Policia ka dhënë informacion në lidhje me thyerjen e derës së KZAZ-së numër 42 në Kavajë. Sipas policisë, rezulton se dera është hapur me forcë nga disa fëmijë të moshave 9, 10 dhe 13 vjeç, të cilët kanë qenë duke luajtur me njëri tjetrin. Njoftimi i policisë Në vijim të informacionit paraprak të dhënë mbrëmjen e djeshme, për dëmtimin e derës hyrëse të KZAZ Nr. 42, në shkollën “26 Marsi” (aktualisht jashtë funksionit), ju sqarojmë se: Nga veprimet hetimore ka rezultuar se dera është hapur me forcë nga disa shtetas të mitur, të moshave 9, 10 dhe 13 vjeç. Të…
Author: tirana
Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), ka thënë se të drejtat e dhe interesat e të gjitha komuniteteve që jetojnë në katër komunat në veri të Kosovës, duhet të merren parasysh pas zgjedhjeve në atë zonë. Jeff Bieley, shef për çështje politike dhe për komunikim në misionin e OSBE-së në Kosovë, e ka komentuar për Radion Evropa e Lirë mbarëvajtjen e zgjedhjeve të 23 prillit për kryetarët e komunave me shumicë serbe: Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan. Këto zgjedhje u bojkotuan gjerësisht nga popullata serbe dhe dalja në to, sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ),…
Megi Pojani ka reaguar pas videos skandaloze, ku shfaqej duke u tallur mbi varrin e stërgjyshes së saj. Moderatorja dridhte të pasmet, teksa këto skena filmoheshin nga motra e saj. Përmes një postimi në rrjetin social Instagram, ajo është shprehur se ka qenë në varrin e stërgjyshes dhe se sipas saj, sjellja në video është mënyra se si ajo e ka ndërtuar komunikimin me stërgjyshen e saj të ndjerë. “Jam shume e keqardhur per veprimet e mia tek video qe eshte publikuar sot. Kam qene te varri i sterstergjyshes sime ku shkoj shpesh; e laj, i ndez qiri dhe i…
Ndërsa Qetsori diskutonte me banorët rreth finales dhe lojës së Kristit, Efi i ka kërkuar që të largohet nga dhoma e gjumit, pasi po e pengonin të flinte. Efi: E kuptoj që keni shumë qejf të dilni në prime, po na li rehat tani të flemë. Qetsori: Po ti sot në drekë ke fjetur, dje ke fjetur, në darkë ke fjetur, tani ti do flesh ditë e natë apo ça? Efi: Unë fle sa herë të dua. A ishe duke fjet ti qëpar mo zotëri? Qetsori: U zgjova se bëra kërcimin, më zgjoi Vëllai i Madh. Efi: Nuk të zgjova…
Prokuroria italiane ka arritur të identifikojë plot 171 persona të cilët kanë kryer thirrje raciste ndaj Lukakut në stadiumin e Juventusit. Të gjithë këta tifozë do të marrin “DASPO”, ose e thënë ndryshe, nuk do të shkelin në stadiume në Itali deri në një maksimum prej 5 vitesh, ose do të ndëshkohen me gjoba të majme. Ndërkohë, pak ditë më parë, Juventusi kishte komunikuar se kishte arritur të identifikonte vetëm dy tifozë, ndërsa Prokuroria arriti të gjente plot 171 tifozë në total. Kjo gjë është rezultat i hetimit të Digos të kryeqytetit piemontez, në kuadër të luftës kundër diskriminimit racor…
Video e moderatores Megi Pojani në varrin e stërgjyshes së saj ka sjellë reagime të forta jo vetëm nga ndjekësit, por edhe nga figura të njohura të showbizit. E shokuar nga këto pamje ku moderatorja shihet teksa dredh të pasmet dhe tallet mbi varrin e familjares së saj, ka reaguar edhe këngëtarja Rozana Radi e cila tregon se si sot 16 vite më parë ka humbur nënën dhe kjo video e Megit e ka tronditur. Madje, madje Rozana thotë se moderatorja nuk është mirë mendërisht pasi një person me mendje të kthjellët dhe me një arsye të fortë nuk i…
Në kuadër të këtij operacioni, Fast Albania, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Kavajë, ka kapur në Kavajë dhe ka arrestuar provizorisht, me qëllim ekstradimin drejt Italisë, shtetasin Reni Djalja 25 vjeç, banues në Kavajë. 25-vjeçari Djalja ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Parmas i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Plagosja e rëndë” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të zjarrit”, të parashikuara nga Kodi Penal i Italisë. Më datë 03.03.2022, në Salsomaggiore Terme, Parma, Reni Djalja, në bashkëpunim me një shtetas tjetër, ka plagosur rëndë, me armë zjarri pistoletë, shtetasin shqiptar…
Greqia çeli zyrtarisht fushatën elektorale për zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të 21 majit, më 22 prill me shpërndarjen e Parlamentit. Kryeministri Kyriakos Mitsotakis u takua me Presidenten Katerina Sakellaropoulou për të propozuar shpërbërjen dhe ajo e pranoi atë, sikurse e detyronte Kushtetuta e Greqisë. Nën ethet e garës elektorale, partitë politike nisën takimet për prezantimin e programeve të tyre politike. Me sloganin “Kthehemi mbrapa ose ecim përpara”, Mitsotakis – i cili synon një mandat të dytë katërvjeçar – zgjodhi vendlindjen e tij në Hania të Kretës, për t’iu kërkuar mbështetësve të votojnë për të zbatuar programin e konservatorëve për një…
Një 29-vjeçar është arrestuar nga policia e Vlorës pasi vidhte pjesë automjetesh, kryesisht pasqyra. Në pranga ka rënë Gentjan Merkaj, banues në Vlorë. I riu kishte vjedhur 20 pasqyra të automjeteve të parkuara në lagje të ndryshme të qytetit të Vlorës. Gjatë kontrollit në banesën e tij u gjetën pasqyrat e vjedhura dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Ndërkohë vijon puna për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që dyshohet se janë kryer nga 29-vjeçari.
Presidenti i Republikës Sërpska, Millorad Dodik paralajmëroi mbi mundësinë e shkëputjes nga Bosnjë- Heregovina dhe bashkimin me Serbinë. Ai foli me rastin e ditës së përkujtimit të 700 mijë viktimave të kampit famëkeq të Jasenovacit, në Donja Gradina, ngarje ku mori pjesë edhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiç. Teksa hoqi paralele mes krimeve të ndodhura gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe atyre në luftën e fundit në Jugosllavi, Dodik, deklaroi se shekulli i kaluar ishte ai i vuajtjes serbe, ndërsa shekulli aktual do të jetë ai i bashkimit të serbëve. “Ne jemi këtu nga Republika Sërpska sepse i takojmë një kombi…
Federata Shqiptare e Peshëngritjes njofton se Dashamir Caika, presidenti i klubit “Kamza” në peshëngritje ka sulmuar me thikë trajnerin e ekipit Kombëtar, Bashkim Nikolla dhe sportistin Bekim Gripshi. Federata ka publikuar edhe një video, në të cilën duket dhuna dhe sulmi i pashembullt me thikë kundër trajnerit dhe sportistit. Gjithçka lidhet me kërkesën që Caika të dërgonte në aktivitetin e Bosnjës dhe Hercegovinës sportistë që nuk e meritonin, gjë që nuk është lejuar nga Federata. “Në këtë status do të gjeni videon e Z.Dashamir Caika duke sulmuar dhe dhunuar me thikë trajnerin e Ekipit Kombëtar Z.Bashkim Nikolla dhe sportistin e…
Mero Baze, i është përgjigjur Sali Berishës, pasi ky i fundit, në një takim elektoral në Këlcyrë, ka thënë se Mero Baze po i merr ujin e Mezhgoranit. Gazetari Mero Baze i është përgjigjur Berishës, duke thënë se ai as nuk e njeh atë zonë, edhe pse shpif pa logjikë, por nga ana tjetër i ka kujtuar se ka 33 vjet që nuk shkel në Tropojë për shkak të inçestit dhe vrasjeve që ka hapur. Postimi i Mero Bazes Një përgjigje për njeriun që ka makth nga vendlindja e tij Këta njerëzit që shoqërojnë Saliun në Jug, është mirë ti…