Ndonëse u zotuan se do t’i shmangnin, partitë politike kanë nisur vendosjen e posterave në rrugë. Beteja për vendosjen e sa më shumë pankartave duket se është në kryeyqytet, mes PS dhe koalicionit “Bashkë Fitojmë”. Por edhe në këtë fushatë zgjedhore, partitë politike e patën të vështirë t’i rezistojnë traditës së posterave me imazhet e tyre nëpër rrugë. Thuajse në çdo cep te kryeqytetit shihen këto imazhe, më shumti të Partisë Socialiste. Përveç fotos së Edi Ramës, socialistët kanë zgjedhur që në gjysmën tjetër të posterit, të pasqyrojnë në mënyrë të zymtë kundërshtarët politikë, për të përcjellë mesazhin që përmban…
Author: tirana
Shqipëria ka rikthyer regjimin e vizave për shtetasit rusë. Vendimi është marrë të enjten (20 prill) nga Këshilli i Ministrave, ndërsa Ambasada Shqiptare në Moskë shkruan se shtetasve rusë do t’i duhet të aplikojnë për vizë pranë ambasadës shqiptare, në përputhje me qëllimin e udhëtimit. “Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Federatën Ruse bën me dije, se në përputhje me ndryshimet e datës 20 prill 2023 në Vendimin e Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë nr. 858, datë 29.12.2021, anulohet regjimi pa viza për shtetasit e Federatës Ruse (çdo vit nga 1 maji deri më 30 shtator). Për të…
Ndryshe nga çdo herë tjetër ku nominimet për largimin e banorëve bëheshin në Prime, këtë radhë Vëllai i Madh ka vendosur që nominimet të bëhen një ditë para spektaklit. Përveç televotimin për finalistin e parë, të shtunën do të ketë dhe një eliminim brenda natës. Banorëve iu është kërkuar që në një letër të shkruajnë dy emra që do të donin të shihnin jashtë shtëpisë së BBVA, ndërkohë në fund të procesit më të votuarit ishin Kiara, Bledi dhe Efi. Të tre këta banorë do të shkojnë në televotim mbrëmjen e nesërme, ku do të jetë publiku që do të…
Dy shqiptarë, Radian Lika, 36 vjeç dhe Brikel Palaj, 33 vjeç, janë dënuar me burg përjetë nga Gjykata e Bristol Crown për vrasjen e rivalit të tyre Aranit Lleshi, 32 vjeç, pas një sherri për kanabisin me vlerë 95 mijë paund më 24 maj në Bristol. Nikola Palaj, 29 vjeç, u dënua me 5 vite burg për vrasjen e Lleshit. Ndërsa 35-vjeçari Kastriot Mhillaj pranoi akuzën për sjellje të dhunshme përpara fillimit të gjykimit. Mhillaj u dënua më herët me 18 javë burgim, por u lirua menjëherë pasi tashmë është në paraburgim prej gati një viti. Gjatë gjyqit u tha…
Policia italiane ka vënë në pranga një 30-vjeçar shqiptar në lidhje me vrasjen e 38-vjeçares shqiptare, Anila Ruçi, dy ditë më parë në shtëpinë e saj në Pavia. I arrestuari, Osman Bilyhu, jetonte me viktimën, ndërsa është i shtruar në spital në Pavia me plagë thike. Sipas gazetës italiane, 30-vjeçari u gjet jashtë shtëpisë ku ndodhi vrasja. Ai u prezantua si vëllai i viktimës, por në fakt nuk ka lidhje me të. Arrestimi i shqiptarit erdhi pas një seance pyetjesh gjatë natës në spitalin ku ndodhet i shtruar.
Rreth 800 kg kokainë me vlerë 150 milionë euro janë gjetur të fshehura në një anije në pronësi greke në Venecia të Italisë. Anija qëndronte që nga e enjtja e ankoruar në brigjet e Venecias, ndërsa kishte lundruar nga Santos, Brazil. Ndërkohë mësohet se mënyra se si droga ishte fshehur në bordin e anijes tregon për një praktikë të zakonshme nga kartelet e drogës, të cilët, me ndihmën e zhytësve, fshehin drogën në shkëmbinj nënujorë pa dijeninë e ekuipazhit apo menaxherëve.
Avokati Spartak Ngjela, teksa fliste për çeljen e fushatës elektorale dhe zgjedhjet lokale që do të mbahen më 14 maj, ka komentuar sjelljet e liderëve të partive politike në këtë fushatë. Në një intervistë në “News24”, ai tha se PS nuk po bën fushatë as në media, madje po tallet me kundërshtarin me sloganin e saj “Kurrë më mbrapa, vetëm përpara”. “Fushata elektorale është qetësuar, pasi është eliminuar retorika goditëse ndaj kundërshtarit. Ka nxjerrë një foto që nuk është e moralit politik, moral perëndimor. Nuk lejohet një gjë e tillë në Perëndim. Nuk ka konflikte retorike mes palëve ende. S’ka…
50% e popullsisë në botë kanë probleme më dhëmbët. Raporti i fundit i Organizatës Botërore të Shëndetësisë vlerëson se Shqipëria problematikën më të madhe e ka me kariesin dentar tek fëmijë e moshës 1 deri në 9 vjeç. Vendi ynë renditet i katërti në Europë, ku 48,6% e fëmijëve vuajnë nga kariesi dentar në dhëmbët e qumështit. Në të gjithë Europën numërohen rreth 44 milionë fëmijë me këtë problem. Me rritjen, kujdesi për dhëmbët është më i shtuar. Kjo reflektohet edhe tek problematikat që kanë të rriturit. Sipas studimit 14,9% e të rriturve mbi 15 vjeç në vendin tonë kanë…
Sali Berisha ka vizituar sot qytetin e Kavajës, nga ku ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë festën e Fitër Bajramit. Në mesazhin e urimit, ish-kryeministri shkruan se ky qytet nuk u lëkund kurrë së besuari në Zot, as kur ajo dënohej egërsisht nga diktatura. “Të dashur miq, Sot, nga Kavaja, urova të gjithë besimtarët myslimanë festën e Fitër Bajramit. Ky qytet, i pagëzuar me emrin ‘Meka e demokracisë’ dhe i njohur si simbol i besimit në Zot dhe liri, nuk u lëkund kurrë së besuari në Zot, as kur ai dënohej egërsisht nga diktatura, pasi shpirti i lirë i qytetarëve…
Sekretari i Përgjithshëm i PS Damian Gjiknuri bashkë me Kryebashkiakun e Elbasanit Gledian Llatja uruan festën e Fiter Bajramit të gjithë besimtarëve myslimanë kudo ku ata janë. Në një prononcim për mediat, Gjiknuri tha se kjo është një ditë e begatë për te gjithë. “Unë dua të përfitoj nga kjo ditë feste dhe e shënuar, t’u uroj të gjithëve besimtarëve, por dhe gjithë shqiptarëve kudo ku ata janë, gëzuar Bajramin, zoti i bekoftë dhe shqiptarët paçin ditë më të mira, me energji pozitive dhe me gjithçka të bukur jo vetëm në këtë qytet, por në të gjithë vendin tonë kudo…
Bashkia e Tiranës shtroi sot një drekë festive, me rastin e Fitër Bajramit, në të gjitha qendrat e saj sociale, për familjet në nevojë, të moshuar dhe persona me aftësi të kufizuar. Kryebashkiaku Erion Veliaj dhe këngëtari i njohur Noizy shërbyen drekën në qendrën sociale “Gonxhe Bojaxhi” në Tiranë. Veliaj tha se është shumë e rëndësishme që, sidomos në ditë festash dhe në ditë të vështira, të qëndrojmë afër njëri-tjetrit. “Ju falenderoj shumë për iftaret që keni shtruar gjatë gjithë muajit të shenjtë të Ramazanit, sepse në kohë festash, në kohë ku komuniteti bëhet bashkë, ata që kanë një situatë…
Enkelejd Alibeaj nuk dha shumë detaje nëse do aspirojë të jetë kryetar i Partisë Demokratike më të drejta të plota apo do të ketë rikthim të ish-kryetarit Lulzim Basha. Alibeaj: PD pas 15 majit do t’i nënshtrohet një procesi kapilar për zgjidhjen e organeve drejtuese të saj, duke iu futur një procesi të gjerë demokratik me rregulla të reja, me parime të reja, për ta lënë pas traditën berishiste, për t’u ndarë nga e kaluara e për të bërë një hap të ri, për ta lënë pas gjuhën e dhunës dhe të urrejtjes dhe për të mundësuar ndërtimin e një aleance…