Author: tirana

Noizy më 13 prill paraqiti një padi për arrestimin e Klevios pasi sipas tij i shkaktonte ankth dhe frikë me kërcënimet e tij në TikTok. Pas tërheqjes së padisë nga ana e Rigels Rajkut, Gjykata e Durrësit më 20 prill caktoi arrest shtëpie për Kleviol Ahmetajn. Ky i fundit me të lënë qelinë i është kthyer videove “live” në TikTok. “E pranoj që e kam thënë qe do e vras me kallash, po e kam thënë sepse kjo është Shqipëria edhe ndodhin këto gjëra. Unë i kam propozuar gjithmonë i kam thënë hajde bëhemi shokë. Ai më ka thënë jo…

Read More

Ajo çfarë hani si të zgjoheni nga gjumi është tejet e rëndësishme për organizimin tuaj gjatë ditës. Niseni ditën mbarë dhe shëndetshëm me një lugë mjaltë në mëngjes. Mjekësia popullore e gjithashtu edhe mjaft studime të ndryshme vlerësojnë se nisja e ditës duke konsumuar një lugë të vogël me mjaltë është mënyra ideale për t’i dhënë fuqi dhe energji organizmit përgjatë gjithë ditës. Mjalti ka një përdorim të gjerë dhe jo vetëm si ëmbëltues. Përpara shpikjes së antibiotikëve, ajo përdorej gjerësisht për të trajtuar plagët apo djegiet e lëkurës. Gjithashtu është përdorur edhe për të zbutur kollën ose si maskë…

Read More

Është i tronditur Floriano Zeffiri, drejtuesi i zdrukthëtarisë Cmtpl në Castel Bolognese, aty ku punonte Fatjon Garxenaj, 32-vjeçari shqiptar i cili humbi tragjikisht jetën në një aksident me deltaplan në Filetto, së bashku me instruktorin e tij. Fatjoni, shkruajnë mediat italiane, jetonte me partneren e tij në Riolo Terme, në provincën e Ravenës. Ai punonte si saldator në ndërmarrjen Castel Bolognese prej më shumë se 7 vitesh, ku ishte rritur profesionalisht. “Ishte një djalë shumë i mirë, si nga aspekti njerëzor ashtu sikurse edhe profesional. Ishte një punonjës shumë i mirë, që nuk bezdiste askënd, dhe shumë punëtor. Shpesh nga…

Read More

E dashura e Stiven Toshkësit, i cili u vra me thikë pak pas mesnatës së të martës nga 18-vjeçari Axel Hoxha, në dëshminë e dhënë për policinë ka deklaruar se autori i krimit e shqetësonte në rrjetin social Instagram. Sipas saj, këto shqetësime nga ana e autorit të krimit, janë vënë re nga partneri i saj 20-vjeçar, gjë që ka sjellë konflikt mes Stiven dhe Axel. Por në dëshminë e tij, Axel Hoxha ka mohuar ta ketë ngacmuar vajzën duke thënë se takimet dhe kontaktet mes tyre ishin të pashmangshme për shkak se ishin në një klasë, shkruan Panorama. Madje…

Read More

Gjykata ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për Ensi Mazen, për akuzën e vrasjes në bashkëpunim. Ensi Mazen së bashku me shokun e tij, Axel Hoxha i cili është ende në kërkim goditën për vdekje me thikë 20 vjeçarin, Stiven Toshkesi. Maze ka thënë në gjykatë se nuk ka pasur dijeni për konfliktin mes viktimës dhe Axel Hoxhës, person që qëlloi me thikë, por Maze ka qenë duke lëvizur me autorin dhe nw ato momente ka mbërritur një automjet me dy persona, që pasi kanë parë këta të dy ka nisur një konflikt verbal dhe më pas fizik.…

Read More

Mbi 17% e popullsisë së rritur në botë nuk lindin dot fëmijë. Infertiliteti, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, po prek 1 në 6 persona duke e bërë të vështirë deri të pamundur dëshirën e shumë çifteve për të pasur fëmijë. Edhe mjekët në Shqipëri konstatojnë rritje të infertilitetit tek të dyja gjinitë edhe pse nuk ka shifra të sakta për vendin tonë. Shkaqet e infertilitetit janë të shumta, por mjekët e vënë theksin te mosha e çifteve. Si gratë ashtu dhe burrat nisin ta konceptojnë shtatzëninë në moshë të madhe, duke e bërë më të vështirë sjelljen në jetë të…

Read More

Policia e Gjirokastrës ka vënë në pranga një 46-vjeçar, i cili akuzohet se ka vjedhur para dhe bizhuteri në një banesë. Policia bën të ditur se në pranga është vënë shtetasi me iniciale A. M., 46 vjeç, banues në Berat. “Vodhi në banesën e një shtetasi, para dhe sende (bizhuteri) me vlerë të konsiderueshme, kapet disa orë pas kryerjes së vjedhjes dhe arrestohet 46-vjeçari. Ky shtetas, i dënuar më parë për të njëjtën veprimtari kriminale. Sekuestrohen paratë dhe sendet e vjedhura. Si rezultat i reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër, për një rast vjedhjeje të kryer…

Read More

Dy të rinj në Rrëshen kanë plagosur njëri-tjetrin pas një debati që kanë pasur mes tyre. Sipas burimeve, Kledi Kaçi dhe Napolon Gjoka, kushërinj, pasi kanë debatuar kanë përdorur edhe thikat, për pasojë kanë mbetur të plagosur. Menjëherë është bërë transporti i tyre drejt spitalit ku ndodhen aktualisht jashtë rrezikut për jetën. Mirditë / Informacion paraprak Në Rrëshen, shtetasit N. Gj. 19 vjeç dhe K. V. 20 vjeç ( kushërinj), dyshohet që për motive të dobëta janë konfliktuar fizikisht si dhe kanë plagosur me mjet prerës (thikë) njëri – tjetrin. Si pasojë e dëmtimeve fizike të marra, ndodhen në spital…

Read More

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në Tiranë përcolli sot urimin e saj për besimtarët myslimanë me rastin e festës së Fitër Bajramit. “Ambasada e SHBA dërgon urimet më të ngrohta për të gjithë ata që festojnë sot Fitër Bajramin. Si kulmi i muajit të Ramazanit, kjo festë është një kohë mirënjohjeje, dhembshurie dhe bujarie përmes akteve të agjërimit, lutjes dhe bamirësisë. Urojmë paqe, shëndet dhe gëzim për të gjithë ata që festojnë sot”, thuhet në mesazhin e urimit. Pas 30 ditëve agjerim besimtarët myslimanë festojnë sot Fitër Bajramin.

Read More

Policia ka kryer kontrolle intensive për zbulimin e parcelave me kanabisit në zonën e Fushë-Krujës dhe të Niklës. Policia ka zbuluar dhe asgjësuar 1140 fidanë të dyshuar narkotikë cannabis sativa, në kubikë dhe të hedhur në tokë së fundi, me qëllim kultivimin. ‘Në zbatim të planit operacional mbarëkombëtar të koduar “Territor i pastër”, i hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, për intensifikimin e kontrolleve, me qëllim parandalimin dhe goditjen e tentativave që në fazë fillestare, të kultivimit të bimëve narkotike, shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet e imtësishme të territorit, në terrene malore dhe në zona të pyllëzuara.…

Read More

Ndryshon zyrtarisht receta për salcën bolonjeze. Akademia Italiane e Kuzhinës ka paraqitur një version të ri në Dhomën e Tregtisë së Bolonjës, duke përshtatur recetën origjinale me zakonet e konsumit të familjeve të sotme. Dallimi kryesor në lidhje me recetën e parë të paraqitur më 17 tetor 1982 është përdorimi i mishit. E ashtuquajtura “cartella” (diafragma e viçit), nuk gjendet më lehtësisht në supermarketet e qytetit dhe për këtë familjet kanë filluar të përdorin gjithnjë e më shumë mishin e grirë që ofrojnë dyqanet. Receta e re kërkon përdorimin e vajit të ullirit ekstra të virgjër, mish të grirë nga…

Read More

Ensi Maze, bashkëpunëtori i Axel Hoxhajt në vrasjen me thikë të 20 vjeçarit, Stiven Toshkësi, ka dalë ditën e sotme para gjykatës ku pritet që ndaj tij të caktohet masa e sigurisë për ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e 19 prillit. Axel Hoxhaj dhe Ensi Maze kishin patur hesape (të paktën kështu cilësohet nga ata) me Stiven Toshkesin. Ata ishin konflikuar edhe më herët për të dashurën e viktimës, e cila kishte rënë pre e ngacmimeve të vazhdueshme nga autori Axel Hoxhaj. Për këtë arsye, Toshkesi ishte konfliktuar edhe më herët me të dy.

Read More