Pas daljes nga shtëpia e Big Brother, ka ardhur edhe reagimi i Keisi Medinit. Keisi shkruan se sinqeriteti i saj u mor për dobësi, e ndërsa vë në dukje se ndaj saj janë ngritur shumë shpifje e madje tregon se është ndjerë e gjykuar. Mirëpo pavarësisht kësaj, ajo thotë se nga ky moment nuk do të lejojë askënd që të hedhë baltë mbi figurën e saj. “Hodhët vrer mbi emrin tim. Shpifët dhe gjykat veprimet e mia. Më shqetësuat ata që më sollën në këtë jetë, prindërit e mi, mallkuat e shpifët, më vendosët tituj, e epitet, aq më tepër…
Author: tirana
Debatet e vazhdueshme me Efin, kanë bërë që Kiara të pendohet për kthimin e saj në shtëpinë e “Big Brother Vip”. Ajo i tha Jorit se është penduar që hyri edhe njëherë në “BBV”, ndërsa shtoi se arsyeja e vetme përse vendosi të futej, kur publiku e votoi, ishte Luizi. Kiara tha se e mori shumë malli për Luizin javën që ishte jashtë dhe se marrëdhënia e tyre do të ftohej deri më datë 6 maj, ndaj vendosi që të qëndronte.
Kandidati socialist për Bashkinë Vlorë, Ermal Dredha, ka zhvilluar një takim me të rinjtë e qytetit të Vlorës. I pranishëm ishte edhe drejtuesi politik i qarkut, Blendi Klosi. Dredha iu premtoi të rinjve se pas 14 majit do t’u ofrohen praktika dhe mundësi pune. “Së bashku me drejtuesin politik @blendiklosi të shoqëruar nga të rinjtë e qytetit mbollëm pemët e radhës teksa ecim në rrugëtimin tonë drejt 14 Majit, në hapësirat e gjelbërta të Universitetit “Ismail Qemali”, aty ku e ardhmja e qytetit tonë zhvillohet! Bashkia do të hapë dyert për të rinjtë, duke i ofruar atyre mundësi pune dhe…
Shërbimet e Policisë Kufitare në Morinë, në kuadër të kontrolleve të mbështetura në analizën e riskut, me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive kufitare, në hyrje të RSH-së, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll të imtësishëm, automjetin me drejtues shtetasin G. M. Gjatë kontrollit në këtë automjet, shërbimet gjetën 23 000 euro të cilat shtetasi G. M. tentonte t’i fuste në vendin tonë, pa i deklaruar sipas ligjeve në fuqi. Në përfundim të veprimeve procedurale, strukturat hetimore të DVP Kukës referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin G. M., 35 vjeç, banues…
Në muajin Tetor të vitit 2021, Federata Botërore e Futbollit FIFA e konsideroi si një fitore faktin se kishte ndihmuar më shumë se 150 njerëz të largoheshin nga Kabuli i rënë nën kontrollin e Talibanëve në muajin Gusht 2021. Në atë kohë, FIFA ishte nën presion të jashtëzakonshëm publik për të ndihmuar në shpëtimin e futbollisteve femra, sepse ato ishin në rrezik të persekutimit të talebanëve. Organizata që qeveris futbollin në rang global priste që i gjithë grupi, i cili përfshinte atletë dhe avokatë të të drejtave të njeriut, të zhvendosej në Kanada, sepse ata kishin marrë atë që dukej…
Dy persona janë arrestuar në Lushnjë si të përfshirë në shitjen dhe konsumin e lëndëve narkotike. Policia thotë se të arrestuarit janë një 42-vjeçar nga Lushnja, i cili posedonte drogën, dhe një i ri 20-vjeçar nga Italia që u kap në flagrancë duke blerë një sasi kanabisi. Sipas të dhënave, tregtari i drogës në qytetin e Lushnjës ishte dënuar më parë për të njëjtën veprimtari. Grupi hetimor ndërkohë ka nisur punën për zbardhjen e veprimtarisë për dy të arrestuarit. Njoftimi i policisë: Finalizohet falë inteligjencës informative, operacioni policor i koduar “Deal”. Sekuestrohet një sasi lënde narkotike kanabis, e ndarë në…
Ka mbërritur në Sarandë trageti me rreth 2,200 turistë në bord, kryesisht amerikanë. Lajmin e ka bërë të ditur vetë kryeministri, Edi Rama nëpërmjet një postimi në rrjetin social “facebook”. Rama shkruan se shqipëria ka mirëpritur mbi 1 milion vizitorë të huaj deri në mars, plot 59% më shumë se në vitin 2022. Postimi i Ramës: Norwegian Star Cruise me rreth 2200 turistë në bord, kryesisht amerikanë, ka mbërritur sot në Sarandë Shqipëria ka mikpritur mbi milionë vizitorë të huaj deri në mars, plot 59% më shumë se në vitin 2022
Një automjet tip “Benz” është përfshirën nga flakët në aksin rrugor “Tiranë – Elbasan”. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:00 dhe dyshohet se automjet me drejtues shtetasin, L.F, është përfshirë nga flakët për shkak të një defekti. Njoftimi i policisë: Elbasan/Informacion paraprak Rreth orës 11:00, në aksin rrugor “Tiranë – Elbasan”, dyshohet se për shkak të një defekti, ka marrë flakë dhe është djegur, gjatë kohës që ishte në lëvizje, automjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin L. F. Si pasojë e zjarrit janë shaktuar vetëm dëme materiale. Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë ligjor të shkakut të këtij…
Elvis Pupa u eliminua nga “Big Brother VIP 2”, duke humbur mundësinë për çmimin e madh. Në intervistën e parë në studio, Elvisi u shpreh se e pati të vështirë të përshtatej. Madje, me batutë, ai tha se “iu duk vetja si një nga motrat Kardashian”. “Ashtu si u bënë punët, m’u duk vetja si një nga motrat Kardashian. Nuk kishte asgjë reale. Për mua ishte sfidë të hyja aty dhe të dilja prapë vetja”, tha Visi.
Gjatë një bisede me Qetsorin, Luizi ka përmendur edhe Efin, i cili shprehet i prekur nga fjalët e saj, pasi dëgjoi në prime se e kishte ofenduar duke i përmendur të ëmën. Luizi i thotë Qetsorit se nga ai moment që Efi e ofendoi, tashmë ajo lojën e ka me nënën e tij dhe jo më të. Luizi: Efit i thashë me atë të mbrëmshmen, tash lojën e ke më nënën time, se ke me mua. Unë i thashë që ndonjë trim nuk jam, horr nuk jam, por të ma thoshte dikush jashtë atë fjalë “s’pje*dh as ty as nënën…
Ardian Çapja, përveç avokatëve ka dorëzuar në Gjykatën Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar edhe një material me 30 faqe ku kërkon të shpallet i pafajshëm. Ai ka treguar në Gjykatë se procesi ndaj tij për vrasjen Gentian e Nezir Beqirit në gusht të 2012, është montuar nga Prokuroria e Elbasanit. Sipas tij, prokurori Ritvan Suka që po heton ngjarjen e shkurtit të 2016, ku mbetën të vrarë dy familjar të Çapjas dhe plagosjen e 8 të tjerëve, nuk po e zbardh sepse është përfshirë politika. “Janë tre autorë që është provuar se janë përfshirë në masakrën ndaj familjes time…
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka kërkuar 50 vite burg në total për 7 personat e arrestuar të akuzuar për trafikimin e automjeteve të vjedhura nga Kosova në Shqipëri, mes të cilëve dy punonjës policie. Të pandehurit janë Selaudin Shahini, Ndriçim Shahini, Ervis Cara, Endi Ahmetaj, Vojsava Doda, Aurel Shatri dhe Fatri Braha. SPAK pretendon se anëtarët e grupit kriminal merrnin targa shqiptare dhe ua montonin mjeteve të vjedhura në Kosovë për t’i kaluar në kufi. Në episodin e provuar, trafikimi i një mjeti “Golf 7”, kalimi në kufi është bërë teksa në timon ishte punonjësja…