Author: tirana

Gjatë një takimi me qytetarët në Devoll, teksa prezantoi kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë” për këtë bashki, Elvis Hajdërlli, ish-kryeministri Sali Berisha ngriti shqetësimin e rritjes së çmimeve të apartamenteve, për të cilat tha se është pasojë e abuzimeve të qeverisë. “Po vija nga Maliqi që kryetari i kishte premtuar qytetarëve trenin elektrik te pylli i fazanëve. Sepse kur humbet lidhjet me qytetarët dhe respektin për ta, je në gjendje të bësh gjithçka dhe të mos pyesësh për asgjë. Të njëjtën gjë bën edhe kryebashkiaku i Tiranës që thotë mbolla pemën e 1 milionët. E thashë këtë për të treguar…

Read More

Tre persona kanë mbetur të plagosur gjatë një aksidenti të ndidhur pasditen e sotme te mbikalimi në Vorë. Polici bën me dije se shtetasi L. B., 25 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Peugeot”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe automjeti ka dalë nga rruga. Si pasojë janë dëmtuar drejtuesi i automjetit, dhe dy vëllezërit, M. Gj., 22 vjeç, dhe A. Gj., 23 vjeç, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Read More

Luizi dhe Dea, janë në nominim kokë më kokë për finalistin e parë të “BBVA”. Fituesi kanadez, Kevin Jacobs, nuk heziton ta mbështes asnjëherë Luizi. Pas këtij nominimi, ai ka kërkuar që të votohet këngëtari shkodran. Luizi ishte shprehur në “BBVA”, se strategjitë i ka kopjuar nga Kevin. Ndryshe, finalja e madhe do të mbahet me 6 maj, ku njëri nga katër finalistët do ta rrëmbejë çmimin e madh.

Read More

Nga 20 prilli deri më 31 korrik ndalohet peshkimi me çfarëdolloj mjeti dhe metode gjuetie, si dhe mbajtjen në bord, tranzitimin në barkë, zbarkimin të të gjitha llojeve të peshqve në liqenet e Ohrit (me përjashtim të koranit), Prespës, Fierzës, Ulzës e Shkopetit. Njoftimi i Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit rural: Ndalimin e peshkimit me çfarëdolloj mjeti dhe metode gjuetie, si dhe mbajtjen në bord, tranzitimin në barkë, zbarkimin të të gjitha llojeve të peshqve në liqenet e Ohrit (me përjashtim të koranit), Prespës, Fierzës, Ulzës e Shkopetit dhe, konkretisht: -përgjuhcën(cironka)-AlburnusAlbidusAlborella, prej 20 prillit deri më 20 korrik 2023, në…

Read More

KAS ka vendosur rrëzimin e kërkesës së koalicionit “Bashkë Fitojmë” për pasqyrimin e emrit të Sali Berishës Berisha si kryetar i komanduar i koalicionit “BF” në fletën e votimit. Më herët, koalicioni “Bashkë Fitojmë” me përfaqësues Endrit Braimllarin ka njoftuar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve që kryetar i komanduar i këtij koalicioni është Sali Berisha. Po ashtu, KAS ka vendosur pranimin e pjesshëm të kërkesës së Partisë Demokratike të Enkelejd Alibeajt për pasqyrimin e emrit të kryetarit të partisë

Read More

Braziliani Marcinho, anësor i djathtë i América-MG, u dënua me tre vjet e gjysmë burg për vrasjen e një çifti mësuesish.  Rasti ka ndodhur në dhjetor 2020, kur futbollisti përfaqësonte Botafogon. Lojtari i dehur ka përplasur dy personat teksa po kalonin rrugën. Sipas ekspertit, drejtonte makinën me një shpejtësi midis 86 km/h dhe 110 km/h, në një rrugë ku shpejtësia maksimale e lejuar është 70 km/h. Lojtari u largua pa i ndihmuar viktimat dhe makina u braktis rreth 600 metra larg vendit të ngjarjes.

Read More

Rreth 700 fluturime do të anulohen, duke prekur pothuajse 100.000 pasagjerë, për shkak të grevave të planifikuara për të enjten dhe të premten nga sindikata e punëtorëve, Verdi në Gjermani, tha Shoqata e aeroporteve. Grevat do të zhvillohen në tri aeroporte gjermane. “Pothuajse 100.000 pasagjerët do të vuajnë si rezultat i taktikave të grevave të Verdit”, tha drejtori i kësaj shoqate, Ralph Beisel. Të premten pritet të ketë greva edhe të punëtorëve të hekurudhave në Gjermani, që pritet të shkaktojnë telashe të mëdha për personat që përdorin këtë mjet transporti. Shoqata e aeroporteve akuzoi sindikatat e punëtorëve se po keqpërdorin…

Read More

Tre persona kanë rënë në pranga për prostitucion. Mësohet se në pranga kanë rënë pronarja e lokalit Dhoksa Dhimitri si dhe dy persona të tjerë, të identifikuar si Ardiana Cale dhe Eduard Zelollari.  “Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, si rezultat i një hetimi dymujor, të kryer në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pogradec, kanë konstatuar dhe goditur një rast të veprimtarive të paligjshme në fushën e prostitucionit. Për këtë rast u arrestuan në flagrancë shtetasit Dh. Dh., banuese në Pogradec, A. C., 48 vjeçe, banuese në fshatin Rëmenj, Pogradec dhe E. Z., 35 vjeç, banues në…

Read More

Gjykata e Posaçme ka caktuar burg përjetë për Ardjan Capja, Florenc Çapjan dhe Olsi Lekun. Me 25 vite janë dënuar Klajdi Dokoli dhe Etien Çani. Ndërkohë, për të penduarin e drejtësisë, Ervis Bardhi, është vendosur dënimi me 15 vite burg, nga 6 që kërkoi prokuroria. Nga ana tjetër, Ardjan Çapja, i akuzuar se ka porositur vrasjen në vitin 2012, të Nezir dhe Gentian Beqirit, i ka kushtuar 30 faqe mbrojtjes së tij, krahas asaj të përgatitur nga avokati, duke i kërkuar pafajësinë Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Në seancën e sotme ai fajësoi politikën si të përfshirë…

Read More

Numri më i ulët i aksidenteve në vendin tonë për muajin mars ka ndodhur të shtunave, pikërisht natën e mbajtjes së prime-it të Big Brother VIP. Kurse numri më i lartë i aksidenteve rrugore ka ndodhur ditën e premte, sipas Institutit të Statistikave. Gjatë të shtunave dhe të martave ka një frekuentim më të ulët të lokaleve dhe një qarkullim më të lehtësuar të automjeteve. Instituti i Statistikave gjithashtu jep detaje se në muajin mars të këtij viti ka një ulje të aksidenteve në vend në krahasim me vitin e kaluar në të njëjtën periudhë. Në Mars 2023 numërohen 91…

Read More

Dj Adam Reeves, i cili njihet si mik i ngushtë i Butrintit Imerit, ka qenë sot i ftuar në “Top Albania Radio”, ku u shpreh se këngëtari ka pasur një presion të madh nga mediat gjatë lidhjes me Kiarën. Nga ana tjetër, lidhjen me Luizin e shikon vetëm për interes. “Është e vërtetë, unë pata marrë një ftesë për “Big Brother”. Por nuk ka qenë e vërtet një skenar i tillë për të hyrë mes Kiarës dhe Luizit. Butrinti ka qenë në një presion të madh për shkak të asaj me çfarë janë marrë portalet. Nuk do futesha për të…

Read More

Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se kryeministri Edi Rama po mendon që në Shtator vendi të shkojë drejt zgjedhjeve parlamentare të parakohshme, nëse ai humbet në lokalet e 14 Majit. Berisha deklaratën e bëri nga Maliqi këtë të mërkurë, gjatë prezantimit të kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” për zgjedhjet e 14 Majit, Alfred Gega. “Mora vesh se Edi Rama kishte paralajmëruar, më ishte kopjuar një mendim në kokë, po unë po ja u them tani. U kish çu haber organizatave të tij që: po s’fituam (se e ndjen që s’fitojnë), do ketë zgjedhje në shtator dhe ikim nga pushteti”, deklaroi…

Read More