Kandidati për Kryetar Bashkie në Mallakastër në radhët e Partisë Socialiste u dërgua nga KQZ-ja për hetim të thelluar në prokurori. PD denoncoi se KQZ ka shkelur ligjin e dekriminalizmit dhe nuk duhet ta regjistronte Ismailajn si kandidat për kryetar bashkie, pasi ai është dënuar nga GJKKO me 6 muaj burg për falsifikim dokumentesh.
Author: tirana
Derbi me Olympiacos Piraeus dhe AEK Athens u mbyll me rezultatin 1-3, sfidë e vlefshme për raundin e 31 të kampionatit kryesor të futbollit grek. Pas kësaj humbjeje tifozët vendas kanë shkatërruar stolat e stadiumit “Georgios Karaiskakis” dhe “pushtuan” fushën. Nga videot e bëra virale në rrjet tifozët Olympiacos shihen duke u përplasur me policinë në fushë, ndërsa i godasin me stola. Pas këtij takimi Olympiacos qëndron në vend të tretë të renditjes me 63 pikë, teksa AEK fiton kreun me 72 pikë.
Infektimet e qytetarëve nga Covid-19 kanë rënë ndjeshëm, por infeksioni respirator Sars Cov 2 vijon të sjellë problematika tek pacientët, të cilët kanë nevojë për hospitalizim në spitalin Infektiv. Aktualisht të shtruar janë 9 pacientë, por sipas mjekes infeksioniste Migena Qato agresiviteti i virusit ka rënë, kjo duket dhe te simptomat e pacientëve. Mes pacientëve të shtuar mbizotërojnë moshat e treta dhe ata me sëmundje bashkëshoqëruese. Mjekja infeksioniste thotë se shpesh herë pacientët vinë më vonëse jo se neglizhojnë por sepse mendojnë se kanë virozë. Gjatë këtyre katër muajve të vitit 2023 sipas të dhënave të ministrisë së shëndetësisë kanë humbur…
“Politika më të mira e mbështetëse për bujqësinë”. Ky ishte premtimi i Sekretarit të Përgjithshëm të PS Damian Gjiknuri dhe kryebashkiakut Gledian Llatja në një takim me banorët e Shirgjanit në Elbasan.Gjiknuri nënvizoi rëndësinë e vijimësisë së bashkëpunimit të mirë mes qeverinë qëndrore dhe pushtetit lokal që është përkthyer në më shumë investime.“Binomi bashki – qeveri ne duhet të na lidhë shumë mirë në zgjedhjet e 14 majit. Prandaj edhe në këto zgjedhje në 14 maj, ne kemi mundësi që me votën për Gledin, votojmë Gledin si kryetar bashkie, por votojmë dhe të gjithë ekipin e Partisë Socialiste me në…
Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi bën sot 55 vjeç. Në këtë ditë të veçantë, nuk kanë munguar urimet nga miqtë e tij, një prej të cilëve edhe kryeministri Edi Rama. Ai thotë se fakti që nuk ia uroi do ditëlindjen që në mëngjes, e ka një arsye. “Sot ka qenë një ditë e vrenjtur edhe brenda meje. Zakonisht në këtë ditë të vitit jam mësuar, prej vitesh, t’i uroj ditëlindjen sivëllait tim, Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi. Dhe pengesa për t’ia uruar ditëlindjen një njeriu të dashur, të gjallë e të marrë peng në rrethana të njohura, jo…
Kiara Tito ka reaguar për herë të parë pas daljes së djeshme nga shtëpia e “Big Brother VIP”. Teksa ka publikuar një foto në llogarinë e saj në Instagram ku thekson unazën me të cilën Luizi i propozoi për martëse gjatë spektaklit, Kiara falenederon publikun për mbështetjen, mesazhet dhe votat që ata i kanë dhënë gjatë rrugëtimit për herë të dytë në BBVIP. Ajo shprehet se u gëzua aq shumë nga propozimi sa harroi çdo mërzitje dhe dhimbje që mund të kishte kaluar më parë. Postimi ka shkuar menjëherë në rreth 130 mijë vizitorë. Ndërsa dy postimet e mëparshme të…
Një makinë ka plagosur 5 persona dhe ka lënë një në gjendje të rëndë për jetën në tregun e fruta-perimeve Mahane Yehuda. Kryeministri Benyamin Netanyahu e quajti “një përpjekje për të vrarë qytetarët e Izraelit”. Një burrë rreth të 70-ave ndodhet në gjendje të rëndë, ndërsa një 30-vjeçare ka pësuar lëndime të lehta. Në gjendje më të mirë shëndetësore janë tre të plagosurit e tjerë, një burrë 50-vjeçar dhe dy djem 25-vjeçarë, të pesë u dërguan në spitale. Autori është kapur nga autoritetet.
Policia greke ka arrestuar një 41-vjeçar paraditen e së hënës nga policia greke, pasi ka tentuar të vrasë ish-gruan e tij dhe fëmijën e tyre të mitur. Sipas mediave të vendit fqinj, burri ka marrë peng në makinë ish-gruan e tij dhe fëmijën 2 vjeç. Pasi gruaja ka njoftuar policinë, ai ka tentuar që ta hedhë makinën në një greminë, bashke me ta brenda.
Super Mario ka dhënë një intervistë të gjatë për një radio italiane, ku ka folur për karrierën e tij dhe ka përmendur veçanërisht dy skuadrat italiane, Interin dhe Milanin. Në të njëjtën kohë, ai përmendi marrëdhënien e tij me Jose Mourinhon, të cilin e konsideron gjithashtu të rëndësishëm në karrierën e tij. “Që i vogël kam luajtur për t’u argëtuar. Prindërit e mi gjithmonë përpiqeshin të më frenonin sepse nuk isha një fëmijë i zakonshëm. Gjithë karrierën time ia kam borxh Interit, por në zemër jam gjithmonë një Milanist. Mourinho është shumë i mirë. Kam pasur një marrëdhënie të veçantë…
Në fjalën e mbajtur në Forumin Ekonomik, kryeministri Edi Rama u ndal mes të tjerash edhe te pagat, për të cilat tha se qeveria po planifikon të tjera rritje në sektorin publik, teksa iu bëri thirrje sipërmarrësve privatë për bashkëpunim. “Atëherë çfarë duhet bërë, duhet bërë ajo që po bëjnë disa nga kompanitë që po ndryshojnë lojën dhe po kalojnë në një tjetër nivel duke e lënë pas historinë e punës me vetëfitimin dhe duke kaluar në produktet e një modeli. E njëjta që vlen për të gjithë sektorët dhe atëherë ajo që është domosdoshmëri është një aleancë me bindjen…
Policia e Lezhës ka arrestuar Aleksandër Ramajn, pasi dyshohet se plagosi me thikë një 27-vjeçar pas një konflikti në Balldre. “U kap dhe u arrestua në flagrancë shtetasi A. R., 29 vjeç, banues në Balldre, pasi dyshohet se mbrëmjen e djeshme, në Balldre, Lezhë, pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, ka dëmtuar me mjet prerës (thikë), shtetasin A. K. 27 vjeç. 27-vjeçari aktualisht merr asistencë mjekësore në spital, jashtë rrezikut për jetën.”
Çifti i shumëpërfolur Blero Muharremi dhe Afrona Dika i dhanë fund marrëdhënies së tyre në maj të vitit 2022. Në një intervistë për Prive, këngëtari ka shprehur disa arsye, që sipas tij janë shkaku i ndarjes. “Realisht nga fillimi lidhjen e kam ndjerë si një lloj aktrimi. Gjithmonë ka qenë në fokus paraja, sa ka pasur gjithçka ka qenë e bukur ndërsa kur i kam kufizuar shpenzimet, jam parë si i keq. Dhe nuk është që s’jam mjaft inteligjent për t’i kuptuar këto gjëra, por kam heshtur vetëm për të parë deri kur po shkon. Dhe siç ka filluar, ka…