Author: tirana

Dy shpërthime tronditën një zyrë kundër terrorizmit në veriperëndim të Pakistanit të hënën, duke vrarë të paktën tetë persona, tha policia. Shefi i policisë provinciale Akhtar Hayat tha se nuk është ende e qartë se çfarë i shkaktoi shpërthimet në luginën veriperëndimore Swat. Ai tha se ka pasur një dyqan të vjetër municioni në zyrë dhe policia po hetonte nëse ishte ajo që shkaktoi shpërthimet apo ishte një sulm militant. Hayat tha se shumica e të vrarëve ishin policë. Administrata e spitalit rajonal tha se pranoi disa të plagosur, disa prej të cilëve në gjendje kritike./ Rel

Read More

Rusia ka bërë zhvendosjen më të madhe të një flote të saj detare që nga nisja e luftës në Ukrainë. Dhe kjo ka ndodhur pikërisht jo shumë larg brigjeve të Shqipërisë. Media italiane e njohur “La Repubblica” raporton se një frigatë, dy korveta dhe anija çisternë që i shoqëronte kaluan njëra pas tjetrës ngushticën e Gjibraltarit, duke lundruar drejt Detit Atlantik. Kjo ishte një lëvizje surprizë që uli në minimum prezencën e Marinës Detare të Rusisë në Mesdhe. Aktualisht, në ujërat që lagin dhe Shqipërinë, Moska ka lënë një nëndetëse konvencionale, një korvetë dhe një fregatë. Ndërkohë, edhe Shtetet e…

Read More

Banorja e “Big Brother Vip”, Jori Delli ka ndarë me konkurrentët e tjerë një episod nga fëmijëria e saj. Me nota humori ajo shprehet se kur ka qenë e vogël e kanë rrahur prindërit. Për këtë, ajo çuditet dhe nuk e gjen dot arsyen pse e kanë rrahur, pasi, sipas saj, dilte me nota shumë të mira në shkollë. “Tashi unë qesh, por kur isha e vogël më rrihnin mua. Po, sinqerisht nuk e kuptoj se pse kam ngrënë aq dru kur isha e vogël. Se unë isha dhe shumë e mirë në shkollë, merrja nota shumë të mira, isha…

Read More

Ditën e sotem Sali Berisha prezantoi në Bathore kandidatin për Bashkinë e Kamzës. Sikurse mund të shihni dhe nga këto pamje, pjesëmarrja e demokratëve në këtë takim ka qenë tepër e ulët. Koalicioni me Ilir Metën dhe dalja e Berishës kundër PD-së zyrtare që mbështetet dhe nga Xhelal Mziu, ka rrudhur ndjeshëm mbështetjen në këtë zonë. Nëse do i krahasonim pamjet e sotme të takimit të Berishës me ato të Ramës në fundjavë, qartësisht konstatohet avantazhi që ka marrë e majta edhe në Kamëz ku për herë të parë drejtohet nga një kryebashkiak socialist.

Read More

Shkëlqim Hysi ka humbur kontaktet me familjen që prej datës 9 prill 2023, nga ishulli Siros në Greqi. 53-vjeçari nga Tepelena hyri në datë 7 prill në darkë me autobus nga Kakavija për në Athinë dhe pastaj me traget po atë ditë për në Ishullin Kos. Ai nuk gjeti vend për strehim dhe u detyrua të kthehej në Shqipëri. Mori tragetin për në Athinë, i cili ndaloi në Siros, aty ku humbi edhe kontaktet me familjarët e tij. 53-vjeçari është 1.70 m i gjatë, i hollë, me flokë gri dhe sy kafe të errët, i veshur një xhaketë të zezë,…

Read More

Gjatë takimit elektoral në Kamëz me kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Arjan Hoxha, ish-kryeministri Sali Berisha akuzoi Edi Ramën se ka vjedhur në një vit nga buxheti i shtetit 122 miliardë lekë, të krahasueshme sa për 8 vite që të paguhen rrogat e shqiptarëve dhe të rriten pensionet. “Ju garantoj se Arjan Hoxha do të shkrijë të gjithë mendjen dhe energjitë që ta ndryshojë gjendjen në Bashkinë e Kamzës, që taksat t’i shndërrojë në shërbime të merituara. Do jetë një qytetar i përulur dhe drejtues vizionar për transformimin e Kamzës, në 14 maj Kamza ndahet dhe Shqipëria nga sistemi më…

Read More

Ish-deputeti Myslim Murrizi komentoi në një intervistë për Euronews Albania deklaratat e Sali Berishës se Yuri Kim i ka kërkuar SPAK-ut arrestimin e tij. Sipas Murrizit nuk është çudi të ketë ndodhur diçka e tillë. “Nuk di të ndaj se çfarë është si deklaratë, por edhe ndonjë gjë për t’u habitur shumë nuk ka, përderisa ish-prokurori i përgjithshëm, Adriatik Llalla më herët ka deklaruar se Donald Lu më erdhi në zyrë dhe më tha që duhet të arrestosh, këtë, këtë, këtë, pra kjo s’ishte nga hallexhiu e deklaruar, por nga vetë kreu i organit të akuzës,” – u shpreh Murrizi.…

Read More

Kryeministri Edi Rama është duke zhvilluar një takim me gratë në Durrës, ku ndër të tjera dhe kryebashkiakja aktuale dhe kandidatja e PS për një mandat të dytë, Emirjana Sako është “shalqi me provë” dhe qytetarët e Durrësit nuk kanë pse votojnë për një “kumbull” që vjen nga zorra qorre. Sipas tij demokratët nuk mund të votojnë për “Like Floririn”, sepse nga fiton vetëm “Monika Floriri”. “Anin e kemi shalqi me provë, pse duhet të marrim një kumbull që del nga zorra qorre? Unë e hoqa zorrën time qorre, tani do ta marri në kurriz Durrësi zemrën qorre? Jo Durrësi…

Read More

Luizi ka zbuluar dy banorë që nuk do dëshironte t’i shihte në finale. “Unë kam frikë Dean, Nitën. I kam me siklet. S’kam pse rrej. Ty (Kristin), Qetësorin dhe atë tjetrën (Efin) s’i kam fare”, tha Luizi duke u shprehur i sigurt se do ta fitojë nëse në finale përballet me Efin ose Kristin.

Read More

Pas leximit të zarfit ditën e sotme banorët e BBV veshën bluzat e bardha dhe të gjithë dolën në oborrr për të luajtur lojën “Mos u nxeh”. Loja u shoqërua me momente shumë argëtuese e të qeshura pafund. Kristi ishte i pari që gaboi dhe piu kosin nga Pascual. Ai më pas bëri 10 pompa, pjesë e dënimit të lojës. Pas tij, edhe Deamishel kreu dënimin e saj duke u futur në pishinë me komerdare si dhe bëri disa pompa në oborr. Luizi kishte si dënim të bënte xhiro me biçikletë rreth pishinës. Ai madje mori dhe Nitën dhe e…

Read More

Shpenzimet ushtarake në rang global u rritën për të tetin vit me radhë, duke arritur gjatë vitit 2022 një rekord të ri prej 2.24 trilionë dollarësh, me një rritje të ndjeshme në Evropë kryesisht për shkak të shpenzimeve të Rusisë dhe Ukrainës, tha të hënën një organizatë studimore suedeze. Shpenzimet globale u rritën me 3.7%, por në Evropë ato u rritën me 13% – rritja më e madhe kjo në të paktën 30 vitet e fundit, thuhet në raportin Institutit Studimor të Stokholmit për Paqen Ndërkombëtare (SIPRI). Ndihmat ushtarake për Ukrainën dhe shqetësimet për një rrezik në rritje nga Rusia…

Read More

Gleida Nikulaj, vajza e biznesmenit-politikan në Lezhë, Ardian Nikulaj ka publikuar një video prekëse të të atit. Bëhet fjalë për disa pamje nga festa e 50-vjetorit të Ardian Nikulajt, i cili i festoi më 31 tetor, vetëm pak muaj, para se të ekzekutohej në një atentat mafioz brenda lokalit të tij në Shëngjin. “Fluturo lart engjëll i bukur, do na mungosh bab,” shkruan Gleida krahas videos së publikuar në rrjetin social TikTok. Ardian Nikulaj, me tortën përpara, duket i rrethuar nga njerëzit e afërm dhe familjarët e tij, të cilët i përshëndet me dorë.

Read More