Author: tirana

“Rruga “Valbona”, është premtimi ynë i mbajtur për njësinë administrative Rrashbull, ndërkohë që vazhdojmë me investime të tjera për mandatin e ardhshëm”. Kryebashkiakja Emiriana Sako, njëkohësisht kandidate e Partisë Socialiste për bashkinë Durrës në takimin me banorët e zonës, tha se puna do të fokusohet në rehabilitimin e infrastrukturës, në ndërtimin e terreneve sportive, qendrën e re shëndetësore si dhe në një sërë investimesh të tjera me qëllim trasnformimin rrënjësor të kësaj zone. “Ne jemi bashki që reagojmë ndaj kërkesave të komunitetit. Forcën më të madhe e kemi ballafaqimin me njerëzit dhe kur ballafaqohemi e kemi realizuar punët, kjo është…

Read More

Shtetasit e Arabisë Saudite, Bahrejnit, Katarit, Omanit dhe Tajlandës mund të hyjnë pa vizë për motive turistike në Republikën e Shqipërisë. Këshilli i Ministrave miratoi sot një ndryshim në vendimin “Për përcaktimin e kritereve, të procedurave e të dokumentacionit për hyrjen, qëndrimin dhe trajtimin e të huajve në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar. Vendimi u mor në mbështetje të ligjit “Për të huajt”, me propozimin e ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe të ministrit të Brendshëm. Sipas vendimit, “lista e shteteve, shtetasit e të cilëve hyjnë pa vizë për motive turistike në Republikën e Shqipërisë dhe me dokumentin…

Read More

Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu është zyrtarisht i pandehur për çështjen e Gërdecit dhe ditën e sotme nis gjyqi ndaj tij. Sot në Gjykatën e Posaçme po mbahet seanca e parë gjyqësore. GJKKO ka pranuar gjykimin e shkurtuar, ndërkohë Mediu akuzohet për shpërdorim detyre të dyfishtë sipas Kodit Penal dhe Kodit Penal Ushtarak. Mediu akuzohet se në lidhje me procesin e çmilitarizimit dhe çmontimit të municioneve që është zhvilluar në ambientet e ish “Brigatës së Tankeve”, në fshatin Gërdec, në bashkëpunim me funksionarë të tjerë të Ministrisë së Mbrojtjes si dhe persona që kanë pasur cilësinë e ushtarakut kuadër komandues,…

Read More

Bjellorusia ka qenë aleati kryesor i Rusisë, dhe ka qenë një vend që ka vepruar si mbështetës për disa operacione të Kremlinit. Bashkëpunimi i fundit midis dy shteteve ishte dërgimi i armëve bërthamore në Bjellorusi. Ministria e Mbrojtjes e Bjellorusisë, njoftoi se ekuipazhet e sistemit të raketave taktike balistike Iskander-M përfunduan stërvitjen e tyre në Rusi. Një koalicion mes dy ushtrive me të cilin ata synojnë të përmirësojnë reagimin e tyre të përbashkët ndaj një kërcënimi të mundshëm. Trupat bjelloruse janë trajnuar për të përmirësuar aftësitë e tyre praktike në përgatitjen e sistemit raketor, aktivizimin e tij dhe kryerjen e…

Read More

Bayern Munchen është në krizë të plotë, por problemet për Bayern nuk janë vetëm në aspektin sportiv. Një nga lojtarët e skuadrës është në qendër të vëmendjes për një skandal në jetën private. Bëhet fjalë për Lucas Hernandez, i cili këtë sezon ka luajtur vetëm 10 ndeshje zyrtare. Partnerja e francezit, Amelia Lorente, ka postuar në rrjetet sociale një mesazh ku bën me dije se është ndarë nga mbrojtësi për shkak të një tradhtie të tij, madje tregon edhe emrin e gruas tjetër. “Boll luajte me dy porta, Lucas Hernandez. Po ta dhuroj Cristina Buccinon. Mos harro që ke edhe…

Read More

Një sasi tritoli ka shpërthyer në një lokal Shkodër pas mesnate. Ngjarja ka ndodhur në lagjen Fermentimi. Nga shpërthimi janë regjistruar vetëm dëme materiale. Tritoli është vënë tek lokal Sebastiani në Fermentim në një ndërtesë dy katëshe. Në katin e sipërm është një shtëpi në të cilën nuk ndodhej askush sepse pronari i godinës jeton në një vend tjetër në Shkodër. Mbeten të paqarta arsyet e vendosjes së tritolit.

Read More

Të ftuarit e radhës në podcastin e kryeministrit Edi Rama, janë mjekët që u kujdesën për të pas operacionit që kreu pak ditë më parë në QSUT. “Jam këtu me pesë burra që më hynë në trup”, thotë kryeministri Rama për mjekët Arben Gjata, Arben Beqiri, Dritan Rehovica, Krenar Lilaj dhe Saimir Kuçi. Kirurgu Arben Beqiri, thotë se fakti që kreu i qeverisë zgjodhi sistemin publik për të kryer ndërhyrjen, tregon se është rritur besimi. Mjeku Arben Gjata përmendi rastin e një kolegu amerikan i cili ishte surprizuar nga ndryshimet drastike të bëra në sistemin e shëndetësisë. Rama iu nënshtruar…

Read More

Tensionet midis Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara vijojnë që të rriten për pushtimin e Ukrainës nga Moska dhe thellimin e grindjeve diplomatike. Ministri i Jashtëm rus, Sergej Lavrov dhe homologu amerikan, sekretari i Shtetit, Antony Blinken, nuk planifikojnë të takohen në takimin e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara që Lavrov kryeson të hënën. “Nuk ka plane të tilla. Ne nuk kemi një agjendë me amerikanët për diskutim në nivel ministror për momentin,” tha të dielën zëvendësministri i jashtëm rus Sergei Ryabkov, sipas agjencisë shtetërore ruse të lajmeve RIA Novosti. Moska ka rritur retorikën e saj në një mosmarrëveshje…

Read More

Këtë të hënë, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime dhe vranësira në zhvillim në orët e mesditës dhe pasdite. Parashikohen reshje shiu të herë pas hershme me intensitet të ulët, e lokalisht mesatar në forme shtrëngatash ne veriperëndim-perëndim dhe në pjesën qendrore. Era do të fryjë me drejtim juglindje-jugperëndim me shpejtësi 1-5 m/sek, përgjatë vijës bregdetare dhe nëpër lugina era me shpejtësi 6-8 m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.

Read More

Një makinë tip “Volkswagen” është shkrumbuar gjatë natës në lagjen nr. 5 të Korçës. Makina e cila ishte në pronësi të një 30-vjeçari ishte e parkuar kur ra zjarri. Nga këqyrja paraprake e kamerave të sigurisë të banesës, nuk janë konstatuar lëvizje të ndonjë personi të dyshimtë apo ndonjë veprim i kryer ndaj mjetit. Paraprakisht dyshohet se shkak i zjarrit mund të ketë rënë si pasojë një shkëndijë elektrike. Informacion paraprak Më datë 24.04.2023, rreth orës 03:45, në lagjen nr. 5, rruga “10 Korriku”, ka rënë zjarr në automjetin tip “Volksëagen” në pronësi të shtetasit M. A., 30 vjeç, banues…

Read More

Dashi Gjatë orëve në vijim do të keni një Hënë të favorshme e cila mbi të gjitha do të gjallërojë sferën e dashurisë, duke e bërë atë më kurioze dhe stimuluese. Çiftet do të rizbulojnë ndjenjën që kohët e fundit ishte pak e humbur. Për beqarët, falë Venusit, emocionet janë rrugës. Demi Të hënën gjatë orëve në vijim do të jeni shumë reflektues falë Mërkurit. Në dashuri, beqarët do kenë ide shumë të qarta për atë që duan ndërsa çiftet do bëjnë një revolucion të vërtetë, për mirë. Kujdes nga një hënë paksa nervoze. Binjakët Së shpejti do të ndiheni…

Read More

Presidenti i Republikës Sërpska, Millorad Dodik, foli më 23 prill në ngjarjen për të shënuar Ditën e Përkujtimit të 700.000 viktimave të krimeve të ushtashëve në kampin e përqendrimit të Jasenovacit, ngjarje që u mbajt në Donja Gradina. Ai foli për këto krime, i krahasoi ato me krimet e luftës së fundit në territorin e Jugosllavisë së atëhershme dhe foli për shkëputjen e Republikës Sërpska dhe bashkimin me Serbinë. “Ne jemi këtu nga Republika Sërpska sepse i takojmë një kombi dhe një ditë ne do të jemi një shtet. Askush nuk do të na ndalojë që ta bëjmë këtë sepse…

Read More