Një sasi tritoli ka shpërthyer në një lokal Shkodër pas mesnate. Ngjarja ka ndodhur në lagjen Fermentimi. Nga shpërthimi janë regjistruar vetëm dëme materiale. Tritoli është vënë tek lokal Sebastiani në Fermentim në një ndërtesë dy katëshe. Në katin e sipërm është një shtëpi në të cilën nuk ndodhej askush sepse pronari i godinës jeton në një vend tjetër në Shkodër. Mbeten të paqarta arsyet e vendosjes së tritolit.
Postime te ngjashme
Add A Comment
