave me qytetarët që e kanë ndërtuar jetën në këtë lagje të re, por të urbanizuar e transformuar rrënjësisht vetëm në pak vite, Veliaj u kujtoi se si nga një ferrishte ku kundërmonte era e djegies së plehrave e plastikës, e pa asnjë shërbim, sot Njësia 13 ka vlerën më të lartë të pronës në kryeqytet. “Mbaj mend ditën e…

Read More

Bilanci pozitiv prej tetë rezultatesh pozitive në Serie A, ndalet në takimin në “Olimpiko” kundër Torinos. Granadat fitojnë me rezultatin 1-0. Bardhekaltrit munden pas dy muajsh, ndërsa Torino mori suksesin e dytë jashtë shtëpisë në tre ndeshjet e fundit të luajtura në transfertë. Mbrojtësi i Shqipërisë Elseid Hysaj, e nisi si titullar në këtë përballje, ndërsa u zëvendësua në minutën e 69 nga Lazari. Pas takimit, ai shprehu pakënaqësinë për arbitrimin. Mbrojtësi pretendoi edhe për një penallti pas kontaktit me Singon, por që nuk u akordua ng arbitri Ghersini. “Kjo ndeshja na le me hidhërim, por nuk dorëzohemi. Sa i…

Read More

Interi dhe Milani do të përballen në gjysmëfinalen e Ligës së Kampioneve për pas 20 vitesh, ku Milani kalonte në finalen me 2 barazime. Për këtë ndeshje, ka folur edhe Valentino Rossi i cili njihet si një tifoz i Interit. Rosi u shpreh se derbi Inter-Milan do të jetë i bukur si ai i 20 viteve më parë, por tani është koha për hakmarrje. “Do të jetë e bukur si para 20 vitesh. Atë vit u eliminuam me 2 barazime kështu që duhet të hakmerremi megjithëse Milani është shumë i fortë. Do të jetë një derbi i bukur dhe do…

Read More