Mes thasëve të miellit kishte fshehur hashash, arrestohet 35-vjeçari shqiptar në Itali
Policia italiane ka arrestuar një 35-vjeçar me origjinë shqiptare, pasi akuzohet për trafik të lëndëve narkotike.
Shqiptari punonte si bukëpjekës e kishte fshehur drogën në furrën e bukës.
Gjatë kontrollit në furrën e bukës në Genova, karabinierët zbuluan sasi hashash të ndara në pako, e cila ishte fshehur në thasët me miell në magazinë.
