Author: tirana

Me një pjesëmarrje shumë të ulët dhe bojkotim nga ana e partive politike serbe u zhvilluan zgjedhjet për kryetar të komunave në katër komuna të veriu të Kosovës, Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok. Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve vetëm 1 mijë e 567 qytetarë, apo 3.47 për qind e rreth 45 mijë votuesve të regjistruar e hodhën votën e tyre. Megjithë këtë pjesëmarrje kaq të ulët, procesi i zgjedhjeve cilësohet “legjitim”. Komunat veriore me shumicë serbe kanë tanimë 4 kryetarë të zgjedhur. Lulzim Hetemi nga Lëvizja Vetëvendosje është fitues në Leposaviq me 73.5 për qind të votave,…

Read More

Polonia ka akuzuar Gjermaninë se në mënyrë indirekte po provokon luftën në Ukrainë, duke u përpjekur të vonojë hyrjen e kësaj të fundit në NATO, në përgjigje të deklaratave të ministrit gjerman të Mbrojtjes. Zv/ministri i Jashtëm i Polonisë, Piotr Wawrzyk kritikoi ministrin gjerman të Mbrojtjes, Boris Pistorius, për deklaratat për kanalin gjerman ZDF, në të cilat ai deklaroi se “dera është e hapur” për hyrjen e Ukrainës në NATO, por “nuk është koha për të marrë vendime”. “Pyetja është, kur do të jetë koha për këto vendime? Pesë, dhjetë apo tridhjetë vjet pas luftës?”, u shpreh polaku. “Nëse Gjermania…

Read More

Një lokal në Shkodër ishte në shënjestër të një shpërthimi me tritol. Ngjarja ka ndodhur tek vendi i quajtur “Fermentimit”. Nga shpërthimi nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale. Ka qenë vetë pronari i lokalit që ka njoftuar policinë pasi ka vënë re dëmet. Njoftimi i policisë Rreth orës 05:50 të mëngjesit të sotëm, shtetasi F. K., 65 vjeç, banues në lagjen “Skënderbeg”, Shkodër, ka njoftuar se kur ka shkuar për të hapur biznesin e tij (bar-kafe), ka konstatuar të thyer xhamin e derës të këtij biznesi. Nga veprimet paraprake të kryera nga grupi hetimor, dyshohet se para…

Read More

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi paralajmëron një situatë me reshje që do përfshijë vendin pas mesditës dhe marrjen e masave që të shmangen dëmtimet. Prej sot dhe ditëve në vijim në pjesën veriperëndimore në Shkodër, por edhe në pjesën tjetër të vendit do të ketë rritje të intensitetit të reshjeve që mund të shkaktojë fryrje të përrenjve dhe ndonjë situatë që mund të bëhet shkak për përmbytje lokale. “Duke nisur nga sot pas mesditës dhe gjatë të gjithë javës, në pjesën veriperëndimore të vendit, rreth Shkodrës por edhe duke u përhapur në pjesën tjetër të vendit do të kemi rritje…

Read More

Motrat Pojani, Marsela dhe Megi i duan skandalet. Në një vizitë në varreza, ato e kanë ndarë në rrjetet e tyre sociale. Por ajo që iu ka rënë në sy të gjithëve është se si motrat Pojani janë tallur në varreza. Vetë Marsela ka publikuar një video ku tregon Megin teksa pastron varrin, qesh, kërcen dhe tallet para familjarit të tyre të ndjerë.

Read More

Luizi ka diskutuar me Kristin dhe Qetsorin sa i takon finales. Luizi u shpreh se qetësia e tyre është e frikshme, pasi ata të gjithë kanë sigurinë që do të jenë në finale. Kristi tha se nuk do ndryshonte asgjë nëse do krijonin debate të kota në këtë pikë të lojës. Por Luizi tha se nuk do të ishte e nevojshme të krijonin debate, por thjesht të jepnin argumenta se për çfarë arsye mendojnë se do të jenë finalistë.

Read More

Mesditën e kësaj të hëne do të nisin reshjet e shiut dhe pritet të jenë prezentë deri në mesin e kësaj jave. Madje meteorologët parashikojnë edhe ulje të temperaturave. Prej ditës së enjte ndryshojnë kushtet e motit dhe pritet të ketë edhe rritje të temperaturave. Sipas parashikimeve të sinoptikanëve, fundjava e cila përkon edhe më fundin e muajit Prill do të jetë e ngrohtë dhe me temperatura tipike të Pranverës.

Read More

Në Durrës ka mbërritur kroçera e parë për këtë sezon veror. Kroçera e quajtur “Bukuroshja e Adriatikut” ka në bord 134 turistë, kryesisht francë. Kryeministri Edi Rama në një postim në rrjetet sociale, ka publikuar edhe fotot e kroçerës në Portin e Durrësit. “Mbërrin në Durrës kroçiera e parë për këtë sezon. Bukuroshja e Adriatikut me 134 turistë, kryesisht francezë”, ka shkruar Kryeministri Edi Rama.

Read More

Këngëtari i njohur Rigels Rajku , i njohur si Nozy, i uron fitoren kryebashkiakut Erion Veliaj në zgjedhjet e 14 majit. Përmes një videomesazhi, Noizy shprehet se dikur i vinte turp të sillte miqtë e tij në kryeqytet, ndërsa sot Veliaj e ka kthyer Tiranën në një qytet Europian. “Lalo, ky mesazh vjen për ty, për gjithë mbështetjen, jo se jemi shokë, por puna flet vetë, për gjithë këto vite që e ke kthyer Tiranën në një qytet Europian. Dikur më vinte turp të sillja shokët e mi ose miqtë e mi që vinin nga jashtë, në Tiranë t’u tregoja…

Read More

Kreu i Bashkisë së Lezhës, dhe kandidat i PS-së për 14 Majin, Pjerin Ndreu ka nisur sot fushatën në praninë e disa qytetarëve. Ndreu u shpreh se në perspektivën e partisë socialiste tanimë është ndërthurja e prodhimit bujqësor dhe ekspansionit të turizmit. “Pas datës 14 Maj, ti japim frymë turizmit malor në këtë zonë. E ardhmja e kësaj zone është me ne. Ne kemi bërë shumë punë. Njësia Shën Kollë është shembulli më i mirë sesi të shmangni propagandën e PD. Do lidhim turizmin me prodhimin bujqësor. Do ngremë pikë turistike nga Shën Kolli deri në Tale”,-tha Ndreu.

Read More

Seanca për gjykimin e Fatmir Mediut për dosjen “Gërdeci” është shtyrë për në datën 9 Maj, ora 14:00. Shkak për këtë është bërë kërkesa e Prokurorisë pasi nuk ishte gati për të dhënë konkluzionet përfundimtare. Ish-ministri i mbrojtjes Fatmir Mediu do të përballet me drejtësinë për çështjen “Gërdeci” për të dytën herë pas 14 vitesh. Gjykata e Posçme ka vendosur që të pranojë kërkesën e SPAK dhe të kalojë për gjykim dosjen në ngarkim të Mediut. Ai akuzohet për dy vepra penale “shpërdorimi i detyrës në bashkëpunim” dhe “shpërdorim i detyrës në bashkëpunim” me subjekt ushtarak-kuadër komandues. Në Shtator të…

Read More