Një aksident me pasojë plagposjen e dy personave ndodhi rreth orës 17:20 në aksin rrugor Gjirokastër-Jorgucat.
Në vendin e quajtur “Kthesa e Jorgucatit” janë përplasur automjeti tip “Fiat”, me drejtues shtetasin kinez Y. Sh., 35 vjeç, me automjetin tip kamion me drejtues F. K., 63 vjeç, banues në Fier.
Nga aksidenti mbetën të dëmtuar lehtë shtetasi kinez dhe pasagjeri që ndodhej në kamion, të cilët janë transportuar në Spitalin Rajonal Gjirokastër.
