Blero ka bërë një deklaratë të fortë për lidhjen dhe ndarjen nga Afrona. Ai ka dhënë një intervistë për “Prive” ku ka treguar anën e tij të historisë. Blero e ka konsideruar Afronën si një grua që kishte në fokus paranë dhe e shfrytëzonte vetëm për interesat e saj. “Realisht nga fillimi lidhjen e kam ndjerë si një lloj aktrimi. Gjithmonë ka qenë në fokus paraja, sa ka pasur gjithçka ka qenë e bukur ndërsa kur i kam kufizuar shpenzimet, jam parë si i keq. Dhe nuk është që s’jam mjaft inteligjent për t’i kuptuar këto gjëra, por kam heshtur…
Author: tirana
Më shumë se 1200 të mitur kanë humbur jetën në Evropë, kjo për shkak të ndotjes së ajrit. Alarmi është dhënë nga Agjencia Evropiane e Mjedisit në raportin e saj të fundit në të cilin paralajmëron për rreziqet e smogut të akumuluar nga 27 vendet e Unionin. Në raport përmenden edhe Islanda, Norvegjia, Zvicra dhe Turqia. Agjencia Evropiane e Mjedisit kërkon nga qeveritë e vendeve evropiane politika specifike për mbrojtjen e fëmijëve dhe të rinjve. Po ashtu kërkohet krijimi i “zonave të ajrit të pastër” rreth shkollave, intensifikimi i sipërfaqeve të gjelbra kundër smogut. Sipas të dhënave në raport, në…
Vijojnë edhe këtë të hënë kërkimet nga Policia dhe familjarët e Leonard Thodhorin i njohur si “Koçole” dhe Fatmir Sulovarit (Krasniqin), kjo në Konispol. Ata rezultojnë të zhdukur që prej gati 19 ditësh dhe ende nuk ka asnjë gjurmë prej tyre. Policia ka dyshime se dy personat në fjalë janë ekzekutuar dhe groposur në fshatin Vrinë të Konispolit. Po ashtu kërkimet po zhvillohen zonën e Vrinës dhe në grykëderdhjen e lumit Pavëll. Ndërkohë, një ditë më parë, kërkimet u shtrinë në 4 fshatra, Vrinë, Shëndelli, Mursi dhe në fshatin Xarrë në Sarandë, por nuk ka pasur asnjë rezultat. Motivi kryesor…
Personat me aftësi të kufizuara përveç të tjerave kanë probleme deri në pamundësi edhe për të ushtruar të drejtën kushtetuese për të votuar. Përfaqësuesi i zyrës rajonale të Avokatit të Popullit në Kukës, ka evidentuar mangësitë në qendrat e votimit për këtë pjesë të shoqërisë dhe rekomandimet që ky institucion i ka dërguar KQZ për të mundësuar votimin e lirë dhe të pavarur edhe të personave më aftësi ndryshe. “Nga 32 godina vetëm 5 ishin të aksesuar për personat me aftësi të kufizuar në lëvizje. Listat kanë qenë të vendosura shumë larg që i pamundësonin shikimin e emrit të tyre…
Edi Rama në një takim me disa të rinj të qytetit të Durrësit, u bëri atyre thirrje që të bindin edhe familjarët e tyre që të rikonfirmojnë në detyrë Emiriana Sakon. Po ashtu Rama u ndal dhe te kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Durrësin, Igli Cara. Carën, Rama e cilësoi si djalë të mirë, por ashtu siç është shprehur edhe për kandidatë të tjerë, shtroi pyetjen se si mund t’ia vërë në dispozicion emrin dhe reputacionin, Sali Berishës? “Mund të jetë djalë i mirë. Unë jam i martuar, nuk kam motër për të martuar. Nuk jam këtu për të…
Ekzekutimi i biznesmenit Ardian Nikulaj në lokalin e tij në Shëngjin, ka qenë i planifikuar në detaje. Një person me shtetësi angleze dhe banim në Londër, i cili kishte ardhur në vendin tonë më 14 prill dhe është larguar drejt Anglisë më 19 prill, vetëm 5 pas orë pas ngjarjes, është marrë në pyetje. Autoritetet shqiptare i kishin bërë kërkesë autoriteteve homologe angleze për marrjen në pyetje të këtij personi dhe ditën e djeshme është pyetur rreth qëndrimit të tij në Shqipëri dhe arsyeve se pse kishte shkuar në Shëngjin Autoritetet shqiptare po presin përgjigjen nga homologët anglezë. Grupi hetimor…
Zëdhënësja e fushatës së kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” Belind Këlliçi, Silvi Bardhi, ka dalë në një deklaratë për mediat për të dhënë qëndrimin në lidhje me çështjen e diplomimit apo jo të kandidatit të Berishës për Bashkinë e Tiranës. Ajo tregoi një shkresë e cila sipas saj tregon se Belind Këlliçi ka qenë nxënësi me mesataren 9.7 dhe nisur nga këto rezultate është zgjedhur dhe President i Këshillit Studentor ne vitin 2004. “Shkresa e shkollës, tregon se si në shumë raste të tjera, si një praktikë që e kanë ndjekur shumë nxënës për të vijuar studimet në SHBA, në…
Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi zhvilloi takime me banorët e zonës së Sharrës. Ai paraqiti programin e tij, 5 pikat kryesore që sjellin ndryshimin në Tiranë dhe kërkoi mbështetjen e qytetarëve. Belind Këlliçi e cilësoi këtë si minierë ari për Erion Veliajn, dhe dëm ndaj qytetarëve. Kandidati i opozitës për bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi u shpreh se vdekja e Ardit Gjoklajt në Sharrë, shërbeu si pretekst që Erion Veliaj të niste aferën me inceneratorin e Tiranës. “Arsyeja pse po ua përmend këtë, është se u gjet ky justifikim, që në vitin 2016 kur…
Kryetari i komanduar i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj prezantoi sot kandidatin për kryetar bashkie në Finiq, Leonidha Papa. Ai u shpreh se Partia Demokratike po kalon një proces të dhimbshëm, por të domosdoshëm. “Dy vite më parë, ai që ishte drejtuesi historik i Partisë Demokratike, ka qenë dy herë president, dy herë kryeministër prej Shteteve të Bashkuara të Amerikës, prej Mbretërisë së Bashkuar, u përcaktua non grata. Jo vetëm kaq, por ky ishte një rrezik i madh për Partinë Demokratike nëse nuk ndodhte që të merrte një masë distancimi, e gjithë Partia Demokratike do të ishte e izoluar. Perëndimi vendos…
Nga selia e Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka komentuar vendimin për të mos të vendosur emrin e Sali berishës në fletën e votimit, për zgjedhjet e 14 Majit. Meta tha në një deklaratë për mediat se kjo është një lojë e Edi Ramës. “Zero ndikim tek votuesit, lojërat që bën Edi Rama në panikun e humbjes së rëndë që e pret në 14 maj me cic-mice të tilla që turpërojnë Kolegjin Zgjedhor dhe çdo institucioni që pretendon se është i pavarur. Është zgjedhje e forcave politike që përbëjnë koalicionin që të paraqiten me një emër apo jo dhe po…
Këtë të hënë, kryeministri Edi Rama ndodhet në Durrës ku po mbjellin disa pemë të tjera për të dhënë shembujt e transformimit të gjelbër dhe t’i japin qytetit një pamje tjetër. Po ashtu Rama ka paralajmëruar edhe se janë gati për të sjellë në Durrës një nga akademitë elitare të futbollit të një prej skuadrave më të rëndësishme të botës që do të shërbejë për fëmijët që e kanë pasion këtë sport. “Plani i ndërtimit në Durrës i porteve do t’i bëjë të gjithë që të shohin me më shumë optimizëm të nesërmen në këtë qytet. Me portin turistik dhe…
Liderët e Bashkimit Europian, do të diskutojnë rreth qëndrimit që blloku do të mbajë ndaj Kinës dhe marrëdhënieve me vendin, në samitin e ardhshëm në qershor. Lajmin e bërit të ditur presidenti i Këshillit të BE-së, Charles Michel paraditen e së hënës. “Politikat BE-Kinë do të jenë në agjendën e Këshillit Europian në qershor”,-citohet të jetë shprehur Michel. “Ministrat e punëve të Jashtë do ta përgatisin diskutimin nën drejtimin e Përfaqësuesit të Lartë, Josep Borrell”. Kujtojmë se disa ministra të Jashtëm të BE-së, duke folur përpara një mbledhje të përbashkët të hënën, shprehën shqetësimin e tyre rreth deklaratave të bëra…