Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Kanadaja refuzon afganët e Shqipërisë

15:18 / April 19, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
afgane
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në muajin Tetor të vitit 2021, Federata Botërore e Futbollit FIFA e konsideroi si një fitore faktin se kishte ndihmuar më shumë se 150 njerëz të largoheshin nga Kabuli i rënë nën kontrollin e Talibanëve në muajin Gusht 2021.

Në atë kohë, FIFA ishte nën presion të jashtëzakonshëm publik për të ndihmuar në shpëtimin e futbollisteve femra, sepse ato ishin në rrezik të persekutimit të talebanëve. Organizata që qeveris futbollin në rang global priste që i gjithë grupi, i cili përfshinte atletë dhe avokatë të të drejtave të njeriut, të zhvendosej në Kanada, sepse ata kishin marrë atë që dukej si dokumente kanadeze udhëtimi. 

Dokumentet kishin ardhur nga zyra e senatores kanadeze Marilou McPhedran. Por ndërsa ndihma e znj. McPhedran i mundësoi grupit të largohej nga Afganistani, ata tani nuk janë në gjendje të bëjnë udhëtimin ndëratlantik nga Shqipëria për në Kanada, sepse qeveria federale ne Otava ka deklaruar se dokumentet e tyre janë të pavlefshme dhe se çështja ishte referuar në polici.

Një burim qeveritar kanadez u tha mediave vendase se 163 afganëve të lidhur me FIFA-n, u është ndaluar që të hyjnë në Kanada, pasi kanë kaluar një vit e gjysmë të bllokuar në një hotel shqiptar. Senatorja kanadeze ia kishte dërguar FIFA-s dokumentet, të ashtuquajturat letra lehtësuese, që më pas ju shpërndanë afganëve të mbetur në Shqipëri. Letrat, të cilat përfshinin emrat e refugjatëve afganë, dukej se autorizonin hyrjen e tyre në Kanada.

Këta afganë tani po përpiqen që nëpërmjet ankimit në Gjykatën Federale të detyrojnë qeverinë kanadeze që të respektojë dokumentet dhe t’u lejojë atyre hyrjen në Kanada.

FIFA ka mbuluar kostot e pritjes së atletëve, personave të lidhur dhe mbrojtësve të të drejtave të njeriut që nga mbërritja në Shëngjin e këtij grupi afganësh në muajin Nëntor të vitit 2021.

FIFA po paguan për akomodimin, ushqimin, shërbimet e kujdesit shëndetësor dhe sigurinë. Grupi po merr gjithashtu mbështetje këshillimi, mësime në anglisht dhe një pagë mujore prej 50 dollarësh amerikanë për çdo person. FIFA po punon për të gjetur një shtet tjetër ku do të zhvendoseshin afganët, por ende nuk ka një zgjidhje.

Qeveria kanadeze argumenton se senatores McPhedran “i mungonte autoriteti për të lëshuar viza ose leje qëndrimi të përkohshme ne Kanada”.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rikthimi i Harryt dhe Meghan Markle në Britani, Mbreti Charles sqaron statusin e çiftit: Nuk e përfaqësojnë Familjen Mbretërore

19:22 / September 7, 2026

Tragjedi në Rusi: Orteku merr 11 jetë, gjashtë të plagosur dhe disa të zhdukur

17:59 / September 7, 2026

Pushimet kthehen në tragjedi për familjen nga Kosova, humb jetën 68-vjeçari në plazhin e Velipojës

17:38 / September 7, 2026

“CDU-ja është tronditur nga themelet pas suksesit të AfD-së”- Kancelari Merz: Dorëheqja nuk është një opsion për mua

17:21 / September 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.