Author: tirana

Benet Beci, kandidat i Partisë Socialiste për Bashkinë Shkodër, ka prezantuar disa elementë të tjerë që do të jenë pjesë e projektit të portit te Ura e Bunës. Përmes një statusi në llogarinë e tij të “Facebook”, Beci shprehet se lundrimi mbi liqen nuk është më një ëndërr, ndërsa thekson se: “Bashkia Shkodër, në bashkëpunim me operatorët e interesuar turistikë, do të bëjë të mundur një linjë periodike lundrimi gjatë sezonit turistik nga Shkodra drejt Shirokës e Zogajt. Do të bëjmë çdo përpjekje për të pasur transport sa më ekologjik model në Liqen. Kthimi i lundrimit mbi liqen dhe Bunë…

Read More

Vite më parë Ermal Mamaqi dhe Arbana Osmani nuk ruanin të njëjtën marrëdhënie të mirë që kanë sot për njëri-tjetrin. Teksa ishte i ftuar në rubrikën “Galeri”, Ermali u ndal edhe tek fillimet e tij në televizion ku së bashku me Edi Manushin kujtuan “Top Select”. Në atë kohë, Ermali dhe Arbana Osmani e prezantonin bashkë emisionin. Ai tregoi se Arbana nuk e duronte dot për faktin që ai bënte humor. “Kam qenë unë, Arbana Osman, Drini Zeqo, Eni Popi, tek Selecti. Isha prezantues, kisha rolin që bëja humor. Ka qenë një luftë e madhe me Arbanën, e cila nuk…

Read More

Ndërsa na ndajnë tre javë nga zgjedhjet vendore të 14 majit, në Kavajë raportohet se persona të paidentifikuar kanë thyer derën e KZAZ. Ngjarja ka ndodhur në shkollën 15 Marsi në lagjen nr. 3, aty ku edhe është vendosur kjo KZAZ. Burimet nga “Panorama TV” bëjnë me dije se autorët janë futur brenda godinës dhe pasi janë pikasur nga kalimtaret janë larguar.

Read More

Janë zbardhur të tjera detaje në lidhje me vrasjen e 19-vjeçarit Stiven Toshkesi në Tiranë. Dy të rinjtë, Ensi Maze dhe Axel Hoxhaj i kishin zënë pritë viktimës, ndërkohë Maze e qëlloi atë pas shpine me hanxhar. Shkak i ngjarjes së rëndë ka qenë konflikti për një vajzë. Të dy të rinjtë e arrestuar për krimin nuk banonin në zonën ku ndodhi ngjarja, që lë dyshime se dy të rinjtë kishin shkuar me qëllimin për ta goditur 19-vjeçarin. Po ashtu, në ngjarjen e 18 prillit ende nuk dihet kush i largoi dy autorët nga vendi i ngjarjes me makinë.

Read More

Tea Trifoni ishte e ftuar në rubrikën “Mos i bjer me top”, ku dy moderatorët e kësaj rubrike u shprehën se kanë marrë shumë mesazhe nga fansat, të cilët thoshin që e kishin parë Tean të takohej me Butrint Imerin. Sipas Teas, këto janë thjesht thashetheme, pasi ajo jo vetëm që nuk e ka takuar Butrintin, por nuk e ka parë as live në koncerte. Tea Trifoni: Hera e parë që unë e dëgjoj këtë, unë Butrintin nuk e kam takuar kurrë, nuk e kam parë kurrë, as në koncerte nuk e kam parë ndonjëherë live dhe nuk e di si doli…

Read More

Kristi mendon se Jori ka një pëlqim për të, por kjo e fundit e ka hedhur poshtë supozimin e tij. Përveçse e mohon, Jori madje thotë se nuk u përputhen karakteret. Jori tha se ajo është më “mashkull” se Kristi dhe se kërkon dikë që të ketë karakter më të fortë. I pranishëm gjatë kësaj bisede ishte edhe Qetsori. I pyetur nga Jori lidhur me Kristin, Qetsori u shpreh se Kristi nuk është tip i keq, por mbase jo për Jorin. Duke folur me batuta, Jori u shpreh se asaj do t’i bien në kurriz të gjitha gjërat e shtëpisë,…

Read More

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, në një takim të zhvilluar me gra dhe vajza në Njësinë nr 9 në kryeqytet ka komentuar situatën e rëndë sipas tij të ekonomisë dhe ndërtimeve në kryeqytet. Meta habiti kur tha që ka një dyshim se qeveria dhe bashkia ngadalësojnë trafikun në kryeqytet që makinat të harxhojnë më shumë dhe të përfitojnë karburantet. “Ekziston dyshimi se është ngadalësuar lëvizja e makinave që të harxhojnë më shumë karburant. Që të përfitojnë karburantet. Një makinë harxhon më shumë duke ecur 3-4 kilometra në orë apo jo”, tha Meta. Ai komentoi edhe kërcimet e Kryeministrit…

Read More

Nora Malaj ka rrëfyer një nga sfidat më të mëdha të jetës, luftën me tumorin. Ish-deputetja tregoi se pasi kaloi Covid-19, iu rikthye tumori, dhe përgjatë gjithë kësaj kohe është mësuar që të jetojë me dhimbjen. Por, pas këtij rrëfimi kaq prekës Malaj ka dhënë dhe një mesazh frymëzues për të gjithë ata që janë duke kaluar një vështirësi të njëjtë. “Sfidat e jetës janë të çuditshme, gjithmonë sëmundjet qëndrojnë aty nuk ikin asnjëherë. Shfaqen rishfaqen dhe pas Covid, Covid na ka bërë që disa nga problemet tona të rishfaqen. Unë këtë periudhë jam mësuar të jetoj me dhimbjen, por…

Read More

Në katër komunat në veri të Kosovës kanë nisur të mbyllen qendrat e votimit për zgjedhjet e parakohshme lokale. Qytetarët e Mitrovicës së Veriut, Leposaviqit, Zveçanit dhe Zubin Potokut zgjodhën sot kryetarët e rinj. Në Zveçan dhe Leposaviq qytetarët u votua po ashtu për të zgjedhur përbërjet e reja të asambleve komunale. Dalja në zgjedhje deri në orën 15:00 ishte 2.4 për qind. Procesi zgjedhor u bojkotua nga partia kryesore e serbëve në Kosovë, Lista Serbe – që ka mbështetjen e Beogradit zyrtar – e cila po ashtu bëri thirrje për bojkot. Autoritetet nuk kanë raportuar për ndonjë pengim të…

Read More

Ish-kryeministri Sali Berisha në një takim me militantë në Dropull ka komentuar deklaratat e Kryeministrit Rama i cili me ironi fole për largim të ‘zorrës qorre’. Berisha tha se Rama flet me gjuhë halabaku. “Ai shkon në Kavajë dhe përdor një gjuhë halabaku, sot në Elbasan e kishte filluar me ‘zorrën qorre’ e zorrën e trashë. Unë i them meqenëse je marrë me zorrën qorre, mbrëmë falë shkatërrimit që i ke bërë sistemit të shëndetësisë së këtij vendi, për herë të parë një i ri u detyruar të nisje nga Gjirokastra për të hequr ‘zorrën qorre’ në Tiranë. Ti që…

Read More

Petrit Vasili ka shpërthyer në akuza ndaj kryeministrit Edi Rama. Deputeti i Partisë së Lirisë e ka quajtur kryeministrin një kryehajdut dhe “njeri vulgar e me 1000 komplekse”. “Me dy fjalë të vetme, kjo është daullja hajdutëve. Keni parasysh hajdutët që kanë vjedhur dhe vetëm tallava dëgjojnë. Kjo do jetë tallavaja e fundit e tyre sepse gjithçka që bëjnë Edi Rama dhe të tjerë. Ai ngaqë nuk ka më çfarë të thotë dhe bëjë, kërcen këtë që quhet dhe vallja e hajdutëve dhe normalisht ai e prin vallen se siç e kam quajtur unë atë, ai është Ali Baba, është…

Read More

Një aksident me pasojë plagposjen e dy personave ndodhi rreth orës 17:20 në aksin rrugor Gjirokastër-Jorgucat. Në vendin e quajtur “Kthesa e Jorgucatit” janë përplasur automjeti tip “Fiat”, me drejtues shtetasin kinez Y. Sh., 35 vjeç, me automjetin tip kamion me drejtues F. K., 63 vjeç, banues në Fier. Nga aksidenti mbetën të dëmtuar lehtë shtetasi kinez dhe pasagjeri që ndodhej në kamion, të cilët janë transportuar në Spitalin Rajonal Gjirokastër.

Read More