Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Kishin strehuar nëntë emigrantë, arrestohen tre persona. Zbulohen edhe 114 kubikë me fara kanabisi

09:34 / April 25, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
emigrante
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kishin strehuar 9 emigrantë në pritje për t’i transportuar drejt Malit të Zi, arrestohen 3 persona në Tiranë. Në pranga kanë përfunduar shtetasit Erzen Prendi, Beqir Hasani dhe Anisa Ramaj dhe janë shpallur në kërkim 2 të tjerë, bashkëpunëtorë në veprimtarinë kriminale të dhënies ndihmë emigrantëve, për kalim të paligjshëm të kufirit.

Në banesën e njërit prej të arrestuarve u gjetën të strehuar 9 emigrantë që do të transportoheshin me pagesë, drejt kufirit me Malin e Zi. Në këtë banesë u gjetën edhe 114 kubikë me fara kanabisi, gati për t’u kultivuar. Procedohen në gjendje të lirë 9 emigrantët, për kalim të paligjshëm të kufirit.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë në çdolloj forme të saj, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, për disa shtetas që do të transportonin emigrantë, kundrejt pagesës, me qëllim që ata të kalonin kufirin, në mënyrë të paligjshme, kanë organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Tempizëm 23”.

Si rezultat i tij u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

– E. P., 35 vjeç, banues në Pezë Helmës, B. H., 34 vjeç, banues në Shkup, dhe A. R., 31 vjeçe, banuese në Tiranë.

Gjithashtu, u shpallën në kërkim shtetasit A. Gj., 41 vjeç dhe E. Gj., 25 vjeç.

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ushtronin veprimtarinë kriminale të dhënies ndihmë emigrantëve, për kalim të paligjshëm të kufirit. Ata transportonin emigrantë të paligjshëm, nga Saranda në Tiranë, i strehonin disa ditë në Pezë Helmës dhe më pas i transportonin ata drejt kufirit me Malin e Zi, kundrejt pagesës, me qëllim kalimin në vendet e BE-së.

Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit E. P., u gjetën të strehuar 9 emigrantë të paligjshëm. Gjithashtu, në oborrin e kësaj banese u gjetën 114 kubikë me fara kanabisi, gati për t’u kultivuar.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 automjete me të cilat të arrestuarit kryenin transportimin e emigrantëve të paligjshëm, 2 celularë dhe 114 kubikët. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

emigrante
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Europol godet rrjetin e trafikimit të emigrantëve në Ballkan, 7 të arrestuar në operacionin ndërkombëtar

22:09 / July 21, 2026

Korçë/ Digjet automjeti, gjendet i pajetë një 66-vjeçar brenda, dyshohet se u vetëdogj

09:40 / July 21, 2026

Elbasan/ Tre të rinj plagosen me pistoletë, polici jashtë shërbimit që ndodhej në lokal ndoqi autorin

21:52 / July 20, 2026

Detaje të reja nga të shtënat në Elbasan: Konflikt mes adoleshentëve, tre të rinj në spital

21:32 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.