Sali Berisha ka analizuar të dhënat e një sondazhi qytetar, ku shihet se për koalicionin “Bashkë fitojmë”, reagimi pozitiv shënon 48%, kurse për Partinë Socialiste vetëm 9%. “Edi Rama me Rilindjen e tij e shndërroi PS-në në partinë e urryer kombëtare! Në foto shihni reagimet pozitive dhe negative ndaj dy forcave kryesore politike! Përpara me Edi Ramën, PS ecën drejt urrejtjes popullore!”.
Author: tirana
Leonard Thodhori dhe Fatmir Sulovari rezultojnë të zhdukur prej 18 ditësh dhe policia dyshon se ata janë ekzekutuar dhe më pas groposur në fshatin Vrinë të Bashkisë Konispol. Prej orëve të mëngjesit, rreth 50 familjarë të Fatmir Sulovarit, 46 vjeç, janë nisur drejt kësaj zone për ta krehur fizikisht dhe me mjete logjistike me qëllim gjetjen e trupave. Familjarët mendojnë se policia nuk po vepron prandaj kanë nisur kërkimet vetë. Policia po heton disa pista për këtë ngjarje, motivi kryesor mendohet të jetë shit-blerja e një toke, por nuk përjashtohet as pista për të kaluarën e tyre, pasi janë persona me…
Në takim elektoral në Elbasan, ku prezantoi kandidatin Gledian Llatjan, kryeministri Edi Rama iu referua koalicionit opozitar “Bashkë Fitojmë” si “zorrë qorre”, e cila duhet të largohet. Sipas Ramës, “zorra qorre” e Shqipërisë na turpëron ndërkombëtarisht, ndërkohë që përsëriti premtimin e tij se një pjesë e parave të fushatës do të shkojnë për mbjellje pemësh. “Unë e hoqa apendicitin, zorrë qorre duhet, tani duhet të heqim bashkë zorrën qorre të Shqipërisë. Se zorra qorre e Shqipërisë nuk na ndalon përpara, por na pengon të shkojmë shumë më shpejt të shkojmë përpara. Zorra qorre e Shqipërisë na turpëron ndërkombëtarisht. Siç duhet…
Komisariati i policisë në Vaun e Dejës ka vënë në pranga një 25 vjeçar, i cili qarkullonte në rrugët e fshatit Vig, i armatosur me një automatik kallashnikov. Në kuadër të operacionit “Vigu” u bë i mundur arrestimi i shtetasit E. N. i cili ishte kthyer në një problem për banorët e këtij fshati pasi lëvizte i armatosur. Ky shtetas ka qenë i dyshuar më parë për përfshirje në veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve. Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri kallashnikov dhe 2 krehra fishekësh.
Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë, për bashkinë e Elbasanit, Luçiano Boçi ka zhvilluar një takim me disa shtetas shqiptarë në qytetin grek të Selanikut, shumë prej tyre me origjinë nga Elbasani. “Me bashkëqytetarët e mi të Elbasanit u takova dhe bisedova gjatë në qytetin e bukur të Selaniku. Secili prej tyre përfaqëson nga një histori të bukur suksesi. Ata ja kanë dalë sepse kanë pasur mundësitë që nuk ja ofroi vendlindja e tyre. Ata janë integruar sepse qyteti ku u lindën dhe rritën nuk i konsideroi sa duhet. Por ata duan të kthehen. Mezi presin të kthehen. Çfarë kënaqësie ta…
Presidenti Bajram Begaj ka uruar sopranon Ermonela Jaho për çmimin “Artistja e Vitit” nga International Classical Music Awards. “Ju jeni një Ambasadore e shkëlqyer e Shqipërisë në botë, ndaj arritjet tuaja artistike kanë duartrokitjet dhe mirënjohjen e të gjithë shqiptarëve”, shkruan Begaj në një postim në rrjetet sociale. International Classical Music Awards, që konsiderohet njëri prej çmimeve më prestigjioze të muzikës klasike. Me një juri prej katërmbëdhjetë kritikësh të muzikës klasike nga shtete të ndryshme të botës, çmimet ndahen në gjashtëmbëdhjetë kategori, si dhe tetë çmime speciale.
Efi ka dalë blof mbrëmjen e djeshme gjatë diskutimit me Kiara Titon. Ato kanë diskutuar sërish në lidhje me raportin e tyre jashtë shtëpisë së BBV. Kiara përmendi komunikimin që vajzat kanë pasur në platformën sociale Whatsapp. Në atë momenti Efi bëri një reagim duke u shfaqur e habitur, ndërsa mohoi të ketë pasur një komunikim të tillë mes të dyjave por vetëm në telefon. Nga ana tjetër dy javë më parë, pas diskutimit të parë mes vajzave miqtë e Efit publikuan vetë bisedën duke bërë screenshoot nga telefoni i saj.
Ndërtimi i një parku multifunksional buzë Bunës është një nga projektet strategjike për transformimin e Shkodrës nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, me financim 100% të qeverisë shqiptare. Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga ky projekt, i cili sipas tij, “pret të shohë dritën e rrugës së zbatimit nëse dhe sapo hapet rruga e ndryshimit”. Rama tha se projekti përfshin krijimin e një parku multifunksional buzë Bunës, me një hapësirë prej 18 hektarësh. Po ashtu pjesë e projektit është porti pranë Urës së Bunës si një pol i ri turistik, si dhe ngritja e një muzeu që…
Nuk dihen ende nëse policia ka rënë në gjurmët e autorit që ekzekutoi biznesmenin Ardian Nikulaj në Shëngjin në mes të ditës. Në Shkodër janë shoqëruar dhe marrë në pyetje disa emra të fuqishëm, të cilët më pas janë lënë të lirë. Ende nuk ka informacione nëse hetuesit kanë ndonjë të dhënë që autori është nga veriu. Mund të jetë bazuar tek dëshmia e banakierit, i cili ka treguar për dialektin e vrasësit që shtiu 7 plumba mbi Nikulajn brenda në lokalin e tij.
Pas 25 vitesh pritje, Lindita ka sjellë në jetë fëmijën e saj të parë në Maternitetin “Koço Gliozheni”. Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu e cila shprehet se fëmija dhe nëna gëzojnë shëndet të plotë falë përkujdesjes së mjekëve të këtij Materniteti. “Pas 25 vitesh pritje, Lindita ka sjellë në jetë fëmijën e saj të parë dhe ky është gëzimi më i madh i jetës për familjen Gjoshi nga Tirana. Falë përkujdesjes së stafit mjekësor në Shërbimin e Obstetrikë-Gjinekologjisë në Maternitetin “Koço Gliozheni”, operacioni ka shkuar shumë mirë dhe Deoni i vogël…
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka nisur tur elektoral në jugun e Shqipërisë, bashkë me ish-kryeministrin Berisha, ndërsa sot do të ndalet në Delvinë. Meta se nga Selenica deri në Konispol po punohet me përkushtim, ndërsa theksoi se më 14 maj do të ketë surpriza. MESAZHI Nga Selenica në Konispol punohet me përkushtim dhe entuziazëm për Ndryshimin dhe Qarku i Vlorës do të jetë në krye të surprizave që do të sjellë 14 Maji! Kandidatët e “Bashkë Fitojmë” kudo mbizotërojnë me integritetin dhe programet e tyre konkrete, që sjellin zgjidhje dhe shërbime për qytetarët. BashkëFitojmë!
Shërbimet e Policisë Kufitare të DVKM Vlorë, në bashkëpunim me Repartin Special “Delta” dhe strukturat e DVP Vlorë, në vijim të operacionit policor të koduar “Border”, me fokus parandalimin, evidentimin dhe goditjen e dhënies ndihmë emigrantëve nga vendet e treta, kundrejt pagesave, për të kaluar ilegalisht kufirin drejt vendeve të BE-së, me mbështetjen e inteligjencës informative, kanë evidentuar dhe goditur një tjetër rast të kësaj veprimtarie të kundërligjshme. Si rezultat i këtij operacioni, u arrestuan shtetasit: F. H., 48 vjeç, M. F., 32 vjeç, B. F., 18 vjeç dhe K. Q., 36 vjeç, të katërt banues në Shkodër. Të 4…