Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Elbasanit, Luçiano Boçi është takuar me banorët e qytetit duke thënë se ka qenë i privilegjuar që u mbështet nga ata kur u bë pjesë e Parlamentit. Në një postim në Facebook, Boçi thotë se ka ardhur koha të shtrëngojë dorën e qytetarëve për të nisur rrugëtimin e dhënieve të zgjidhjeve. “Në këtë rrugëtim partneritetin e vetëm dua ta kem me ju. Kam qenë i privilegjuar të kem qenë i mbështetur me votë për 4 mandate parlamentare nga ju. E kam ndjerë gjithnjë detyrimin për të bërë më shumë për nevojat bazike…
Author: tirana
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj listoi ditën e sotme disa nga projektet e Bashkisë së Tiranës për katër vitet e ardhshme. Në një intervistë në emisionin “7 pa 5”, Veliaj tha se në do të vijojë puna për përfundimin e 7 loteve të fundit të Unazës së Madhe. Veliaj theksoi se pritet të përfundojnë punimet për dy terminalet e autobusëve duke nisur nga ai i Lundrës që pritet të hapet së shpejti. Në listën e projekteve që pritet të përfundojnë është edhe loti i fundit i shkollave që do të mbyllë atë që kryebashkiaku e cilësoi ‘operacioni masiv i shkollave…
Kandidatët e 14 Majit, vijojnë takimet me elektoratin. “Zona e Durrësit të Ri do të ketë shumë shpejt 52 rrugë të rikonstruktuara sipas standardeve bashkëkohore duke realizuar ndërhyrje në të gjithë territorin e saj. Të gjitha zonat e qytetit do të kenë të njëjtat shërbime nga ana jonë”,-tha kyebashkiakja Emiriana Sako, njëkohësisht kandidate e Partisë Socialiste për zgjedhjet e 14 Majit në takimin me banorë të Durrësit të Ri.
“Armët bërthamore janë të një rëndësie thelbësore për ekzistencën e Rusisë, kjo është pikërisht lidhja që mbledh shtetin”,-tha Dmitry Medvedev, nënkryetar i Këshillit të Sigurimit Rus, duke folur të martën para pjesëmarrësve të maratonës së Dijes. “Për ekzistencën e Rusisë si shteti më i madh në planet, armët bërthamore kanë një rëndësi të qëndrueshme. Mund të ketë qëndrime të ndryshme ndaj vetë armëve bërthamore dhe ndaj armëve në përgjithësi, por megjithatë ne e kuptojmë se në botën moderne, armët bërthamore për vendin tonë kanë vlerën e vetë obligacionit që mbledh shtetin”,-tha Medvedev. Ai tërhoqi vëmendjen për faktin se kjo vlen…
Gjykata e Posaçme e Apelit la në fuqi dënimin me 8 vjet e 8 muaj burg për Gentian Malindin, i akuzuar për trafikimin 137 kg kokainë nga Ekuadori, që u zëvendësua me oriz në Portin e Pireut. Malindi u fajësua për veprat penale të “trafikut të narkotikëve” dhe “grupit të strukturuar kriminal”. Episodi kriminal për të cilin u fajësua Malindi u shënua në shtator të vitit 2019. Sasia e drogës ishte fshehu në një kontejner të nisur nga Ekuadori me destinacion final portin e Durrësit. Prania e saj në kontejner u zbulua nga autoritetet dhe gjatë transitit në portin e…
Kandidati i PD-së zyrtare për Tiranën, Roland Bejko u bëri thirrje demokratëve që të mos votojnë Ilir Metën, pasi ai përfaqëson të majtën. Ai shtoi se Berisha e ka bërë gati testamentin politik, dhe do që t’ia lërë Metës partinë. “Meta është ai që ka përfituar nga qeverisja e PD, na futi edhe imazhin e keq të korrupsionit. Shkoi bëri aleancë me Ramën, pastaj erdhi prapë te demokratët. Mos votoni partinë e Metës. Mos dëgjoni Berishën. Është duke nënshkruar testamentin politik, gjithçka do t’ia lëri metës. Nuk mund të votojë një i djathtë një të majtë”, vijoi Bejko. Ndërkohë u…
Një person është gjetur i vdekur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Tiranë. Rreth orës 05:55, në fund të Bulevardit të Ri, është gjetur në rrugë, afër një biçiklete, pa shenja jete, shtetasi Dh.S., 67 vjeç. Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune. Dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Kishin strehuar 9 emigrantë në pritje për t’i transportuar drejt Malit të Zi, arrestohen 3 persona në Tiranë. Në pranga kanë përfunduar shtetasit Erzen Prendi, Beqir Hasani dhe Anisa Ramaj dhe janë shpallur në kërkim 2 të tjerë, bashkëpunëtorë në veprimtarinë kriminale të dhënies ndihmë emigrantëve, për kalim të paligjshëm të kufirit. Në banesën e njërit prej të arrestuarve u gjetën të strehuar 9 emigrantë që do të transportoheshin me pagesë, drejt kufirit me Malin e Zi. Në këtë banesë u gjetën edhe 114 kubikë me fara kanabisi, gati për t’u kultivuar. Procedohen në gjendje të lirë 9 emigrantët, për…
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ditën e ka nisur me një video teksa shfaqet duke luajtur basketboll. Meta shihet në krah të të disa të rinjve, ndërsa ka edhe një mesazh. “Koha për trepikësh”, shprehet ai.
Në podcast-in “Flasim”, kryeministri Edi Rama ftoi stafin mjekësor të QSUT-së, që mori pjesë në operimin e tij për heqjen e appendisitit. Që në nisje, shefi i Shërbimit të Kirurgjisë, Arben Gjata i bëri dhuratë një çip që është video e gjithë operacionit që është bërë. Gjata: Në fakt unë para se të filloja, do doja t’ju bëja një dhuratë që është një çip që është video e gjithë operacionit që është bërë. Rama: Me thënë të drejtën unë pashë vetëm një moment vetëm nga skaneri se mua më pëlqejnë shumë skanerat, se janë si vepër arti, por kur më…
Kryeqyteti pritet të mbulohet në një sipërfaqe të konsiderueshme të tij nga shërbimi Wifi, për t’u ofruar qytetarëve aksesimin në internet. Për këtë arsye Bashkia Tiranë ka hapur tenderin me vlerë 12.5 milionë lekë me titullin “Zhvillimi dhe rritja e kapaciteteve të infrastrukturës për ofrimin e shërbimit wifi në ambjentet publike të Tiranës”. Në tender thuhet se deri më tani ky shërbim ofrohet në 13 hapësira publike si Sheshi “Europa”, Parku “Rinia”, Sheshi “Nënë Tereza” Fusha e Aviacionit etj. Përtej shesheve të vendosura pritet të ofrohet ky shërbim edhe në 14 hapësira të tjera publike të tilla si Sheshi Skënderbej,…
Policia e Tiranës raportoi një ditë më parë rastin e një personi i cili u gjobit pasi u filmua teksa tërhiqte një kafshë (dhi) me automjetin e tij. Gerhard Baka, specialist i trafikut rrugor tregoi se personi që tërhiqte dhinë me makinë është me profesion kasap. “Personi që u filmua duke tërhequr me makinë dhinë është me profesion kasap, kështu që rezultati përfundimtar dihet. Arsyetimi ishte në pamundësi kushtesh ekonomike për të gjetur një mjet transporti për kafshët, kishte zgjedhur rrugën më të shkurtër por që del më problematike. Ishte në Tiranë dhe kishte përshkuar 4-5 km, nga Shkoza deri…